LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama batuta me gratë në Fier/Kujtoja se i kisha parë të gjitha, por ...!

26 Maj 2017, 17:56, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me gratë socialiste të qytetit të Fierit. Në fjalën e tij, Rama nuk kurseu dhe lëvdatat për gratë, duke i cilësuar ato si forcë e madhe.

Kryeministri nuk la pas dhe batutat, ndërsa tha se gjithmonë ishte suprizuar nga mikpritja që i bënin në këtë qytet.

?Mirëmbrëma dhe mirë se ju gjeta. Në fakt sa herë që kemi ardhur në Fier në prag zgjedhjesh, gjithmonë mikpritja ka qenë e jashtëzakonshëm. Kujtoja se i kisha parë të gjitha, por s?kam parë asgjë akoma. Se kisha menduar kurrë që do isha rrethuar me kaq shumë gra dhe mos të dija nga të ndaloja, se ngado që të kthehesh jo vetëm kaq. Shumë gra dhe vajza. Por kaq shumë gra dhe vajza janë këtu për PS. Tradita e vjetër shpesh herë na ngatërron dhe ju e dini se shpesh herë thuhet se kur do të mbarosh punë në atë familje, në atë lagje, thonë ik fol me të parin e punës. Kur do të bësh muhabet, rri me burra, kur do të mbarosh punë, lërua grave?, tha Rama./CityNews

Lajmet e fundit nga