Connect with Us

Investigimi i “Fiks Fare”/Skandali, vaj palme në produktet e bulmetit

Aktualitet

Investigimi i “Fiks Fare”/Skandali, vaj palme në produktet e bulmetit

Publikuar

-

“Fiks Fare” iu rikthye mbrëmjen e së mërkurës sigurisë ushqimore, duke u ndalur te një nga produktet më të tregtuara dhe konsumuara në Shqipëri, gjalpi industrial.
Nga analizat e kryera nga gazetarët e “Fiksit” rezultoi se shumica e markave të gjalpit që tregtohen në Shqipëri kanë në përmbajtje vaj palme, megjithëse në etiketat e produkteve reklamohet se përbërja e tyre është me yndyrë qumështi natyral.

Sipas specialistëve, por edhe mjekëve, vaji i palmës klasifikohet si një produkt i dëmshëm për shëndetin e njeriut nëse përdoret pa kriter, apo në sasi të mëdha. Por megjithatë, ai përdoret për prodhimin e gjalpit dhe djathit kaçkavall.

Analizat në ISUV

Gazetarët e “Fiks Fare” analizuan në institutin e vetëm të referencës dhe sigurisë, ISUV, gjithësej 20 mostra, 16 prej të cilave ishin gjalpë dhe 4 të tjera djathë kaçkavall.

Sipas rezultateve të analizave, vetëm 1 nga mostrat ishte brenda normave. 19 mostrat e tjera kishin në përbërje 5 deri në 50 për qind vaj palme.

Specialisti i ISUV, Emil Sharko, pas analizës së Indeksit të refraksionit shprehet: “Nuk do ta bëjmë alarmante vetëm me një mostër brenda normës, por le të themi me dy apo tre raste nëse fusim brenda edhe gabimin njerëzor”.

Janë të shumta rastet në të cilat ne mund të konsumojnë vaj palme në një ditë të vetme. Ai gjendet në shumë produkte të furrës, si në drithëra të përpunuara, biskota dhe ëmbëlsira të tjera të paketuara. Por sa i rrezikshëm është vaji i palmës për shëndetin e njeriut?

Sipas specialistit Sharko, vaji i palmës detyrohet të deklarohet në etiketë, duke qenë se rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës. “Yndyrat e vajit të palmës janë të ngopura dhe ndikojnë në sistemin kardiovaskular”, thekson Sharko.

Ndërsa mjeku Artan Goda, kryetar i Shoqatës së Kardiokirurgëve, në konferencën e këtij viti theksoi se situata është emergjente, pasi është rritur numri i personave të prekur nga sëmundjet kardiovaskulare, sidomos tek moshat e reja.

Alarmi është ngritur edhe në Ditën Botërore të Ushqyerjes nga Ëorld Ëildlife Fund, që u kërkon konsumatorëve që t’i kushtojnë më shumë vëmendje produkteve që çojnë në shtëpi, sidomos atyre që në përbërjen e tyre kanë vaj palme.

Ndërsa një tjetër studim i Universiteteve të Barit, Padovës dhe të Pisës, në bashkëpunim me Shoqërinë Italiane të Diabetit e lidh atë me sëmundjen e diabetit. Sipas studimit, vaji i palmës shkatërron qelizat e pankreasit, të cilat prodhojnë insulinë. Ai shkakton dëme të pariparueshme në trup.

LEXO EDHE:  Fiks Fare!/ Lumi Drin gërryen tokat bujqësore, banorët: Ndërtimi i një dige na shpëton

Importi i vajit të palmës në Shqipëri

“Fiks Fare” u interesua pranë AKU-së, institucion nga i cili mësuan se në vendin tonë vetëm për vitin 2016 u importuan 3.720 tonë vaj palme. Janë 24 kompani që e sjellin produktin për qëllime tregtare, kryesisht për industrinë ushqimore të ëmbëlsirave. Ndërsa deri më sot, në maj të vitit 2017, janë importuar rreth 1.500 tonë.

Për tregtarët, përdorimi i vajit të palmës është mjaft i leverdisshëm për industrinë ushqimore. Produktet e prodhuara me këtë vaj ulin kostot e prodhimit dhe ruajnë qëndrueshmërinë në temperaturë ambienti për një kohë të gjatë.

Një litër vaj palme kushton rreth 180 lekë. Kostoja e një kilogram gjalpë është rreth 600 lekë, ndërsa e djathit kaçkavall rreth 800 lekë. Pra, rreth trefish më lirë.

Rezultatet

Vetëm një mostër ka dalë afër nivelit ideal. Ai është gjalp fshati, i blerë në një dyqan pranë zonës së Tiranës së Re, me normën 1,4588. Rezultati ideal është 1,4585.

