Connect with Us

ANALIZA/Ja si i gënjeu sot Ilir Meta shqiptarët për mandatet e LSI

Aktualitet

ANALIZA/Ja si i gënjeu sot Ilir Meta shqiptarët për mandatet e LSI

Publikuar

-

Ish kreu i LSI, sot presidenti i zgjedhur Ilir Meta në një dalje për mediat  deklaroi numrin e mandateve që LSI fitonte sipas votave të marrë në zgjedhjet lokale të vitit 2015.

Për Ilir Metën, LSI sipas kësaj llogarie duhet të merrte rreth 34 mandate, por llogaritë aritmetike ose i bën shumë keq, ose i përdor shifrat thjesht për propagandë elektorale.

Shifrat flasin totalisht të kundërtën e asaj që thotë Ilir Meta dhe për këtë po sjellim të gjitha të dhënat zyrtare në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve në vitin 2013, 2015, numrin total të votuesve dhe votat që ka marrë LSI, duke i përkthyer të dyja në numra mandatesh.

Në vitin 2013 kanë votuar 1.724.779 ku 993.904 vota ka marrë koalicioni i majtë, nga të cilat LSI ka siguruar 180.470 vota përkthyer në 16 mandate deputetësh.   630.677 koalicioni i djathtë dhe janë rreth 50 mijë vota të tjera, AKZ, FRD dhe të pavarur.

Duke lexuar rezultatin e vitit 2013, votat në raport me mandatet, rezulton që mandati të ketë një vlerë prej rreth 12 mijë votash me sistemin aktual. Le të lexojmë dhe rezultatin e votave në vitin 2015.

Sipas të dhënave zyrtare në zgjedhjet vendore të vitit 2015, kanë votuar 1.562.161 zgjedhës, ku koalicioni i majtë ka marrë 991.609 vota, nga të cilat LSI ka marrë 259.934 vota dhe koalicioni i djathtë 507.285 vota.

Duke përdorur të njëjtën formulë si në zgjedhjet e vitit 2013, duke pasur parasysh edhe faktin se jashtë koalicioneve janë rreth 63 mijë vota, rezulton se LSI si në 2013 dhe në 2015 do të merrte afërsisht 25 mandate deputetësh.

Ilir Meta jo se nuk e di shifrën por publikisht gënjeu duke thënë 34 mandate, në fakt asnjë aritmetikë dhe asnjë shifër nuk mund të vërtetojë atë që thotë Meta.

Më tej po sjellim edhe disa detaje që kanë të bëjnë shumë në mënyrën e votave që mbledhin partitë në zgjedhjet parlamentare apo lokale. Ilir Meta e di mjaft mirë se në 2017 kemi zgjedhjet parlametare dhe votohet sigla, ndërsa ne zgjedhjet lokale votat për një forcë politike shtohen së tepërmi nga emrat e këshilltarëve në lista, të cilët janë me mijëra anë e mbanë  Shqipërisë dhe kuptohet angazhimi i tyre është më i madh se sa në një fushatë për zgjedhjet qendrore.

LEXO EDHE:  Murrizi zbulon draftin e fshehtë/ Paralajmëron katërshen politike: Nuk do ta çoni deri në fund këtë gjellë qensh

Një rast mjaft specifik që i vlen Ilir Metës për llogaritë e tij janë zgjedhjet për bashkinë e Pogradecit, ku kandidatja e LSI humbi megjithëse duhet të kishte shtuar shumë votat e LSI. Këshilli ku përfaqësohet LSI në Pogradec është në fakt i fryrë për shkak të votave familjare dhe lidhjeve shoqërore, rezultatin e vërtetë ish kreu i LSI Ilir Meta duhet ta shohë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Më tej do të sjellim një tjetër argument, Ilir Meta tha se në qarkun e Korçës LSI merrte tre mandate, por në vitin 2013 në Korçë LSI mori rreth 14 mijë vota dhe përfitoi një mandat, ndërsa në zgjedhjet lokale të 2015 ka marrë rreth 19 mijë vota, që të kapë mandatin e dytë më pjesëmarrjen e votuesve dhe votat që ka marrë do t’i duheshin të paktën edhe 3 mijë vota se për të tretin as që bëhet fjalë. Ndoshta duke bërë llogari propagandistike duke shtuar mandatet, një në Korçë, dy në Elbasan, 7 në Tiranë, Ilir Meta spaska faj, kur thotë 34 mandate.

