LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush janë zullumqarët që do hyjnë në burg?!/ Paralajmërimi i Ramës dhe batuta me Dakon

23 Maj 2017, 15:32, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një takim me gratë dhe vajzat në qytetin e Durrësit. Ndër të tjera, Rama komentoi dhe ligjin e vettingut, i cili u miratua mbrëmjen e kaluar në Kuvend. Ai tha se me zbatimin e këtij ligji do të hyjnë në burg disa zullumqarë.

?Në burg? Që këtu duhet të shkojnë në burg disa zullumqarë kjo nuk diskutohet. Kjo s?ka ndodhur në kaq vite se politikanët e korruptuar me pushtet kanë qenë të lidhur si mishi me thoin me gjyqtarët e korruptuar?, u shpreh ai.

Sipas të parit të qeverisë, rasti i vettingut është rasti tipik kur politika përdoret për të bërë gjëra të mira.

Gjatë këtij takimi, kreu i ekzekutivit nuk i kurseu edhe batutat me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, për të cilin tha se i acaron kundërshtarët, më keq se ai vetë. Duke e falënderuar në fund të takimit, Rama u shpreh.

?Jo se është puna e ëmbëlsirës në fund po sa herë vjen rasti e kam të nevojshme ta them, edhe për ata që e kanë tmerr ta dëgjojnë. Vangjushi i acaron ata se është edhe i vogël, thonë mirë ky i madhi por as këtë s?po e shkulim dot?, tha Rama ndër të tjera./CityNews

Lajmet e fundit nga