LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama ndalohet të futet brenda selisë së NATO-s/ Shkak bëhet veshja

26 Maj 2017, 09:42, Aktualitet CNA

Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha publikuar një mesazh të qytetarit dixhital në Bruksel, teksa tregon se kryeministri, Edi Rama është bllokuar në selinë e NATO-s për shkak të veshjes së tij.

Sipas mesazhit të qytetarit dixhital që Berisha e ka publikuar në rrjetet sociale, Rama ka pasur një incident në NATO. Askush nuk e ka besuar se kryeministri ka lidhje me këtë eveniment derisa ky i fundit ka treguar dokumentet e identifikimit.

“Rama bllokohet ne hyrje te Selise se NATOs per veshjen e tij qesharake per nje kryeminister!

Qytetari dixhial informon:
Rama bllokohet ne hyrjen e Selise se Natos nga rojet e sigurise per shkak te veshjes se tij si karagjoz! sb

“Zoti Berisha pershendetje sapo me njoftoj nje bashkatdhetar i imi,i cili me tregon se ka ndodh nje incident me zotin rama,duke pare paraqitjen e jashtme te tije per nje kohe te shkurter eshte blloku deri ne verifikim te dekumentave,ne fillim me ate paraqitjen e tije ka dhene dyshime se ky person qfare kerkon ne seline e natos,esht dukur sikur eshte dikush sikur ska re bej fare me kete eviniment,esht detyru te prezantoj dekumentat edhe kartat e evinementit,plus insistimi i shoqeruesve qe te bohet e mundur hyrja,por protokolli e detyroj ramen te kthehet ne hotel dhe te vishej si zyrtar ,kurse une ju pergjigja atij djalit qe punon ne sekuritas se keta zhele ka nji jave qe o mban veshe,zoti berisha mundesh me e publiku kete lajm”, shkruan Berisha./CityNews

Lajmet e fundit nga