LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tjetër zyrtar i lartë zbarkon në zyrën e kreut të ri të KQZ

25 Maj 2017, 18:51, Aktualitet CNA

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Klement Zguri priti në një takim Koordinatorin e Përhershëm i Kombeve të Bashkuara, njëkohësisht Përfaqësues i Përhershëm i Programit për Zhvillim (KB), z. Brian J. Williams.

Qëllimi i takimit ishte bashkëpunimi mes KQZ-së dhe Kombeve të Bashkuara për zgjedhjet parlamentare të datës 25 qershor 2017.

Kryetari i KQZ-së, z. Zguri e njohu z. Williams me ecurinë e përgatitjeve të procesit zgjedhor dhe hapat që KQZ po ndërmerr për të garantuar zbatimin e ligjit për partitë politike, i cili u ndryshua nga Kuvendi i Shqipërisë disa ditë më parë dhe që parashikon monitorim rigoroz të financimit të partive politike dhe shpenzimeve të fushatës zgjedhore.

Koordinatori i Përhershëm i Kombeve të Bashkuara, z. Williams, shprehu gatishmërinë e organziatës që përfaqëson, për të ofruar ekspertizë teknike në fushën e zgjedhjeve./CityNews

Lajmet e fundit nga