Connect with Us

Pakti me Bashën/Meta tregon për herë të parë pakënaqësinë ndaj Ramës

Aktualitet

Pakti me Bashën/Meta tregon për herë të parë pakënaqësinë ndaj Ramës

Publikuar

-

Ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka zbuluar pakënaqësinë e vetme që ka pasur pas arritjes së marrëveshjes Rama-Basha.

Në studion e News 24, Meta tha se nuk e shqetëson fare fakti që Rama dhe Basha janë ulur kokë më kokë, por se është mërzitur me kryeministrin vetëm për faktin se duhet ta kishte zgjidhur më parë krizën politike.

LEXO EDHE:  Dekretimi i qeverisë së re/ Rama dhe ministrat betohen nesër në presidencë

“Nuk doja që Shqipëria të shkonte në zgjedhje pa opozitën, kjo do ishte e qëllimshme. E vetmja pakënaqësi që kam ndaj Edi Ramës është që krizën ta kishte zgjidhur sa më parë. Ishe domosdoshmëri që Shqipëria të mos turpërohej, që shqiptarët të mos kalonin një sagë vuajtjesh të tjera”, tha Meta./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

U plagos në atentat/ Familjarët e ish deputetit thirrje qytetarëve: Ka nevojë për gjak

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti Pashko Ujka, që ka drejtuar nga 2011 deri në 2015 edhe Komunën e Velipojës ndodhet në gjendje të rëndë në spital si pasojë e plumbit që ka marrë nga atentati që iu bë pranë shtëpisë.

Nga plagosja Ujka ka humbur shumë gjak dhe familja bën thirrje për ndihmë duke ftuar të gjithë personat që kanë grupin e gjakut “A negativ” të dhurojnë gjak në spitalin rajonal të Shkodres. Ujka është plagosur në shtyllën kurrizore.

LEXO EDHE:  Banda e politikës/Monika Kryemadhi oligarkja e madhe shqiptare

LEXO EDHE:  “Humb çdo 2 vite me PS dhe fiton 1 herë me PD/ Basha tallet nga ish-deputeti i tij



Ai ishte duke u kthyer në shtëpi në momentin teksa po afrohen te banesa, autorët i kishin zënë pritë duke e qëlluar në një lulishte pranë Kishës Ortodokse. Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar për atentatin.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pak orë pas inagurimit/ Bllokohet Rruga e Arbrit, ish deputeti thirrje urgjente qeverisë

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti demokrat Xhemal Gjunkshi ka reaguar për situatën e fundit në Rrugën e Arbrit e sapo inaguruar.

Në një postim në rrjetet sociale ai shprehet se me qindra qytetarë janë bllokuar në këto momente në aksin e sapo hapur, nga Tirana deri në Fshatin -Fshat (Klos).

Ai I bën thirrje qeverisë të marre masa urgjente dhe të garantojë sigurinë e jetës të qindra qytetarëve, familjareve të cilët po qëndrojnë në kushte mjaft të vështira të dëborës, ngricës dhe acarit.

“Bllokimi i Rrugës së sapo hapur të Arbrit krijon kaos dhe pasiguri



Me padurim e pritën sot Dibranët hapjen e Rrugës së Arbrit dhe ashtu sikurse shumëkush edhe unë si Dibran do doja të ndihesha i gëzuar që u arrit të hapej një segment I rrugës. Por, nuk mjaftuan vetëm disa orë nga inagurimi pompoz i 350 milionë Eurove të harxhuar nga taksapaguesit shqiptarë që kjo rrugë të bllokohej dhe të krijohet kaos.

Me qindra qytetarë janë bllokuar në këto momente në aksin e sapo hapur, nga Tirana deri në Fshatin -Fshat (Klos).

Kjo është Qeveria e Shoë-ve e reklamave dhe tamtameve.

