LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet “koka” e grupit/ Kandidati për deptutet i PS vodhi miliona euro në bankë

24 Maj 2017, 10:58, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim të fortë në rrjetet sociale. Ai ka rikthyer dhe njëherë në vëmendje grabitjen e miliona eurove në banka, duke akuzuar për këtë kandidatin për deptuet të Partisë Socialiste.

Bëhet fjalë për Safet Gjicin, i cili sipas Berishës është njeriu që vodhi miliona euro në bankë me rojet dhe fitoi 64 tenderë nga paratë e taksapaguesve me kompaninë që vodhi bankën.

Denoncimi ka të bëjë me përdorimin e punonjësve të OSHEE-së dhe mësuesve në fushatën e tij.

STATUSI I BERISHËS

Qytetari dixhital denoncon:
-Pjesëmarrjen e OSHEE dhe mësuesve
-në fushatën e Gjicit të partisë, njeriut që me rojet vodhi miliona euro në bankë dhe
-fitoi 64 tendera nga paratë e taksapaguesve me kompaninë që vodhi bankën. sb
?Prsh si je lideri i Shqipërisë jam nga Kukësi kemi biseduar në fcb desha të bëj një denoncim ja shikoi se si po përdoren punëtorët e OSHE të Kukësit në zonën e Shishtavecit dhe mësuesit në fushatë elektorale nga Safet Gjici kanditat për PS në Kukës. Dy fotot e para janë punëtorët e OSHE ndërsa në foton e tretë është mësues?./CityNews

Lajmet e fundit nga