LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thyenin shishe dhe gjuanin me armë në Kurbin/Çfarë ndodhi në lokalin e natës?

22 Maj 2017, 11:37, Aktualitet CNA

Policia ka zbardhur ditën e sotme ngjarjen e ndodhur në një lokal nate në Kurbin të Lezhës.

Nga informacioni i Policisë me  datë 21.05.2017, rreth orës 02:00 është marrë njoftim se në Spitalin Rajonal Lezhë,  ka shkuar i dëmtuar  me mjete të mprehta në dorë një shtetas.

Është ngritur grupi hetimor dhe ka filluar menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në një lokal në Fushë Gjormë në Kurbin,në gjendje të dehur , shtetasi Lekë Kola është vetëdëmtuar në krah  ( me shishe pije alkoolike të thyer  ) . Gjithashtu dyshohet se  janë përdorur edhe armë zhurmuese imituese si dhe shtetasi Lekë Kola ka patur  armë zjarri dhe në gjendje të dehur ka qëlluar në ajër ku nuk ka pasur asnjë person të plagosur .

Gjatë kqyrjes në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar 1 gëzhojë armë zjarri në ambientet e jashtme të lokalit dhe 2 gëzhoja pistolete simuluese ( pistoleta imituese zhurmuese) .

Nga  Seksioni për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në vijim të  veprimeve të shpejta procedurale  hetimore , operative dhe  profesionale, u bë i mundur dokumentimi ligjor i kësaj ngjarje ku si rezultat :
U arrestuan në flagrancë  shtetasit :

– Lekë Kola, 36 vjeç, banues në Lezhë për veprat penale ” Moskallëzim krimi ” “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” ” Prishje e qetësisë publike” parashikuar nga nenet 300 , 278/2 dhe 274  të Kodit Penal.

– Alfred  Kola, 32 vjeç,banues në Lezhë  për vepren penale ” Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
– Vlash Currakaj, 21 vjeç, banues  në Lezhë  për vepren penale ” Moskallëzim krimi ” parashikuar nga Neni 300 i Kodit Penal.

Gjithashtu u proceduan  penalisht në gjendje të lirë shtetasit  M.G. 27 vjeç,  banues në Krujë dhe A.A. 20 vjeç, banues në Kurbin  për vepren penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

U shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit M. ( B). L. 32 vjeç, banues në Kurbin pasi ky shtetas kujdesej për lokalin dhe dyshohet se pas ngjarjes ka prishur vendin e ngjarjes dhe është larguar.  Veprat penale në ngarkim të tij ” Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe ” Moskallëzim krimi” parashikuar nga nenet 301 dhe 300 të Kodit Penal.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në  këtë lokal u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e proves materiale 6 kompjutera lojëra fati të paliçensuara.

Në lidhje me këtë u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi    A. B. 21 vjeç, banues në Kurbin për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” ” Vënia në dispozicion e lokalit për lojëra të palejuara” parashikuar nga nenet 180 dhe 198 të Kodit Penal.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit  A.( F.) L.   29 vjeç,  banues në Malbardhë në  Kurbin, i cili u shpall në kërkim për vepren penale “Organizimi i llotarive të palejuara?  parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Materialet  procedurale  i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme./CityNews

Lajmet e fundit nga