Connect with Us

Zgjedhjet e 25 qershorit/Ja sa mandate ndajnë partitë në Fier sipas votave në dy përballjet e fundit

Aktualitet

Zgjedhjet e 25 qershorit/Ja sa mandate ndajnë partitë në Fier sipas votave në dy përballjet e fundit

Publikuar

-

CityNews po bën një projeksion të rezultatit të zgjedhjeve sipas pjesëmarrjes dhe shifrave zyrtare të vitit 2013. Këto janë të vetmet shifra me të cilat mund të përllogariten votat e çdo force politike, por në kushtet e reja të tërheqjes së partive të vogla aleatë majtas apo djathtas, sërish është më e lehtë për të dalë në një përfundim dhe për të bërë një projeksion të përafërt të rezultatit të zgjedhjeve.

Qarku i Fierit duket të jetë një nga vendimtarët në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve më 25 qershor 2017.

Kjo për dy fakte, së pari për shkak të numrit të madh të deputetëve që ka ky qark dhe së dyti për shkak të diferencës që mund të lindë mes dy palëve.

Në këtë qark në vitin 2013 kanë votuar 205 mijë zgjedhës dhe me formulën e sotme zgjedhore, në bazë të kësaj pjesëmarrje, një mandat deputeti shkon 12.800 vota. Çdo rritje e numrit të pjesëmarrjes në votim, rrit edhe numrin e nevojshëm të votave për një mandat.

Sipas të dhënave zyrtare koalicioni i PS ka rreth 126.802 vota dhe në rast se do të hiqeshin 20 mijë votat që ka LSI, kjo e pjesëtuar me votat që vlen një mandat, socialistët kanë të siguruar në tavolinë 8-9 mandate, mandati i 9 në këtë qark theksojmë është Gramoz Ruçi, kryetari i grupit parlamentar të PS.

LSI merr një mandat me shpresën për një rritje me rreth 20 apo 30% për ta çuar tek mandati i dytë.

LEXO EDHE:  Shifrat/ Kush janë 16 deputetët me rrogat më të larta në Shqipëri

PD dhe aleatët e saj në këtë qark kanë marrë 66 mijë vota, në rast se do të hiqnim 9 mijë votat e PDIU, janë rreth 57 mijë vota, të cilat përkthehen në 4 deri në 5 mandate.

Nga ana tjetër duke lexuar këtë rezultat, beteja duket të jetë mjaft e fortë, një mandat i nëntë i sigurt për socialistët, apo një mandat i pestë i sigurt për demokratët, kjo do të varet edhe nga lista që do të paraqesë PD.

LSI ka vetëm një mandat të sigurt dhe me uljen e saj ndoshta do të jenë PDIU e çamëve ata që do të shpresojnë, por kjo forcë politike, duke ditur faktin se shumë prej votave të tyre do të merren nga një kandidat në listën e PD, e dobëson këtë forcë politike dhe Fieri ngelet fushë beteja që mund të sigurojë mandate fituese për socialistët dhe mund të vulosë diferencën humbëse për demokratët.

Gjithçka varet siç e theksuam më lart nga lista që do të paraqesë Lulzim Basha dhe nga menaxhimi i fushatës në këtë qark./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Vendimi për zgjedhje të parakohshme në PD nuk u konsultua”/ Nishani: Tentativë për manipulim

Publikuar

-

Nga

“Vendimi për zgjedhje të parakohshme në PD nuk u konsultua”/ Nishani: Tentativë për manipulim

Ish-presidenti Bujar Bishani dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, ka deklaruar se vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për kryetarin e ri nuk u konsultua me demokratët.

Nishani tha në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” se qartazi duket se ka një tentativë për manipulim të procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të PD-së.

Nishani deklaroi se procesi  është i imponuar dhe sipas tij tregon se kjo është bërë për t’i ikur përgjegjësisë reale të analizës së zgjedhjeve që solli humbjen PD.

