LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paskal Milo një gënjeshtër elektorale

25 Maj 2017, 12:12, Aktualitet CNA

Në zgjedhjet e 2013 referuar rezultatit zyrtar të KQZ, partia Demokracia Sociale e Paskal Milos ka marrë 11.891 vota në rang vendi, nga të cilat 2.388 vota Paskal Milo i ka marrë vetëm në Korçë.

Rezultati i kësaj force politike që sot nga socialistët e Ramës ka shkuar tek e majta e Ilir Metës, ka dhënë një shifër tjetër në zgjedhjet lokale të vitit 2015, ku sërish sipas shifareve zyrtare të KQZ, PDS e Paskal Milos ka marrë 20.064 vota.

Por ku ndryshojnë dy rezultatet e kësaj force politike që sot shpallet si shpëtim për LSI?

Të gjithë kandidatët e vendosur në vitin 2013 në shumicën e qarqeve kanë qenë njerëz me influencë tek e majta të cilët nuk kandidonin dot në listat e PS dhe zgjidhnin PDS.  Siç është rasti i Korçës ku Milo ka siguruar rreth 23% të votave në rang total të vendit.

Në vitin 2015 në zgjedhjet lokale, ashtu si çdo forcë tjetër politike e vogël, PDS ka një rritje të vogël në elektorat, por kjo jo se është një taban elektoral, por për një arsye të thjeshtë, pasi në emër të saj kanë kandiduar për këshillat bashkiakë, emra potenciale nga e majta që sigurojnë vota personale, për lidhjet dhe emrin e tyre.

Të jetë për Paskal Milon, ndoshta në qendrën e votimit ku banon edhe vetë, me shumë frikë nuk e voton as familja e tij, sepse nuk dihet cila është kauza e tij, shtylla e tij politike dhe shumë faktorë të tjerë.

Prandaj këto lëvizje të marrëveshjes LSI-PDS, thjesht mund tu thuash ?Puthuni me Milon?./CityNews

Lajmet e fundit nga