Connect with Us

Gjithë Brukseli me sytë nga Edi Rama/Deutsche welle: Erdhi me veshje joformale

Aktualitet

Gjithë Brukseli me sytë nga Edi Rama/Deutsche welle: Erdhi me veshje joformale

Publikuar

-

Përfaqësuesja e BE për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini takoi mbrëmë në Bruksel liderët e vendeve të Ballkanit. Një takim përgatitor për samitin e Triestes dhe shans për shqyrtimin e perspektivës evropiane.

Shqipëria dhe Kosova u përfaqësuan në këtë takim joformal me kryeministrat në detyrë, Edi Rama dhe Isa Mustafa, Serbia me një kryeministër që së shpejti do të marrë postin e Presidentit, ndërsa Maqedoninë e përfaqësoi mandatari i qeverisë së re, Zaev.

Vendet e vetme të përfaqësuara me kryeministra “të plotfuqishëm”, ishin Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina. Por përfaqësuesja e BE për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini pretendon që edhe në këtë format të nxisë procesin e bashkëpunimit rajonal dhe të kontribuojë në zbutjen e problemeve të shumta mes vendeve atje.

Informaliteti i Edi Ramës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, erdhi në takim me veshje joformale dhe nuk dha ndonjë deklaratë para takimit me Mogherinin. Por veshja e tij joformale la përshtypje të madhe tek të gjithë gazetarët e shumtë nga të gjitha vendet e Ballkanit dhe ishte ndër temat më të komentuara anësore.

Pas darkës së përbashkët me Mogherinin, Isa Mustafën nga Kosova, Aleksandar Vuçiqin nga Serbia, Denis Zvizdiqin nga Bosnje-Hercegovina, Zoran Zaevin nga Maqedonia dhe Dushko Markoviqin nga Mali i Zi, kryeministri i Shqipërisë në veçanti nënvizoi nevojën e bashkëpunimit rajonal dhe afrimit të vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian.

Shqipëria do të kërkojë me një zë hapjen e negociatave
Sa i përket çështjeve të brendshme në Shqipëri, Rama tha se nuk është biseduar për to. “Por pas zgjedhjeve të 25 qershorit, qeveria dhe opozita do të kërkojnë me një zë hapjen e negociatave për anëtarësim në BE”. Rama tha se nuk mjafton vetëm vullneti i vendeve të Ballkanit për afrim me BE, por edhe Evropa duhet ta tregojë këtë vullnet. Sa i përket Shqipërisë dhe rrugës së saj në këtë drejtim, ai mendon se dy momente janë shumë të rëndësishme: zgjedhjet e 25 qershorit në Shqipëri dhe zgjedhjet në Gjermani, më 24 shtator.

Kosova në atmosferën zgjedhore
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa deklaroi pas takimit bilateral me Mogherinin se me zonjën Mogherini ka biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm, por edhe për çështje, të cilat i presin Kosovën në të ardhmen. “Unë shpreha përkushtimin që Kosova, pa marrë parasysh se kemi hyrë në procesin e zgjedhjeve, do të ndjekë rrugën dhe perspektivën evropiane.”
“Mbetemi të përkushtuar për bashkëpunimin rajonal dhe për avancimin e raporteve tona me vendet e Ballkanit Perëndimor”, theksoi Mustafa.

Mogherini ishte e interesuar që në Kosovë të vazhdojnë proceset e nisura, pavarësisht faktit që ky vend është futur në fushatën parazgjedhore. Nërsa kryeministri, Isa Mustafa theksoi se “ne duhet të marrim disa vendime të rëndësisë themelore, siç janë demarkacioni, asociacioni dhe dialogu”. Partia Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas kryeministrit në largim do të “mbetet e përkushtuar që këto procese të shkojnë përpara, sepse nuk ka rrugë tjetër, e cila siguron liberalizimin e vizave.”
Demarkacioni kusht për liberalizimin

LEXO EDHE:  Rama fshikullon Opozitën/ "Ikën, se i pret humbja në zgjedhjet lokale"

