LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

O pallë! Rama i kthehet ashpër komentuesit/Gjynah ata që të kanë bërë kokën!

23 Maj 2017, 13:29, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama vijon replikat dhe përplasjet me qytetarët në rrjetet sociale. Rama ka gjetur kohë për komentuesit edhe ditën e sotme, pas një videoje të publikuar në rrjet nga takimi i tij në Manëz të Durrësit, ku komentet kanë qenë jo të pakta.

Një qytetar i është vërsulur kryeministrit me një gjuhë të ashpër, duke i thënë se mësuesit nuk duhet të merren me politikë, por me mësimet. Me të njëjtën gjuhë i është kthyer dhe Rama, duke i thënë se prindërit e kanë sjellë në jetë, që ta përdorë kokën për të menduar.

KOMENTUESI: Po pse more pall mesuesit/e pse te bajn plitik po te perqendroh ne mesim per tju dhan nxenseve se ato jan e ardhmja e shqipnia

RAMA: Jashte mesimit thashe Bako po si duket ti e ke mendjen te shash jo te degjosh e te mesosh, gjynah ata qe te kane bere koken e kane enderruar qe ta perdoresh per te menduar jo per?/CityNews

Lajmet e fundit nga