LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A do ta mbyllë Lulzim Basha zyrën e sharësave?

24 Maj 2017, 16:58, Aktualitet CNA

Në Partisë Demokratike funksionon prej disa kohësh zyra e sharësave, kështu është quajtur struktura e ngritur në selinë e PD në katin e dytë të saj,e  cila ka rreth 30 persona, të cilët punojnë më dy turne, duke kryer vetëm një detyrë, shajnë dhe komentojnë me urdhër në rrjetet sociale, ku urdhërojnë drejtuesit e tyre.

Zyra ka dy përgjegjës me inicialet E.SH dhe E.H. dhe kontrollohet me shumë gjasa nga familjarë të afërt të Lulzim Bashës. Tani që marrëveshja u firmos dhe që palët kanë rënë në qetësi, zyra e sharësave duket disi e panevojshme, por askush nuk ka vendosur mbylljen e saj, ajo duhet për sharje, fyerja, kërcënime, në rrjetet sociale.

Urdhrat jepen nga dy përgjegjësit, të cilët komunikojnë edhe me zyrtarët e PD, por siç thamë më lart, komandohen nga familja e Lulzim Bashës, njerëz të afërt të tij. Kjo strukturë ka funksionuar edhe në zgjedhjet e vitit 2011, por tani është bërë edhe më solide dhe thuajse është strukturë brenda PD, ndryshe nga hera e kaluar kur ajo mbahej e fshehur dhe kontrollohej sërish nga e njëjta dorë.

CityNews ka bërë një denoncim 22 ditë më parë, më poshtë keni linkun e informacionit të plotë./CityNews

Investigimi/Skandal në PD, 30 sharësa me pagesë për rrjetet sociale

Lajmet e fundit nga