Mustafa theksoi se “demarkacioni mbetet kusht për liberalizimin e vizave”. Ndërsa lidhur me deklaratat e kandidatit për kryeministër, Ramush Haradinaj, se brenda 3 muajve do të mund të bëhej liberalizimi i vizave, Mustafa tha: “Në qoftë se z. Haradinaj ka gjetur ndonjë instrument tjetër ai mund ta bëjë, por sa po shoh unë këtu në BE nuk ka ndryshim të qëndrimeve të tyre. Prandaj edhe në qoftë se sot do të ratifikohej nuk do të arrihet për 3 muaj të bëhej liberalizimi e jo më ratifikimi. Janë deklarata populiste, deklarata të fushatës”.

Vuçiq dhe problemet e Serbisë me Haradinajn
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq mendon se është mirë që Mogherini i ka ftuar liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në takim. “Me rëndësi është që të ruhet paqja dhe stabiliteti në rajon. Para nesh është një periudhë e vështirë, kur dihet se kryeministri i ri i Kosovës gati me siguri do të jetë Ramush Haradinaj”, theksoi Vuçiq.
Ai tha se për Serbinë është shumë me rëndësi që “të ruajë qetësinë dhe stabilitetin”. “Kjo deklaratë duket si frazë e pakuptimtë, por para nesh gjendet një periudhë e vështirë”, theksoi Vuçiq, i cili mendon se “është gati e sigurt që Haradinaj do të jetë kryeministri i ri i Kosovës”.

“Kjo sjell vështirësi dhe probleme të reja. Situata nuk është fare e lehtë dhe e thjeshtë, por besoj se do t’i tejkalojmë këto vështirësi”, tha ai. Vuçiq pohon se “ndaj Serbisë ekzistojnë aktualisht presione të ndryshme për përshpejtimin e procesit të zgjidhjes së çështjes së Kosovës”.

Maqedonia në prag të qeverisë së re
Mandatari i qeverisë së re në Maqedoni Zoran Zaev erdhi në Bruksel me një ekip shumë të vogël, por sipas burimeve tona, ai është pritur jashtëzakonisht mirë nga Mogherini dhe ishte ndër më të kërkuarit nga mediat. Në një intervistë për Deutsche Wellen, Zaev tha se shpreson që vendi i tij do të kthehet në rrugën e basnhkëpunimit edhe më të ngushtë me BE dhe se do të vazhdojë procesi i negociatave, për shkak se vendet e tjera të rajonit e kanë tejkaluar Maqedoninë, ndonëse ajo ka nisur negociatat në vitin 2005.

Por Maqedonia së pari duhet të bëjë konstituimin e të gjitha institucioneve. Zaev mendon se përbërjen e re të kabinetit qeveritar mund ta prezantojë javën që vjen. Sa i përket negociatave me partnerët shqiptarë, ai tha se më së shumti dallime ka aktualisht me Besën, por shpreson se edhe këto dallime do të tejkalohen dhe se do të krijohet një koalicion i qëndrueshëm, i cili jo vetëm që mund të zgjedhë qeverinë, por të vazhdojë edhe zbatimin e reformave. Zaev shprehet i bindur se në të ardhmen nuk do të ketë dhunë në Parlament, siç ndodhi pas seancës së fundit./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA, senatorët marrëveshje për projektligjin dypartiak për infrastrukturën

Publikuar

-

Nga

SHBA, senatorët marrëveshje për projektligjin dypartiak për infrastrukturën

Në Senatin e Shteteve të Bashkuara, negociatorët kanë arritur një marrëveshje për paketën ligjore prej 1.2 trilionë dollarësh për infrastrukturën. Senatori republikan Rob Portman u tha gazetarëve të mërkurën se është rënë dakort për komponentët kryesorë të projektligjit.