Maksimalizimi i votave do të jepte afërsisht gjysmat e atyre që tha publikisht, pra të njëjtat mandate sa në vitin 2013, duke bërë llogaritë me formulën e Ilir Metës në të dyja rastet sipas votave në dy palë zgjedhjet e fundit. Me çdo lloj qetësie dhe çdo lloj dashurie tonën për LSI, shifrat thonë të kundërtën e asaj që shpreh Ilir Meta. Këtu nuk kemi llogaritur, votat që mund të blejë LSI, me miell, telefona, dhurata, 50 euro e të tjera si këto që në asnjë rast dhe asnjëherë nuk mund të themi të kundërtën, duke ditur mënyrën se si funksionon çeta e Ilir Metës, sot President i Republikës që e ka emrin LSI./CityNews

Më poshtë do të gjeni edhe linqet përkatëse të të dhënave nga KQZ.

http://cec.org.al/Portals/0/Documents/CEC%202013/zgjedhje-per-kuvend/2013/zgjedhje_2013_web/lidhja_2.pdf

http://cec.org.al/Portals/0/Documents/CEC%202013/zgjedhje-vendore/2015/rezultatet/Lidhja%202%20-%20rez_rang%20vendi_keshill.pdf

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Afera me inceneratorët/ SPAK ka prova të korrupsionit në Fier

Publikuar

-

Nga

Qyteti i Fierit, mëngjesin e djeshëm është zgjuar nën pushtetin e tymit, për shkak të djegies së mbeturinave urbane.

Edhe sot është e njëjta situatë, qyteti shfaqet i nxirë nga bloza dhe njerëzit në rrugë mezi dallojnë njëri tjetrin, ndërsa automjetet janë të detyruar të lëvizin me drita të gjata. (Lexo këtu)

Sot  CNA.al publikoi një tjetër video të djegies së plehrave, ndërkohë që jepen 30 milionë euro për inceneratorin e Fierit

Inceneratori duhej të kishte nisur nga puna shumë muaj më parë, ashtu siç Kryeministri Edi Rama  kishte premtuar më herët.

Por, sot jemi në kulmin e sezonit turistik, jemi në fund të Korrikut dhe qyteti i Fierit është i mbuluar nga tymi.

Prej dy ditësh po digjen plehrat në Mbrostar, duke kryer kështu një krim mjedisor. (Lexo këtu)

Në vend që këto plehra të digjeshin nga inceneratorët, sot po rrezikojnë jetën e qytetarëve të Fierit, të cilët janë detyruar të largohen edhe nga shtëpitë, nga tymi dhe bloza e mbeturinave.

Zona e mbetjeve duhej të kthehej në një park të gjelbër, por sot plehrat po digjen dhe inceneratori ka mbetur në tentativë, dhe as po funksionon dhe s’dihet se kur do të funksionojë, megjithëse shqiptarët kanë paguar miliona.

LEXO EDHE:  “Meta gaboi rëndë kur vuri bast”/ Ylli Manjani sulmon deputetët

LEXO EDHE:  Deputeti i Bashës kërkon bashkëqeverisje

SPAK-u ka prova të korrupsionit në Fier. Drejtuesi i SPAK Arben Kraja, mund të shkojë me makinë dhe të shikojë provën e aferës korruptive të  inceneratorëve.

Nëse vërtet SPAK është për drejtësi ashtu siç trumbeton, atëherë, Arben Kraja dhe prokurorët e tij, të marrin rrugën drejt Fierit, ndonëse do të jenë të detyruar të udhëtojnë në qytet me drita të gjata, por nga ana tjetër mund të sigurojnë provat për të cilat flasin se mbështeten.

