LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përballje e fortë PD-PS-LSI në Kavajë/Zyrtarizohet kandidati i opozitës

26 Maj 2017, 16:05, Aktualitet CNA

Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatin e saj për Bashkinë e Kavajës. PD do të kandidojë në këtë garë Isa Sakjan. Sakja është kandidati i PD për kryetar bashkie në Kavajë.

Ai do të jetë në këtë garë përballë kandidatit të PS, Dorjan Murati, dhe atij të LSI, Maksim Kona. Kavaja pritet të zgjedhë kryebashkiakun e ri në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare, pra më 25 qershor.

Ajo shkoi në zgjedhje të parakohshme pas largimit nga detyrë të Elvis Rroshit, i cili ishte subjekt i ligjit të dekriminalizimit./CityNews

Lajmet e fundit nga