Connect with Us

Rama-Bushati-Kodheli në Samitin e NATO-s/Për çfarë ranë dakord liderët

Aktualitet

Rama-Bushati-Kodheli në Samitin e NATO-s/Për çfarë ranë dakord liderët

Publikuar

-

Një ditë më parë, u zhvillua në Bruksel takimi i posaçëm i Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s, ku Shqipëria u përfaqësua me një delegacion të kryesuar nga Kryeministri, Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrat Bushati dhe Kodheli.

Boshtet kryesore të këtij Samiti të veçantë, organizuar në suazën e vizitës së parë të Presidentit amerikan Trump në NATO, ishin konfirmimi i lidhjes së fortë Trans-Atlantike; një ndarje e drejtë e përgjegjësive për rritjen e buxheteve të mbrojtjes brenda një dekade në 2% të PBB, si dhe lufta kundër terrorizimit dhe roli i NATO-s në këtë drejtim.

Në vijim të apelit të qartë të Presidentit Trump për “më shumë efikasitet në luftën kundër terrorizmit”, vendet aleate vendosën që NATO të anëtarësohet në Koalicionin anti-ISIL.

Liderët ranë dakord gjithashtu që, për të përmbushur të gjitha sfidat me të cilat përballet sot siguria Euro-Atlantike, është e nevojshme një ndarje më e drejtë e barrës financiare të aleancës.

Në vijim të angazhimeve të marra në Samitin e Uellsit dhe të konfirmuara në Samitin e Varshavës, Shqipëria ka rritur buxhetin e mbrojtjes dhe investimet në rritjen e kapaciteteve.

Gjatë diskutimeve, Kryeministri Rama theksoi se përpos angazhimit për zbatimin e një plani progresiv për arritjen e objektivave buxhetorë, Samiti i Brukselit e gjen Shqipërinë me kontribute të dyfishuara në Kosovë (KFOR) si dhe në Misionin Resolute Support në Afganistan, me anije patrullimi në Operacionin e NATO-s në Egje në ndihmë të Greqisë dhe Turqisë për të luftuar trafikimin e emigrantëve, si dhe së shpejti, me kontingjentin tonë ushtarak që do të dislokohet në Letoni nën komandën Kanadeze.

LEXO EDHE:  Rama nis sulmet ndaj Bashës dhe PD-së 48 orë pas paktit/Jeni kërcënim për vendin!

Ndërkohë që rajoni i Ballkanit Perëndimor mbetet i një rëndësie strategjike për NATO-n dhe nën trysninë e aktorëve të tretë, “lipset që vëmendja e Aleancës të mbetet e lartë dhe angazhimi i saj konkret, në mbështetje të paqes dhe sigurisë si dhe avancimit të integrimit Euro-Atlantik të vendeve aspirante”, nënvizoi Kryeministri Rama.

Diskutimet e aleatëve konfirmuan se NATO mbetet një komunitet i pashembullt i lirisë, paqes, sigurisë dhe vlerave të përbashkëta, duke përfshirë lirinë individuale, të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe se sot Europa dhe Amerika e Veriut kanë nevojë për njëra-tjetrën më shumë që kurrë.

Gjatë samitit u inaugurua selia e re e Aleancës si dhe dy memorialë simbolikë: ai i Murit të Berlinit dhe memoriali i Sulmeve të 11 shtatorit 2001, kur për herë të parë u vu në zbatim edhe neni 5 i Traktatit të Uashingtonit.

Selia e re e NATO-s e cilësuar si “një godinë e shekullit 21 për një Aleancë të shekullit 21” është e projektuar për t’i ngjarë gishtërinjve të ndërlidhur, duke simbolizuar kështu unitetin dhe bashkëpunimin mes aleatëve./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Publikuar

-

Nga

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Parlamenti i Malit të Zi, të enjten mbrëma shkarkoi ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, për shkak të qëndrimit të tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë.

Shkarkimi i tij u bë me propozimin e kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiç. Për shkarkimin e tij votuan 43 nga 81 deputetet e parlamentit malazez, ndërsa 27 ishin kundër. Propozimi u mbështet edhe nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit Milo Gjukanoviç, që është në opozitë.

Kryeministri Zdravko Krivokapiç, propozoi shkarkimin e ministrit Leposaviç, pasi që në një seancë parlamentare më 26 mars të këtij viti, ai tha se është i gatshëm të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid “kur një gjë e tillë të vërtetohet përtej çdo dyshimi”.

