Connect with Us

Blindohet Vlora pas krimit të dyfishtë/Nga ikën autorët

Aktualitet

Blindohet Vlora pas krimit të dyfishtë/Nga ikën autorët

Publikuar

-

Forca të shumta policie kanë zbarkuar në qytetin bregdetar të Vlorës, pas atentatit me një viktimë. Uniformat blu kanë rrethuar menjëherë qytetin dhe zonat përreth pas atentatit me armë zjarri ndaj drejtorit të OSHEE, Roland Saliu.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në mes të qytetit të Vlorës, në zonën e quajtur Sheshi i Flamurit. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën në vendngjarje kreu i OSHEE-së së Vlorës, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe një tjetër person.

Mendohet se autorët të kenë qenë të maskuar, të cilët janë larguar me një makinë sapo kanë qëlluar me personat.

Rasti dyshohet të ketë qenë një atentat i mirëfilltë, pasi automjeti i autorit apo autorëve, ë ngjarjes është gjetur i djegur në një fshat të Vlorës.

LEXO EDHE:  Vrau kushëririn me sëpatë në Vlorë/ Gjykata jep vendimin për 40-vjeçarin

Policia ka blinduar qytetin në të gjitha hyrjet dhe daljet. Mendohet se autorët janë larguar nëpër fshatrat e Vlorës.

Në pamjet nga vendngjarja shihen edhe një biçikletë dhe një palë shapka, ndërsa mësohet se i plagosuri që gjendet në spitalin rajonal, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas dëshmitarëve, ai ka marrë plumba në mënyrë rastësore./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kosova & Rajoni

Qeveria e Zaevit merr besimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Publikuar

-

Nga

Qeveria e Zaevit merr besimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i shprehu besimin Qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev, pas kërkesës së tij për votëbesim. Për Qeverinë votuan 62 deputetë nga 120 sa numëron Kuvendi, ndërsa opozita e bojkotoi votimin.

Paraprakisht, Zaev tha se e ka paraqitur kërkesën pas deklaratave të vazhdueshme të liderit të opozitës maqedonase, kryetarit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se shumica parlamentare e ka humbur mbështetjen dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Ky është momenti kur duhet të shohim se kush sa numra ka në Kuvend, ne apo opozita, e cila vazhdimisht pretendon se do ta rrëzojë Qeverinë dhe do të formojë një shumicë të re. Lajmet e rreme dhe bllokadat krijojnë pasiguri politike. Unë nuk do ta lejoj këtë, andaj edhe kërkoj votëbesim për Qeverinë”, tha të mërkurën para deputetëve kryeministri Zoran Zaev.

Votëbesimi u bë pa debat, pasi Zaev e paraqiti kërkesën në bazë të nenit të rregullores mbi punën e Kuvendit, që nuk parasheh debat, por vetëm votim për punën e Qeverisë.

Opozita e kritikoi këtë propozim dhe tha se Zaev ka frikë të përballet me fjalimet e opozitës për dështimin e punës së Qeverisë.

“Ju keni frikë të përballeni me argumentet tona që dëshmojnë dështimet e kësaj Qeverie në të gjitha sferat. Ju keni dështuar ta menaxhoni vendin në krizën me pandeminë, ju keni dështuar në luftën kundër korrupsionit, madje jeni zhytur vetë në korrupsion dhe keqpërdorime të tjera të shumta. Dështimet janë evidente, andaj edhe duhet të përballeni me argumentet tona dhe jo të ikni nga përballja me to”, tha kryetari i grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së, Nikolla Micevski.

LEXO EDHE:  Transportonte klandestinë kundrejt fitimit/ Arrestohet 26-vjeçari, ndalohet dhe bashkëpunëtori i tij

LEXO EDHE:  Spanjë/Çmontohet rrjeti që furnizonte ISIS me luftëtarë

Edhe opozita shqiptare drejtoi kritika ndaj Zaevit për propozimin që votëbesimi i Qeverisë të bëhet pa debat.

“Qeveria tenton t’i fshehë dështimit në çdo lëmi të jetës: dështimet në arsim, shëndetësi, shkeljen e të drejtave të shqiptarëve, përfshirë edhe të drejtën për protestë. Për këtë them se opozita duhet të dëgjohet për punën e Qeverisë. Kjo është kopje e asaj që ka ndodhur në regjimin e kaluar”, tha Skënder Rexhepi nga koalicioni opozitar shqiptar.

Zoran Zaev, kryetari i Lidhjes Social-Demokrate, drejton Qeverinë aktuale të Maqedonisë së Veriut që nga 31 gushti, 2020, pas fitores në zgjedhjet e 15 korrikut.

Partia e tij është në koalicion me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe disa parti më të vogla./rel

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tërmeti i fuqishëm në Greqi/ Xhaçka: Shqipëria e gatshme të ndihmojë

Publikuar

-

Nga

Tërmeti i fuqishëm në Greqi/ Xhaçka: Shqipëria e gatshme të ndihmojë

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur sot Greqinë, lëkundjet e të cilit u ndien edhe në vendin tonë.

Tërmeti me magnitudë 5.9 të shkallër Rihter zonën e Larisas në Greqi ka shkaktuar dëme të shumta pranë epiqendrës, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka përmes një postimi në rrjetet sociale.

Xhaçka shprehet se Shqipëria është në solidaritet të plotë me Greqinë, duke shtuar se Tirana është e gatshme që të ndihmojë, në rast se është nevoja.

LEXO EDHE:  Vrau kushëririn me sëpatë në Vlorë/ Gjykata jep vendimin për 40-vjeçarin

LEXO EDHE:  Shkrumbohet makina/ Alarmohen qytetarët vlonjat

“Solidaritet i plotë me # Greqinë! Zemrat dhe mendjet tona shkojnë te fqinjët tanë grekë në këtë moment të vështirë! 🙏

Shqipëria është gati të ndihmojë, nëse paraqitet nevoja.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

S’ka karburant dhe bonus qiraje/ Fushata zgjedhore iu pret dietat deputetëve, zbardhet urdhri i Ruçit

Publikuar

-

Nga

S’ka karburant dhe bonus qeraje/ Fushata zgjedhore iu pret dietat deputetëve, zbardhet urdhri i Ruçit

Byroja e Kuvendit ka vendosur t’i ndërpresë dietat deputetëve. Në vendimin e marrë në mbledhjen e fundit është caktuar se përgjatë fushatës zgjedhore, ligjvënësit nuk do të kenë përfitime si pagesë telefoni, rimbursim karburanti apo bonus qiraje.

Vendimi është i përkohshëm dhe do të shtrihet përgjatë periudhës 25 mars deri në 25 prill. Trajtimet ekstra të deputetëve do të rinisin sërish pas përfundimit të zgjedhjeve e deri në fund të kësaj legjislature.

“Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për periudhën e fushatës zgjedhore, 25 mars-25 prill 2021 nuk do të përfitojnë shpenzimet e karburantit, dietat brenda vendit dhe qiranë e banesës. Përjashtim do të bëhet vetëm në rast se gjatë kësaj periudhe Kuvendi do të zhvillojë veprimtari në komisione parlamentare/ seancë plenare.

Për periudhën nga data 26 prill 2021  deri në përfundim të legjislaturës së IX-të të Kuvendit deputetët do të trajtohen sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi”, thuhet në vendimin e Byrosë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE