LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet e 25 qershorit/Ja sa mandate ndajnë partitë në Elbasan sipas votave në dy përballjet e fundit

25 Maj 2017, 18:15, Aktualitet CNA

CityNews po bën një projeksion të rezultatit të zgjedhjeve sipas pjesëmarrjes dhe shifrave zyrtare të vitit 2013. Këto janë të vetmet shifra me të cilat mund të përllogariten votat e çdo force politike, por në kushtet e reja të tërheqjes së partive të vogla aleatë majtas apo djathtas, sërish është më e lehtë për të dalë në një përfundim dhe për të bërë një projeksion të përafërt të rezultatit të zgjedhjeve.

Në qarkun e Elbasanit një projeksion elektoral ndoshta është nga më të vështirët në vendin tonë, kjo për disa arsye. PDIU është kthyer në një faktor mjaft i rëndësishëm që synon të shkojë përtej 1 mandati. Megjithëse me votat e 2013 nuk shkon më shumë se aq. Nga ana tjetër qëndron LSI, fushatën e së cilës e udhëheqë Kryemadhi dhe një ish- ministër pas saj të cilët pretendojnë 2 mandate.

Në qarkun e Elbasanit në 2013 kanë votuar 17.5845 zgjedhës dhe një mandat deputeti që të sigurohet kërkon rreth 12.600 vota. PS dhe aleatët e saj pa LSI kanë 83.552 vota të cilat përkthehen në gati 7 mandate në tavolinë. Në vitin 2009 PS dhe aleatët e saj kanë 73.255 vota të cilat janë 6 mandate të sigurta.

Por duke pasur parasysh se të gjitha njësitë vendore në këtë qark drejtohen nga PS dhe aleati i tyre PDIU, 7 mandatet duken të sigurta në tavolinë.

Nga ana tjetër koalicioni i PD në 2013 ka 56.200 vota pa PDIU që në qarkun e Elbasanit është një faktor shumë i rëndësishëm për votat e djathta si në 2013 ashtu edhe në këto zgjedhje, PD ka të sigurta në tavolinë 4 mandate dhe lufton për mandatin e pestë pasi si koalicion të djathët kanë një humbje të madhe që vjen edhe nga një faktor tjetër siç është kandidimi i Luan Duzhës të PR që në këto zgjedhje është kandidat në listën e PS. LSI nga ana e saj ka të sigurt një mandat dhe lufton për mandatin e dytë. PDIU vetëm është në një betejë të fortë në qarkun  Elbasanit dhe pretendon për një mandat të dytë.

Nga projeksioni i votave të 2013, mandate të sigurta lexohen 6-7 PS, 4-5 PD, 1-2 LSI dhe 1 PDIU, tashmë beteja në Elbasan është për mandatet e diskutuara 1 tek PS dhe 1 tek PD./CityNews

Lajmet e fundit nga