Pas muajsh të tërë bisedimesh, kjo mund të hapë tashmë rrugën që legjislacioni të vazhdojë procesin e shqyrtimit në Senat. Madje kreu i shumicës, Senatori Chuck Schumer, tha se një votim procedurial për këtë projektligj dypartiak mund të zhvillohet që të mërkurën.

“Senatorët vazhdojnë të arrijnë progres”, tha Senatori demokrat Schumer në një fjalim në sallën e Senatit.

Senatorja republikane Susan Collins, megjithatë, paralajmëroi se disa detaje ishin ende duke u finalizuar.

Një tjetër senatore republikane, Lisa Murkowski, u tha gazetarëve se, “Unë mendoj se ekziston një vullnet i konsiderueshëm nga të dy kahët politikë që duan të arrijnë tek një paketë për infrastrukturën”.

Ajo shtoi se senatorët do të informohen për propozimin që po negociohet “gjatë orëve të ardhshme”.

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Gent Cakaj, si një tender me letra fallco

LEXO EDHE:  “Fshihet Rama”/ Berisha shpall fitoren

Votimi procedurial thjesht do të kufizonte debatin kur Senati të fillojë të marrë në konsideratë projekt-ligjin dypartiak për investime në infrastrukturë që mendohet të jetë në shumën e rreth 1.2 trilionë dollarëve.

Më 21 korrik, republikanët e bllokuan një veprim të tillë, duke u ankuar se projekt-ligji nuk ishte shkruar ende.

Demokratët shpresojnë të kalojnë këtë muaj, ose në fillim të muajit tjetër, projektligjin për të cilin do të jetë rënë dakord në negociatat dypartiake.

Kjo mund të ndihmojë në eliminimin e pengesave për demokratët, të cilët duan të fillojnë punën për një tjetër projektligj me një buxhet prej rreth 3.5 trilionë dollarësh, të cilin republikanët zotohen se do ta kundërshtojnë./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Publikuar

-

Nga

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Evropës, do të mund të hyjnë në Britani të Madhe pa iu nënshtruar masës së karantinës nga java e ardhshme, kanë thënë zyrtarët britanikë të mërkurën.

Qeveria britanike ka thënë se personat që kanë pranuar dy doza të vaksinës së miratuar nga Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe, apo nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve, do të mund të mund të bëjnë teste për koronavirus para dhe pas hyrjes në Britani, në vend të izolimit për 10 ditë.

LEXO EDHE:  “Të dorëzojë Ardi Veliun”/ Budina ‘kërcënon’ nga protesta: Nuk do të ndalemi!

LEXO EDHE:  Rama tregon çfarë e pyetën në Gjermani për Tahirin

Qeveria e Skocisë, që vendos vetë për politikat shëndetësore, ka marrë vendimin e njëjtë.

Irlanda Veriore, që është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, nuk ka bërë të ditur ndonjë vendim të ngjashëm.

Aktualisht, vetëm personat që janë vaksinuar në Britani, mund të mos i nënshtrohen masës së karantinës.

Megjithatë, ekziston një përjashtim në vendim: Franca, të cilën Mbretëria e Bashkuar e konsideron me rrezik të lartë, për shkak të prezencës të variantit Beta.

Vizitorët nga Franca do të vazhdojnë të përballen me masë të karantinës./rel

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

Publikuar

-

Nga

Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Shkup, në kuadër të ‘Forumit Ekonomik’ që do të mbahet nesër.

Kreu i qeverisë është filmuar duke ecur rrugëve të Shkupit i shoqëruar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Gjatë kësaj ecjeje ata janë ndalur disa herë nga qytetarët, të cilët i kanë takuar dhe kanë kërkuar madje të bëjnë dhe foto.

LEXO EDHE:  Rama fshikullon Opozitën/ “Ikën, se i pret humbja në zgjedhjet lokale”

LEXO EDHE:  “Fshihet Rama”/ Berisha shpall fitoren

Nuk kanë munguar dhe përshëndetjet nga lokalet.

“Ta bëjmë një selfie?”– thonë ata dhe afrohen për të pozuar me politikanët./CNA.al

LEXO TE PLOTE