LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet e vërteta e përjashtimit të Ilir Metës/Nuk ekziston përplasje më e fortë se ...!

23 Maj 2017, 20:27, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha arritën pak ditë më parë marrëveshjen historike për zgjidhjen e krizës. Kjo marrëveshje, përtej zgjidhjes së ngërçit politik, pati dhe të pakënaqur.

Njëri prej tyre ishte dhe Ilir Meta e LSI, pasi ai jo vetëm u përjashtua plotësisht nga negocitat dhe zhvillimet e vrullshme politike të ditëve të fundit, por iu hoq mundësi që të jetë dhe në koalicion në zgjedhjet e 25 qershorit.

Një vendim ky, që e dëmton jo pak forcën politike që Meta drejtoi deri kur u zgjodh President i vendit. Në lidhje me këtë çështja ka folur dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit tha në ?Studio e Hapur? se Meta u përjashtua pasi i kishtë bërë zgjedhjet e veta.

?Ilir Meta kishte bërë zgjedhjet e tij. Kishte marrë Presidentin, kishte hyrë në zgjedhje, ishte regjistruar, kishte dëshmuar se do të merrte pjesë në zgjedhje. Nuk ekziston përplasje më e fortë se Rama dhe Meta. Edhe unë kam pasur me Metën, por jo në këtë shkallë?, deklaroi Berisha./CityNews

Lajmet e fundit nga