LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Analiza/Kujt do t’i mbyllet karriera politike sot në PD

26 Maj 2017, 17:27, Aktualitet CNA

Analisti Fatos Lubonja foli për listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, që pritet të zyrtarizohen mbrëmjen e sotme, pasi mbaron afati në orën 00:00. Në studion e Neës 24, Lubonja tha se do të ketë të pakënaqur, ku një pjesë, sipas tij, mund ta mbyllin karrierën politike. Më tej, analisti shtoi se kryesorët e PD ndër vite pritet të jenë në listë.

?Do të ketë të pakënaqur por nuk e di se sa nga këta të pakënaqurit do të jenë figura të rëndësishme të PD-së. Një pjesë mund ta mbyllin karrierën pasi boll kanë përfituar nga politika. Disa prej tyre kanë edhe biznese ndaj mund të mos jenë përfshirë në listë nga vetë Lulzim Basha. Në këtë proces përzgjedhjeje nuk kemi transparencë por besoj se kryesorët e PD-së ndër vite do jenë në listë. Bëhet fjala për ata me të cilët identifikohet PD-ja. Problemi më i madh është nëse edhe këta të rinjtë do shihen si ushtarë?, tha Lubonja.

Nga ana tjetër, ai u shpreh se PD është ende tek ?Republika e Vjetër? dhe se, sipas tij, PD është shndërruar në një parti, e cila po pret që Edi Rama të bjerë vetë.

?PD është shndërruar tani më tepër në një parti që mendoj se po pret të bjerë Edi Rama. Jemi ende tek ?Republika e Vjetër?. Nuk ka ndonjë shpresë për ndryshime që na ngjallin shpresën për një rrugë të re. Mendoj se ?Republika e Re? është një mashtrim i madh dhe nuk asgjë premtuese?, tha Lubonja./CityNews

Lajmet e fundit nga