LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-deputeti i PD këshillon Bashën/Emrat që s’duhet të fusësh në lista

22 Maj 2017, 16:49, Aktualitet CNA

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku, ka folur për listat e kandidatëve për deputetë të PD, që pritet të finalizohen deri më 26 maj.

Marku u ndal te emrat që nuk duhet të jenë në listë, duke këshilluar Lulzim Bashën që të shkojë i përgatitur në këto zgjedhje. Sipas tij, Basha duhet të ruajë disa emra, por edhe të sjellë risi.

?PD duhet të shkojë e përgatitur në këto zgjedhje. Kreu i PD dhe gjithë demokratët duhet të reflektojnë, dhe të dinë se çfarë mendon opinioni publik dhe elektorati. Përtej aksionit politik, dhe çadrës, që besoj se i ka rritur kredibilitetin PD-së, mendoj se duhet të vendosë se me çfarë alternative të re do të paraqitet në këto zgjedhje. Duhet të reflektojë përgjegjësinë për pushtetin e para 4 viteve. Me përjashtim të një ndryshimi jo shumë të ndjeshëm, në PD janë të gjithë emrat që kanë humbur zgjedhjet para 4 viteve. Nëse kjo listë do t?i paraqitet votuesve, mendoj se do ishte zhgënjyese. Nëse para 4 vitesh votuesit e kanë rrëzuar këtë listë, nuk do kishte arsye t?i rivotonte. Për këtë arsye them se duhet të ketë ndryshime. Ndaj them se Basha është në vështirësi, pasi duhet të ruajë disa emra, por edhe të sjellë risi. Nga ana tjetër duhet të ruajë ekuilibrat me aleatët?, u shpreh Marku në News 24.

PD ka ngritur tashmë grupet e punës në të gjitha qarqet e vendit, grupe të cilët po marrin mendimin e bazës për emrat me të cilët PD duhet të dalë në zgjedhjet e 25 Qershorit./CityNews

Lajmet e fundit nga