LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentuan të kalojnë 77 kilogram drogë nga Qafë Thanë/Këta janë të arrestuarit

24 Maj 2017, 07:31, Aktualitet CNA

Policia Kufitare ka sekuestruar 22 pako  me peshë 77 kilogram drogë. Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas bullgarë që  transportonin lëndën narkotike, si edhe ka shpallur në kërkim një shtetas shqiptar i dyshuar si bashkëpunëtor  i tyre.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve: Neven Milenov, 39 vjeç, banues në Razgrad-Bullgari, Shaban Daud, 55 vjeç, banues në Silistra-Bullgari.

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim policor e shtetasit A.G, 45 vjeç (të dhëna të tjera nuk jepen për shkak të hetimeve.

Nisur nga dyshimet e shfaqura, mjeti i tyre u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë. Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se në këtë mjet, mund të ishte fshehur lëndë narkotike. Konkretisht në pjesën e dyshemesë, në një vend të përshtatur  u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale./CityNews

 

Lajmet e fundit nga