LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtonin mjetet në gjendje të dehur/Policia arreston dy vlonjatë

26 Maj 2017, 10:51, Aktualitet CNA

Policia ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas, të cilët drejtonin mjetet e tyre në gjendje të dehur. Konkretisht bëhet fjalë për: 1-Ideal Rrapaj, 31 vjeç, banues në fshatin Kërkovë, Vlorë. Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ky shtetas u kap në flagrancë në rrugën “Ismail Qemali” duke drejtuar mjetin tip Volksëagen, pa leje drejtimi përkatës dhe nën efektin e pijeve alkoolike.

2- Ylli Abazaj, 46 vjeç, banues në Vlorë. Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ky shtetas u kap në flagrancë në aksin rrugor Vlorë-Nartë duke drejtuar mjetin tip Opel, nën efektin e pijeve alkoolike.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur” neni 291 i Kodit Penal./CityNews

Lajmet e fundit nga