“Mbledhja e Këshillit ishte e nevojshme, pas procesit zgjedhor është vendi ku mund të merren vendimet më të rëndësishme të PD. Çështjet që u vunë në diskutim ishin të pakonsultuara. Ishte me faktin vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për kryetarin e PD, duke imponuar një proces i cili është i parakohshëm, por duket qartazi që ka një tentative manipulimi të theksuar dhe për t’i ikur përgjegjësisë reale të analizës së zgjedhjeve. 

LEXO EDHE:  PD i përgjigjet Ramës/ Ndihet i frikësuar, ua dha Shqipërinë oligarkëve

LEXO EDHE:  Turqia zgjedh sot kryeministrin e ri

PD ka dalë e humbur nga zgjedhjet e 25 prillit. Për shkak të pritshmërive që kishte PD, ka krijuar dhe ka përcjellë një situatë drame të anës psikologjike, një zhgënjim të strukturave të PD, ka sjellë një kauz brenda strukturës organizative dhe jetës së PD, ka paqartësi të plota tek opinioni publik. Ajo që duhej në këtë moment ishte që Këshilli Kombëtar duhej të ishte mbledhur të të përcaktonte objektivat emergjent të adresimit të situatës”, nënvizoi ish-presidenti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Mbi 12 mijë vaksina në Rinas/ Reagon BE: Askush nuk është i sigurt derisa…

Publikuar

-

Nga

Mbi 12 mijë vaksina në Rinas/ Reagon BE: Askush nuk është i sigurt derisa...

Kryeministri Edi Rama njoftoi përmes një postimi se mbrëmjen e sotme në aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas mbërritën edhe 12,870 doza të tjera të vaksinës Pfizer, duke e çuar në mbi 773 mijë sasinë e vaksinave të ardhura deri tani në Shqipëri.

Ndërkohë që delegacioni i BE-së në Tiranë thekson se do të vijojë që të mbështesë Shqipërinë në luftën kundër COVID-19.

“Pjesa e tretë e 145 mijë dozave vaksinash Pfizer të financuara nga Bashkimi Evropian dhe të mundësuara nga Austria mbërritën këtë mbrëmje në aeroportin e Rinasit.

LEXO EDHE:  Tentativat për blerje votash/ Si po hakmerren socialistët ndaj qytetarëve që denoncuan joshjet

LEXO EDHE:  Tentativat për blerje votash/ Si po hakmerren socialistët ndaj qytetarëve që denoncuan joshjet

Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë. Askush nuk është i sigurt derisa të jemi të gjithë të sigurt” shkruan delegacioni i BE-së në Tiranë, që drejtohet nga ambasadori Luigi Soreca./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Duma i tregon Bashës si mundet Edi Rama

Publikuar

-

Nga

Deputetja e zgjedhur e PD, Grida Duma, ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në Syri tv, ku deklaroi ku u pyet nëse beson që Lulzim Basha do ta mundë ndonjëherë Edi Ramën.

Duma tha se pasi të kenë fitusr besimin tek publiku Basha mundet plotësisht.

‘Besoj që ai mundet.  Trajektorja e kësaj rruge ka qenë e gjatë. Ka qenë me eksperienca nga të cilat automatikisht duhet të mësojmë dhe duhet të përmirësohemi në një lloj perfeksionimi të situatës. Nëse kemi marrë vendimin që të mos përdorim mjetet e paduhura drejt pushtetit, gjithçka që i duhet Lulzim Bashës dhe çdo korpusi të lartë të PD, të forcojë me mjetet e forta që ka dhe të mos të bëjë më çështje ekuilibrash, balancash, qokash.

Parimet e duhura që ka ndjekur të bashkohen me mjetet e duhura dhe me një organizim supereficent. Nëse do ta bëjmë këtë pasi e kemi fituar besimin te publiku unë them që po mundet plotësisht, dhe këtë nuk e them me patetizëm partiak.’

Nuk kam asnjë iluzion ndryshe për Edi Rama, Unë kërkoj një mirëkuptim. Unë mund të kem sugjerimet e mia për formulën e bërë. Ne nuk duhet të jemi me më formulën përbashkuese, por me formulën përbashkuese që bën eficencën e madhe. Herë pas here ne kemi qenë më shumë luajal se eficente.’/CNA.al

LEXO TE PLOTE