LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kokainë e miliona lekë/Pamjet brenda shtëpisë së "korrierëve" të drogës në Tiranë (Video-Emrat)

26 Maj 2017, 18:56, Aktualitet CNA

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 persona, pasi u kapën me drogë brenda një banese. Në operacionin e koduar ?Përsëritësi? janë ndaluar Erjon Shehu, 23 vjeç, Xhevair Ahmetaj, 41 vjeç, Mariglen Ahmetaj, 19 vjeç dhe Kozma Pire, 23 vjeç, të gjithë banues në Tiranë ranë në prangat e policisë.

?Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojeve ?Kokainë, Heroinë dhe Cannabis Sattiva?, në zona të ndryshme të Tiranës,? shkruhet në njoftimin e policisë.

Në kohë dhe vende të ndryshme, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 39.2 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë, 3.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë, 2.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, 3 automjete të markave të ndryshme, Shumat monetare prej, 1.620.500 lekë të reja, 100 dollarë dhe 50 euro, 10 telefona celulare të markave të ndryshme dhe një peshore elektronike

Materialet e proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal./CityNews

Lajmet e fundit nga