LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kandidatët e PD/260 emrat politikë në tavolinën e Bashës

24 Maj 2017, 08:14, Aktualitet CNA
Kandidatët e PD/260 emrat politikë në tavolinën e

PD pritet të shpallë së shpejti listën zyrtare të kandidatëve për deputetë, ku do të përfshihen 140 emra, të cilët janë ata që do të përballen me socialistët në zgjedhjet e 25 qershorit.

CityNews ka sjellë një listë me 23 emra, e cila ishte ajo me të deleguarit në qarqe dhe anëtarët e komisioneve të vettingut. Më pas publikuam një listë tjetër me rreth 38 emra, listë fituese që përfshinte personat e publikuar në listën e parë, aleatët e Bashës, figura të rëndësishme të Partisë Demokratike, përfshirë kështu Lulzim Bashën dhe Sali Berishën.

Gjithashtu CityNews ka publikuar edhe  një listë të tretë me 102 emra jo fitues, por garues për të qenë prezentë në garën si kandidatë për deputetë.

Sot po sjellim listën me 260 emra. Në këtë listë janë përfshirë ata që vërtet janë në garë si kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike. Kjo listë përfshin gjithashtu Këshillin Kombëtar, sekretariatin, koordinatorët e Bashës, disa nga kryetarët e degëve dhe disa personazhe të tjerë politikë të Partisë Demokratike. Kjo është një listë përfaqësuese politike dhe e plotë, por në fakt kjo është një listë informale që qëndron në tavolinën e Lulzim Bashës, duke bërë llogaritë për peshën politike që do të kenë kandidatët.

Me këtë listë Basha konsultohet për të bërë plotësimin e asaj që më pas do të jetë lista zyrtare e kandidatëve. Shumica e këtyre 260 emrave do të bien, por gjithsesi ata janë emrat politikë zyrtarë që përfaqësojnë Partinë Demokratike.

PD pritet të shpalosë një listë me 140 emra, ku vetëm 71 minimalisht do të pretendojnë të ishin fitues, nga këta rreth 38 siç shkruajtëm më lart janë të konfirmuar si fitues. Pra tashmë  lista do të kërkojë  një tjetër plotësim nga vetë Basha ku mund të përfshihen emra të rinj dhe emra surprizë, të cilat do t?i bëjë publik vetë Basha. Ndërkohë mësohet se Lulzim Basha vazhdon konsultimet e pandalshme me të deleguarit në qarqe, të cilët po bëjnë nxjerrjen e një liste me emra përfaqësues të zonës, por që janë sa dyfishi i listës përfundimtare.

Më poshtë lista e plotë me emrat përfaqësues politik të Partisë Demokratike./CityNews

Lajmet e fundit nga