LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tërmeti trondit Bulqizën/Banorët të gjithë në rrugë, ndërpritet mësimi

24 Maj 2017, 12:26, Aktualitet CNA

Një tërmet i fuqishëm lëkundi sot në orën 12:31 disa qytete të Shqipërisë. Lëkundjet e forta kanë bërë që banorët e Bulqizës t?i zërë paniku, duke qenë se dhe aty ishte epiqendra e tërmetit.

Nxënësit dhe banorët kanë dalë jashtë menjëherë duke lënë ndërtesat të alarmuar. Në të gjithë metropolin shqiptar janë ndjerë lëkundje të forta, megjithëse ende nuk ka të dhëna zyrtare.

Sipas agjencisë CSEM, që regjistron tërmetet e fundit të rëna në botë, lëkundjet sizmike të forta u ndjenë 9 km në veri të Bulqizës, 40 km në verilindje të Tiranës dhe 24 km në jugperëndim të Peshkopisë.
Mësohet se lëkundja e parë është ndjerë në orën 02:17 të mëngjesit me magnitudë 2 ballë i shkallës Rihter. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë rreth 10 km nga Ballshi.

I dyti ka rënë rreth 4 orë më pas, në 06:08 me epiqendër në fshatin Vinjoll të Burreli dhe magnidutë 2.2 ballë. Po kështu edhe 5 goditje të mëpasshme.

E treta ka rënë rreth orës 06:39 sërish 9 km në Juglindje të fshatit Vinjoll në Burrel me magnitudë 2.3 ballë./CityNews

Lajmet e fundit nga