Çfarë ka ndodhur me 30 milionë eurot e inceneratorit, pse nuk ka përfunduar, kush abuzoi me taksat e qytetarëve dhe më pas mori gucimin ti çojë ata drejt helmimit dhe vdekjes, duke iu vënë flakën mbeturinave?

Janë të gjitha këto pyetje por edhe më tepër që SPAK duhet t’u japë përgjigje dhe të hedhë dritë mbi aferën korruptive të inceneratorëve, duke çuar para drejtësisë përgjegjësit, kushdo qofshin ata.

Video që CNA.al ka sjellë dje dhe sot janë prova që hedhin dritë mbi aferën korruptive të inceneratorit të Fierit.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Burri i vuri zjarrin gruas në Gjirokastër/ Basha: Krim i tmerrshëm, dhuna ndaj grave një plagë e madhe sociale

Publikuar

-

Nga

Një 72-vjeçar nga Gjirokastra është arrestuar pasi ka tentuar të vrasë gruan e tij, duke i vënë zjarrin.

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar duke e quajtur këtë ngjarje të papranueshme dhe një krim të tmerrshëm.

Basha e cilëson dhunën ndaj grave si një plagë në shoqërinë shqiptare që kërkon një kurë të shpjetë dhe gjithëpërfshirëse.

Krim i tmerrshëm ai i ndodhur sot në Gjirokastër. Dhuna ndaj grave është një plagë e madhe sociale që kërkon një kurë të shpejtë, të thellë dhe gjithëpërfshirëse. Është e papranueshme që dhuna të jetë pjesë e përditshmërisë, sidomos për gratë dhe vajzat që jetojnë në kushtet e varfërisë dhe varësisë ekonomike. PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë për të forcuar mbrojtjen e nënave e vajzave dhe për të frenuar këtë fenomen që shkatërron familjet”, shkruan kreu i PD në Twitter./ CNA.al

 

E rëndë/ Burri i vë flakën gruas me benzinë

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paralajmërimi “bombë” i Harxhit/ “Do të ketë dorëheqje më të forta në PD”

Publikuar

-

Nga

Paralajmërimi “bombë” i Harxhit/ "Do të ketë dorëheqje më të forta në PD"

Ish-kandidatja për kreun e PD-së, Edith Harxhi ka bërë paralajmërimin e fortë duke u shprehur se do të ketë dorëheqje edhe nga degët e tjera të PD në rrethe dhe nga ato më të rëndësisshme.

E ftuar në emisionin “Breaking” ajo deklaroi se kreu i PD, Lulzim Basha është i vetmi përgjegjës për dorëhqejet masive në Korçë.

Ajo theksoi se kjo është dhe arsyeja pse ai në konferencën për media anashkaloi çështjen duke mos u përgjigjur.

Ai anashkaloi rastin e Korçës, pse ai është përgjegjës në rastin e Korçës dhe për situatën e PD. Do të kemi dorëheqje të tjera edhe nga degët e tjera të PD-së. Të rëndësishme, anëtarësia e PD po vlon, e kjo vjen menjëherë pas Kuvendit”, tha Harxhi.

Ajo akuzoi Bashën se po zbaton prej kohësh marrëveshjen politike të katër vite më parë të 17 majit.

LEXO EDHE:  “Shkrirja e LSI sfidë patriotike”/ Këshilltari i Niko Peleshit: Fitorja e zgjedhjeve sfidë politike!

LEXO EDHE:  “Meta gaboi rëndë kur vuri bast”/ Ylli Manjani sulmon deputetët

Situata është e rëndë, PD po zhbëhet çdo ditë e më tepër, grupe e njerëz po largohen dhe vetëflijohen, Korça nuk është i vetmi rast, por është rasti më flagrant. Situata në Korçë vlonte për shumë kohë, jo vetëm para e pas fushatës. Kjo tregon se PD po shkon drejt një vetëshkatërrimi, e askush nuk merr masa dhe kjo për mua është shqetësuese”, vijoi më tej Harxhi.

Gjithashtu nënvizioi se do të jetë reagime të tjera pasi sipas saj Basha nuk ka kohezion politik brenda PD./ CNA.al

LEXO TE PLOTE