LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Propozimi i Shpëtim Idrizit para fushate/Të rikthehet shërbimi ushtarak

25 Maj 2017, 10:26, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi në takimin e tij elektoral me banorë të njësisë nr.5 tha se ka një propozim konkret në lidhje me ushtrinë shqiptare.

Idrizi shpalosi para qytetarëve propozimin e tij për rikthimin e shërbimit ushtarak për të rinjtë.

Jo vetëm kaq, Idrizi propozoi që çdo i ri në moshën madhore të bëjë betimin në flamur. E pranishme në këtë takim ishte edhe ish deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, e cila kandidon për PDIU në qarkun e Tiranës.

?Ne do të propozojmë që të rinjtë t?i rikthehen shërbimit ushtarak. T?i rikthehen një muaj shërbimit ushtarak dhe besoj se këtë e praktikojnë edhe vendet më të përparuara në botë. Ne mendojmë se do na ruajë Zoti dhe të tjerët, por në radhë të parë ne duhet të ruajmë veten tonë. Shqipëria ka nevojë që të rinjtë të bëjnë një muaj shërbim ushtarak. Ne gjithmonë kemi besuar që një formim atdhetar do të na bëjë ta duam më shumë këtë vend. Po nuk e deshëm ne Atdheun dhe njëri-tjetrin, nuk mund të na duan të tjerët. Një tjetër propozim i PDIU-së është që të rinjtë kur të arrijnë në moshë madhore, të bëjnë betimin para flamurit. Të bëjnë para flamurit dhe të jenë krenarë dhe të kuptojnë se Shqipëria është vendi ynë dhe duhet ta ruajmë e ta zhvillojmë. Kjo është arsyeja pse ne kemi veç një Atdhe, nuk kemi dy Atdhe. Ne duhet t?ju japim mundësi të rinjve të bëhen pjesë e tregut të dijes dhe tregut të punës?, u shpreh Shpëtim Idrizi./CityNews

Lajmet e fundit nga