LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapet në flagrancë hajduti i mjetit

23 Maj 2017, 18:28, Aktualitet CNA

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit, Arbër Voci, 32 vjeç, banues në fshatin Vishocicë-Devoll. Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi S.V, 27 vjeç, banues në Korçë, i cili ka deklaruar se më datë 23.05.2017, në Bilisht, në afërsi të një lokali i kanë vjedhur automjetin tip “SMART” me targa AA 138 PG, në pronësi të tij.

Në Zëmblak, në pikën e kontrollit të ngritur nga ana e strukturave të DVP-Korçë, u bë i mundur ndalimi i mjetit të lartpërmendur, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Vjedhja” parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.

Lajmet e fundit nga