Tetë Mostra me shtesa vaj palme në masën 5-10%
1. Gjalpë Conad (1.4594)
2. Djathë mozarella i huaj (1.4595)
3. Gjalpë Lufra (1.4593)
4. Gjalpë Despar (1.4595)
5. Gjalpë President (1.4589)
6. Gjalpë Klegen (1.4595)
7. Gjalpë Burro Bianco Fiore (1.4593)
8. Djath kackavall Klegen (1.4589)

11 Mostra me shtesa vaj palme në masën 20-50%
1. Gjalpë Mireli (1.4599)
2. Gjalpë Klegen (1.4599)
3. Gjalpë Erzeni (1.4599)
4. Spar Gjerman (i super marketit SPAR) (1.4655)
5. Djathë Kaçkavall Gjirofarma (1.4605)
6. Djathë Kaçkavall Lope (ambalazhuar nga KMY) (1.4615)
7. Gjalpë Erzeni i Tretur (1.4603)
8. Gjalpë Soal (1.4639)
9. Gjalpë Extra Milk (1.4626)
10. Gjalpë Ajka (1.4628)
11. Gjalpë Fshati (dyqan bulmeti tek rruga e Kavajës) (1.4604)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

E rëndë/ 70-vjeçari i jep fund jetës, bie në kontakt me rrymën elektrike

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme një i moshuar në qytetin e Vlorës i ka dhënë fund jetës së tij. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Pavarsia” ku shtetasi me iniciale DH.D ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Sipas policisë, dyshohet se 70 vjeçari ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike duke çuar në vetëvrasje.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas vuante nga shëndeti mendor./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Digjet gjatë natës makina e vëllait të Eljon Hysës/ Në 2018 u gjet i vrarë dhe i groposur në Nikël

Publikuar

-

Nga

Gjatë natës së kaluar është djegur një automjet tip “Volksëagen” në Krujë, në pronësi të shtetasit S.H.

Mësohet se makina e djegur është e vëllait të Eljon Hysës nga Gjormi, i cili u gjend i vrarë dhe i groposur në Nikës me 14 korrik të vitit 2018. Bëhet me dije se makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës të motrës së tij ku Hysa kishte shkuar për darkë.

Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit, 6 persona dhe janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Vazhdon krimi mjedisor në Krujë, furrat e gëlqeres “sfidojnë” shtetin

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Vazhdon krimi mjedisor në Krujë, furrat e gëlqeres "sfidojnë" shtetin

‘Më datë 09.05.2021, në orën 22:30, në Krujë ka marë flakë në parkim mjeti tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit S. H. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes ku ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit 6 persona, janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash. Materialet i kaluan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.’– njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mesazhi i Xhafajt në Ditën e Drejtësisë/ Momenti i sprovës së madhe!

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Brendshëm dhe ish-kreu i Komisionit të Posaçëm të reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj ka një mesazh në Ditën e Drejtësisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhafaj shkruan se Dita e Drejtësisë veç të tjerash është një moment reflektimi për çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet të bëhet më mirë e më shpejt me ngritjen, fuqizimin dhe veprimin e institucioneve të drejtësisë së RE.

Xhafaj nënvizon se gjyqtarët dhe prokurorët janë të mbështetur fuqishmisht si kurrë më parë prandaj duhet të flasin veç me rezultate konkrete.

“Dita e Drejtësisë veç të tjerash është një moment reflektimi për çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet të bëhet më mirë e më shpejt me ngritjen, fuqizimin dhe veprimin e institucioneve të drejtësisë së RE.

Reforma tashmë është një realitet konkret i prekshëm, me rezultate inkurajuese në disa aspekte, me një proces sa të vështirë po aq edhe sfidues, sa me kundërshtarë të ashpër, po aq edhe me mbështetje të fortë e të shtuar të qytetarëve, të njerëzve të përgjegjshëm që e duan të ardhmen e Shqipërisë🇦🇱 dhe me garancinë e partnerëve ndërkombëtarë.🇺🇸&🇪🇺

Institucionet e reja të drejtësisë dhe veçanërisht drejtuesit e tyre, gjenden në momentin e sprovës së madhe për të dëshmuar përgjegjësi, integritet, transparencë dhe kryesorja rezultate konkrete si kusht për të rikthyer besimin e madh të qytetarëve te drejtësia. ATA janë tashmë përgjegjësit e vetëm përballë qytetarëve shqiptarë, partnerëve ndërkombëtarë dhe të ardhmes së vendit tonë. Koha të tregojnë përgjegjshmëri dhe pavarësi në vendimmarrje.

Drejtësia e re ka kusht bazë pavarësinë e plotë të institucioneve të saj, të magjistratëve në zbatimin e kushtetutës dhe ligjit, në dhënien e drejtësisë. I papajtueshëm dhe i dënueshëm çdo lloj ndikim i brendshëm e i jashtëm në vendimmarrjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve në dhënien e drejtësisë.
Gjyqtarët dhe prokurorët janë të mbështetur fort si kurrë më parë me gjithçka. Janë taksat e qytetarëve. Me shpresën e madhe për t’ju kthyer qytetarëve drejtësinë e munguar, ata kanë përgjegjësinë ta dëshmojnë dhe të flasin veç me REZULTAT.

Beteja për ta çuar deri fund reformën e madhe vijon. Ta mbrojmë nga çdo ndikim i paligjshëm, nga përpjekjet për deformim e ndikim, apo edhe nga mentaliteti e praktikat e vjetra në institucionet e saj drejtuese dhe kryesorja në dhënien e drejtësisë, në reagimin dhe sjelljen e politikës apo qasjen e institucioneve të tjera ndaj saj. Koha për drejtësi, barazi para ligjit, ndëshkim të fortë ndaj krimit të organizuar dhe vecanërisht luftë frontale ndaj korrupsionit. Pandëshkueshmëria duhet të marrë përgjigjen e merituar”, shkruan Xhafaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE