LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish ministri ironizon Ramën/Shkoi të takonte Trumpin, por i pa vetëm tr*pin

26 Maj 2017, 09:11, Aktualitet CNA

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani që në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ironizuar vizitën e kryeministrit, Edi Rama në Bruksel, ku kishte lajmëruar se do të takohej me Donald Trump.

Në një postim në rrjetet sociale, Ylli Manjani kujton gjithçka çfarë Edi Rama ka thënë për Donald Trump pak më parë, si dhe tregon rreth asaj që ndodhi ditën e djeshme me Ramën.

?Plasi të takojë Trump-in, por i pa vetëm trapin! Dëshirë për t’u takuar me “turpin e njerëzimit”?!Nuk e dimë më se cili është turpi!?, shkruan Manjani.

Ndërkohë ditën e djeshme kryeministri Edi Rama megjithëse pati lajmëruar në rrjetet sociale se do të takohej me Donald Trump, nuk arriti ta takonte./CityNews

Lajmet e fundit nga