LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bomba në Mançester e ndërtuar për të shkaktuar viktima të shumta

23 Maj 2017, 18:20, Aktualitet CNA

Sipas policisë britanike, personi që kreu shpërthimin në koncertin e Mançesterit, ishte nisur për të vrarë sa më shumë spektatorë që të ishte e mundur.

Pajisja shpërthyese ishte një bombë e ndërtuar me gozhdë, ciflat e të cilave u përhapën në një rreze të gjerë.

Eksperti britanik i sigurisë, Will Geddes, u tha gazetarëve se pajisja shpërthyese duket të ishte e tillë që të shkaktonte sa më shumë viktima. “Kur shpërthen një bombë, tha ai, dëmi më i madh shkaktohet nga ciflat që përhapen dhe kjo është arsyeja se pse terroristët përdorin shpesh çanta të mbushura me kushineta”.

Dëshmitarët thanë se vendi pranë shpërthimit ishte e mbushur me bulona të dimensioneve të ndryshme dhe ekipet e ndihmës mjeksore konfirmuan se plagët më të shumta ishin shkaktuar nga ciflat metalike.

Kritikët u bënë jehonë pohimeve të disa fansave se Masat e sigurisë në koncert ishin të dobëta. Sipas tyre, rojet në hyrje të koncertit ishin më të preokupuar se mos fansat kishin me vete pije alkoholike në vend të ujit./VOA

Lajmet e fundit nga