LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Artan Fuga/Burra e gra çakërdisen, por vendimet i marrin 4 persona

25 Maj 2017, 15:07, Aktualitet CNA

Pak arithmetikë e klasës së dytë fillore! Edhe për vetingun si ndodhi, edhe për qeverinë e re, edhe për raste të tjera, nuk kuptoj se çfarë na duhen 140 deputetë, kur vendimet merren nga katër, ja pesë, hajde e shumta gjashtë persona – kyc?

Imagjino sa kandidojnë! Me mijra! Gjithë ato burra dhe gra që çakërdisen duke premtuar, se unë kështu, unë ashtu, unë do bëj këtë se unë do bëj atë, se unë jam filani i biri i filanit, se unë të kam bërë nder e unë të kam xhan, lëpirje, larje, shplarje një muaj a dy a tre muaj pa fund. Fotografi duke parë lart në qiell, duke na parë nga lart ne poshtë, me kostume të reja, mblidh lekë andej e këndej.
Se edhe ne për listat votojmë, pra për kryetarët.

Mos lodhemi kot duke zgjedhur gjithë këta, harxhojmë lekët e buxhetit kotnasikoti, krijojmë një mekanizëm të fryrë që lëviz si një rinnoceront i mbetur në baltë, japim pritshmëri kot te populli, fusim në siklet për muaj të tërë mijra vetë që i sulen karriges të deputetit? U lemerisën ciliminjtë mo!

Pse nuk e bëjmë fushatën thjesht pesë ditë dhe kaq.
Pse nuk zgjedhim nja pesë a gjashtë veta, ja trembëdhjetë e shumta sa ishte byroja politike e kohës së qepës, dhe rrimë rehat! Ata të pestë pastaj të marrin ata që duan në Kuvend. Pse na lodhin kot mo!
Llafe, llafe, llafe! Pse na lodhni kot veshët. Këtu llafet i merr era, dhe nuk kapet këtu burri pas llafit…

Ore mos jemi çmendur kolektivisht ne dhe kjo na pengon t’i shohim gjërat thjesht fare sikurse janë në të vërtetë? Kështu si i kanë bërë, c’i duam zgjedhjet kot fare?

Trembëdhjeta mesa di nga arithmetika e klasës së dytë është më e madhe sesa gjashta, madje shumë më e madhe edhe gjashta sesa treshi!/CityNews

Lajmet e fundit nga