LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTO-Veshja e Ramës që ngjalli debat të ashpër në Kuvend

22 Maj 2017, 21:37, Aktualitet CNA

Një debat i ashpër është zhvilluar në seancën e jashtëzakonshme plenare, të mbledhur mbrëmjen e sotme ku u votua vettingu.

?Mollë sherri? për debatin ka qenë veshja e kryeministrit Edi Rama, e cila i ka tërhequr vëmendje deputeti të PD, Astrit Patozi.

?Nuk kam ndonjë gjë për ligjet. E kam me veshjen e kryeministrit. Nuk është në përputhje me etiken. E dimë që marrveshja nuk i pëlqen, por këtë s?ka pse ta tregoje me gjuhen e trupit?, tha Patozi.

Rama ishte veshur në seancë me një xhaketë dhe poshtë saj kishte një bluzë të bardhë me mbishkrimin ?Shqipëria qe duam?./CityNews

Lajmet e fundit nga