LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Carlo Bollino/Nga “Rambo”, tek e “besuara” e Zenit: Ministrat besnikë, në vend të ministrave teknikë

22 Maj 2017, 18:22, Aktualitet CNA

Më tekniku nga të gjithë të tjerët është koloneli Dritan Demiraj, i dekoruar me 47 medalje, pjesën më të madhe të të cilave e ka marrë për artet marciale dhe qitjen. Një Rambo i vërtetë shqiptar, që ka dalë fitimtar madje edhe nga ferri i Afganistanit dhe Iraku.

PD e propozoi si ministër të ri të Brendshëm, por tani atij i duhet shpjeguar se fushat me kanabis nuk do t?i çrrënjosë me duart e tij dhe se, me luftë kundër krimit, nuk nënkuptohet një betejë me tanke, por vetëm një tjetër aktivitet, më i heshtur, por po aq i vendosur, i drejtimit politik, që mirë është të bëhet nga tryeza e punës.

?Koloneli DD?, një nacionalist dhe mbështetës i thekur i Donald Trumpit, qëkurse është paditur dhe i shkarkuar nga ministrja aktuale e Mbrojtjes, është bashkuar shumë herë me marrëzitë propagandistike të PD dhe kaq mjaftoi për të merituar besimin e Lulzim Bashës për ta propozuar në vend të Fatmir Xhafës.

Një ministër i hekurt (të paktën kështu synohet), muskujt e të cilit të treguara pa bezdi edhe në Facebook, mendohet se do të sillnin një bindje më të plotë, të paktën ndër drejtuesit e Policisë. Por mbetet dyshimi nëse është apo jo sinjali i duhur, për një vend që synon të hyjë në Bashkimin Evropian ai, që të vendoset në krye të ministrisë së Brendshme një ushtarak i karrierës.

Në të njëjtën linjë force do të dukej edhe zgjedhja e ministres së re të Arsimit, profesores Mirela Karabina, por këtu të ngatërron vetëm mbiemri: po të lexosh CV-në e saj, del se gjëja më luftarake që ka bërë, ka qenë të ishte gruaja e ambasadorit shqiptar, më parë në Pakistan, e më pas në Bullgari, Petrit Karabina. Përveç asaj ka frekuentuar me pasion dhe devotshmëri çadrën e protestës në bulevard. Tjetër meritë kjo, që e ka çuar në emërimin ministror.

Nga lista e vërejtjeve do të përjashtonim ministrin e Shëndetësisë Arben Beqiri, kirurg që jetën e tij ia ka dedikuar në pjesë të madhe shëndetësisë dhe jo PD-së, siç ka bërë, në të kundërt, ministri i ri i Drejtësisë Gazmend Bardhi, i cili, ndonëse është një jurist i vlerësuar, nuk është teknicien larg politikës: roli i tij zyrtar është këshilltar ligjor i grupit parlamentar të PD; flet në emër të PD dhe ka ndarë publikisht me PD betejat e saj politike.

Pjesa tjetër e ?ministrave teknikë?, që do të hyjnë të bëjnë pjesë në qeverinë Rama me propozim të opozitës, janë të gjithë militantë të PD dhe mbështetës të verbër të arsyeve të familjes Berisha. Duke nisur nga ministrja e Financave Helga Vukaj, e cila, përveçse ka botuar libra bashkë me Argita Berishën, prej kohësh është përfolur si pjesë e skuadrës së Shkëlzenit, që nga koha kur Doktori e bëri nëndrejtoreshë të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Apo Ledina Mandia, zëvendëskryeministre në vend të Niko Peleshit, ish-Avokate e Shtetit (në kohën e Berishës), e cila u dallua në dëshmitë e fundit të Komisionit Hetimor Parlamentar për skandalin CEZ si një mbrojtëse shumë e vendosur e veprimtarisë së Berishës dhe akuzuese shumë e ashpër e Edi Ramës. Apo Xhuljeta Kërtusha, ministre e re e Çështjeve Sociale, e cila, madje, është anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike pa asnjë përvojë apo merita profesionale tjetër.

Ndoshta me termin ?ministër teknik? kuptohej diçka tjetër në marrëveshjen e nënshkruar nga Edi Rama me Lulzim Bashën, por, me sa duket, PD nuk ka teknicienë në radhët e saj, pasi i vetmi kusht për t?u vlerësuar nga Berisha dhe Basha është të besosh në mënyrë të verbër fenë e tyre, ndërkohë që as profesionistët më seriozë që kritikojnë idetë e së majtës nuk arrijnë të gëzojnë besimin e PD në rast se nuk bëhen militantë të saj. Një parti, e cila, vëmendjen më të madhe e ka për shërbëtorët më të afërt, e jo për meritokracinë; qoftë edhe vetëm si një përpjekje për të ruajtur formën e kësaj fjale kaq të ëndërruar e dëshiruar për shqiptarët.

Është kjo logjikë që ka frymëzuar gjithnjë marrëdhëniet e PD me shtypin: një gazetar quhet ?i lirë dhe i pavarur? vetëm në rast se shpërndan propagandën e Partisë.

37 ditët e bashkëqeverisjes PD-PS do të ofronin për Lulzim Bashën mundësinë që të tregonte se logjika e vjetër e militantizmit, e cila gjithnjë ka frymëzuar strategjinë politike të Sali Berishës, po ndryshonte edhe në radhët e PD. Por joshja për ta vendosur të gjithë opozitën ekskluzivisht në shërbim të shërbëtorëve më besnikë të klanit të familjes e kapërceu forcën e logjikës dhe të strategjisë politike. Kështu që, edhe në rolin e vetëm që i takon opozitës si post politik, u emërua madje Erinda Ballanca, shoqe e ngushtë e Argitës dhe avokate personale e familjes Berisha dhe e vetë Lul Bashës: në vend të Avokatit të Popullit, kanë zgjedhur avokatin e klanit të tyre.

Në rast se këta janë ministrat teknikë, atëherë çfarë nivel militantizmi do të arrinin ministrat politikë?

Kush e di nëse Edi Rama e kishte parashikuar këtë, por lëvizja për t?i hapur PD-së dyert e pushtetit në prag të zgjedhjeve rrezikon të kthehet për vetë PD-në një bumerang politik: kjo, pasi mbështetësit e opozitës tanimë mund të kuptojnë që, nëse Basha dhe Berisha do të ktheheshin në pushtet me kohë të plotë, si zakonisht do të ishte klani i tyre i shumë të besuarve ai që do të ndante tortën. Ndërkohë që të gjithë simpatizantët e PS do të zgjoheshin pas katër vjet letargjie në pushtet, duke kuptuar se ç?do të ndodhte në rast se PD do të fitonte përsëri./shqiptarja

Lajmet e fundit nga