Deklarata e tij shkaktoi reagime të ashpra në opinionin vendas e ndërkombëtar. Kritikët thanë se ministri Leposaviç sfidoi edhe legjitimitetin e Gjykatës së Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi, që ka konstatuar se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.

Kryeministri Krivokapiç tha se Vladimir Leposaviç, si ministër ka qenë i detyruar që t’i përgjigjej pyetjes parlamentare rreth Srebrenicës në frymën e politikës së qeverisë, e jo në frymën e debatit akademik.

LEXO EDHE:  Akuza e rëndë e Bashës/ Edi Rama i ka dhënë naftën rusëve

LEXO EDHE:  O pallë! Rama i kthehet ashpër komentuesit/Gjynah ata që të kanë bërë kokën!

“I kam kërkuar dorëheqjen sepse është më mirë që me një akt personal, të tregojmë përgjegjësi”, tha kryeministri Krivokapiç.

Megjithatë, ministri Leposaviç nuk pranoi të ofrojë dorëheqje, pasi u mbështet edhe nga një shumicë e deputetëve proserb pjesë e partive në pushtet. Partia pro-ruse në Mal të Zi, Fronti Demokratik, e mbështeti ministrin duke vlerësuar se “Leposaviç nuk tha asgjë që nuk është pozicioni i çdo serbi në Mal të Zi”.

Pjesëtarët e kësaj partie paralajmëruan se shkarkimi i tij mund të çojë në rënien e qeverisë malazeze ditëve në vijim.

Parlamenti malazez po ashtu miratoi një rezolutë me të cilën ndalohet mohimi i gjenocidit ne Srebrenicë. Në mbështetje të rezolutës votuan 55 deputetë, 19 ishin kundër dhe 7 veta abstenuan.

Në korrik të vitit 1995, forcat e serbëve të Bosnjës pushtuan Srebrenicën, një qytetit që ishte shpallur zonë e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Më shumë se 8 mijë burra e djem boshnjakë u ekzekutuan dhe trupat e tyre u hodhën në varreza masive në zonë. Ajo ishte ngjarja më e rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore dhe u shpall si gjenocid nga gjykatat e Kombeve të Bashkuara./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Goditet nga rrufeja/ Humb jetën 51-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Goditet nga rrufeja/ Humb jetën 51-vjeçari

Një 51-vjeçar  ka humbur jetën pasditen e sotme në Kosovë, pasi që është goditur nga rrufeja.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar, Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovë për Rajonin e Pejës.

“Sot, rreth 19:25 një person është sjellë në Spitalin Rajonal në Pejë, i cili sipas ekipit mjekësor, është goditur nga rrufeja dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, tha Rugova./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Publikuar

-

Nga

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Analisti Shpëtim Nazarko, ka analizuar mbrëmjen e sotme humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Tkurrjen e mbështetjes për PD-në, ai e lidh me aleancat që Lulzim Basha ka lidhur gjatë kohës që ka qëndruar në opozitë.

Nazarko tha në emisionin “Real Story” se kreu i PD-së ka humbur shumë vota për shkak të aleancës së tij LSI-në.

Unë mendoj që Basha do të fitonte normalisht, sepse ka disa pika që gjykoj si një njeri që spostohem prapa në histori. Një nga gabimet e mëdha është që ai ka thënë njeri Berishës, kur bëri aleancë me Metën, deri kur do të bëhej ajo? Ja pse unë do e zgjidhja prapë Bashën në krye të PD. Unë pëlqej që ngjarjet t’i gjykoj si një njeri që rri 10 vite prapa.

LEXO EDHE:  Çelja e negociatave/ Nënkryetari i Parlamentit tregon planin e Ramës

LEXO EDHE:  Video-Zbulohet vendndodhja e Kryeministrit/ Alizoti:E trishtueshme …

Nga 2009 deri në vitin 2021 PD ka humbur dhe unë mendoj që Basha tani, ka humbur për shkak ë aleancës me LSI-në, sepse janë 160 mijë vota. Këto vota Basha thotë që më është dashur shumë t’i nxjerr nga qypi. Basha ka pasur dy probleme të mëdha.

Ka teori konspirative që është bërë bashkë me Ramën për të hequr qafe Metën. Madje dhe presidenti tha që më nxorën në pritë. Kjo është tipike e dinakëve, dembelë. Unë s’i jap meritë Bashës. Basha që kur e ka marrë në 2013-ën duhej të merrej me këtë histori”, tha Nazarko./ CNA.al

LEXO TE PLOTE