LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndarja nga jeta e deputetit Kadeli/Vjen reagimi i parë nga politika

26 Maj 2017, 14:40, Aktualitet CNA

Deputeti i LSI, Gjovalin Kadeli, është ndarë nga jeta ditën e sotme, në spitalin e Romës në Itali. Menjëherë pas lajmit të hidhur ka ardhur reagimi i parë në radhët e politikës.

Deputetja dhe nënkryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, shkruan se deputeti Kadeli nuk do të harrohet kurrë.

?Ti ike nga ne, por ne nuk do të të harrojmë kurrë, sepse nuk mund te largohesh kështu. Ne nuk do të të harrojmë kurrë!?, shkruan Kryemadhi.

Deputeti Kadeli ishte i 2-i në listat e LSI për Qarkun e Lezhës. Ai u nda nga jeta në moshën 53-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë./CityNews

Lajmet e fundit nga