LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestoi babain e Saimir Tahirit/Kush është Drejtori i ri i Burgjeve që u propozua nga PD?

25 Maj 2017, 13:13, Aktualitet CNA

Arjan Hoxha është emëruar ditën e sotme, kreu i Drejtorisë së Burgjeve. Ndonëse është avokat në detyrë, Arjan Hoxha nuk është një emër i panjohur publikisht.

Më parë Arjan Hoxha ka qenë Shefi i Krimi Ekonomik në Tiranë, i cili u shkarkua me ardhjen në krye të Ministrisë Së Brendshme të Saimir Tahirit.

Kjo nuk është përplasja e parë e tij me Tahirin. Më parë Arjan Hoxha ka arrestuar babain e Tahirit për krim ekonomik.

Sot Arjan Hoxha është në krye të Drejtorisë së Burgjeve i propozuar nga Partia Demokratike, në bazë të marrëveshjes, Rama-Basha./CityNews

Lajmet e fundit nga