Qeveria të marre masa urgjente dhe të garantojë sigurinë e jetës të qindra qytetarëve, familjareve të cilët po qëndrojnë në kushte mjaft të vështira të dëborës, ngricës dhe acarit.“/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Premtimet ‘boshe’ të Grida Dumës/ ‘Po të ma kërkonte SHBA, do largohesha nga politika’

Publikuar

-

Nga

Deputetja e PD, Grida Duma ka deklaruar se PD për ish kryeministrin  Sali Berisha është krijesa e tij dhe se e kupton dhimbjen që ai ndjen, por vjen një ditë që kjo krijesë kërkon sakrificën tënde.

Ajo ka theksuar se situata në PD aktualisht është si një anije ku duhet të zgjedhësh të shpëtosh  veten apo fëmijën tënd, duke treguar kështu që thelbi duhet të jenë demokratët.

Nga ana tjetër, deputetja bën me dije se nëse ambasada amerikane do kishte bërë thirrje kundrejt saj për t’u larguar, ajo shprehet se do të kishte ikur që me sekondin e parë ngha politika.

“Sot shqetësimi dhe interesi im i vetëm janë demokratët! Kushdo mund ta thotê këtë por besimi ndërtohet nga veprat jo fjalët. Ky moment nuk mund të luhet në kurriz të demokratëve, siç edhe po luhet. Nuk duhet që demokratët të përçahen për çështje që nuk janë aspak  përgjegjësi e tyre. Ata, demokratët kanë bërë gjithçka i është udhëzuar.

Sot nuk është një çështje se cili është kryetari i partisë por cili është qëndrimi që do mbajmë që PD të ketë mundësinë të fitojë. Secili nga ne duhet t’i bëhet mbështetje PD-së jo barrë. Ndaj thashë qartë që:

“Nëse unë një ditë do të përballesha me një thirrje nga Ambasada Amerikane që  nêse Grida Duma është aty ne nuk kemi më marrëdhënie me Partinë Demokratike”, unë do të kisha ikur sekondin e parë.

Nëqoftëse unë mendoj që Partia Demokratike, që ka 70 mijë anëtarë dhe 600 mijë a 700 mijë votues, kondicionohet nga fakti të ketë apo mos ketë aleatin strategjik se jam apo jo unë aty brenda, iki që ditën e parë. Më bëni çfarëdo lloji prove të kësaj natyre, unë iki nesër!



LEXO EDHE:  Dekretimi i qeverisë së re/ Rama dhe ministrat betohen nesër në presidencë

LEXO EDHE:  Banda e politikës/Monika Kryemadhi oligarkja e madhe shqiptare

Në rast se ti një ditë të bukur thirresh në mision, me të drejtë apo pa të drejtë, thic the ti “Zoti”, jemi në anije dhe krijesa… sepse PD për Sali Berishën është krijesa e tij dhe unë e kuptoj dhimbjen e tij por vjen një ditë në jetën tënde që dhe krijesa jote kërkon sakrificën tënde, në një mënyrë apo një tjetër, me të drejtë apo pa të drejtë. 

Dhe thuhet: “Shiko jemi në këtë anije, do të shpëtosh veten apo do shpëtosh fëmijën?” Unë, po të përgjigjem unë, unë e kam atë qartësinë që unë do të vdes dhe fëmija do të vazhdojë. Kjo është pra.” 

Ky mbetet thelbi i situatës sot! Çështja e lidershipit është pas kësaj! Çdo lidership duhet të dijë se çfarë i bën më mirë PD-së në këto momente!”, shkruan Duma në rrjetin social facebook.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që deputetja bën premtime ‘boshe’ dhe nuk ka as guximin t’i mbajë, pasi jo më gjatë se në zgjedhjet parlamentare, ajo premtoi para popullit se nëse socialistët merrnin Kavajën, ajo do të linte mandatin e deputetes.

Jo vetëm që nuk la mandatin, por as nuk u prononcua për të justifikuar gafën e bërë nga ana e saj.

Duke patur në mendje këtë gjë,  pyetja që na vjen natyrshëm është: A duhet t’i “besojmë” Gridës?/CNA.al

LEXO TE PLOTE