Connect with Us

Deputeti i PD sulmon ashpër Blushin/Mos bëj të virgjrin e qepur pas zhvirgjërimit!

Aktualitet

Deputeti i PD sulmon ashpër Blushin/Mos bëj të virgjrin e qepur pas zhvirgjërimit!

Publikuar

-

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka sulmuar ashpër deputetin Ben Blushi.

Ky i fundit u përplas me kryeministrin Edi Rama, në seancën e jashtëzakonshme, ku pritet të votohet vettingu.

Paloka ndërhyri duke i thënë Blushit të mos bëjë të virgjërin.

“Me firmat e kësaj partie, PS u regjistrua në KQZ për të bërë opozitën. Nuk jemi këtu të dëgjojmë të virgjrit e qepur pas zhvirgjërimit, që hyn të bëjnë opozitën, as kryeministrin që flet për trendin e veshjes”, tha Paloka./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Burri i vuri zjarrin gruas në Gjirokastër/ Basha: Krim i tmerrshëm, dhuna ndaj grave një plagë e madhe sociale

Publikuar

-

Nga

Një 72-vjeçar nga Gjirokastra është arrestuar pasi ka tentuar të vrasë gruan e tij, duke i vënë zjarrin.

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar duke e quajtur këtë ngjarje të papranueshme dhe një krim të tmerrshëm.

Basha e cilëson dhunën ndaj grave si një plagë në shoqërinë shqiptare që kërkon një kurë të shpjetë dhe gjithëpërfshirëse.

Krim i tmerrshëm ai i ndodhur sot në Gjirokastër. Dhuna ndaj grave është një plagë e madhe sociale që kërkon një kurë të shpejtë, të thellë dhe gjithëpërfshirëse. Është e papranueshme që dhuna të jetë pjesë e përditshmërisë, sidomos për gratë dhe vajzat që jetojnë në kushtet e varfërisë dhe varësisë ekonomike. PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë për të forcuar mbrojtjen e nënave e vajzave dhe për të frenuar këtë fenomen që shkatërron familjet”, shkruan kreu i PD në Twitter./ CNA.al

 

E rëndë/ Burri i vë flakën gruas me benzinë

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paralajmërimi “bombë” i Harxhit/ “Do të ketë dorëheqje më të forta në PD”

Publikuar

-

Nga

Paralajmërimi “bombë” i Harxhit/ "Do të ketë dorëheqje më të forta në PD"

Ish-kandidatja për kreun e PD-së, Edith Harxhi ka bërë paralajmërimin e fortë duke u shprehur se do të ketë dorëheqje edhe nga degët e tjera të PD në rrethe dhe nga ato më të rëndësisshme.

E ftuar në emisionin “Breaking” ajo deklaroi se kreu i PD, Lulzim Basha është i vetmi përgjegjës për dorëhqejet masive në Korçë.

Ajo theksoi se kjo është dhe arsyeja pse ai në konferencën për media anashkaloi çështjen duke mos u përgjigjur.

Ai anashkaloi rastin e Korçës, pse ai është përgjegjës në rastin e Korçës dhe për situatën e PD. Do të kemi dorëheqje të tjera edhe nga degët e tjera të PD-së. Të rëndësishme, anëtarësia e PD po vlon, e kjo vjen menjëherë pas Kuvendit”, tha Harxhi.

Ajo akuzoi Bashën se po zbaton prej kohësh marrëveshjen politike të katër vite më parë të 17 majit.

LEXO EDHE:  Pse hesht Basha për mesazhet e publikuara nga Meta?/ Duma përplaset ashpër me Bushatin

LEXO EDHE:  Rama-Meta rivalë në krim/Koalicioni PS-LSI si makinë llogaritëse

Situata është e rëndë, PD po zhbëhet çdo ditë e më tepër, grupe e njerëz po largohen dhe vetëflijohen, Korça nuk është i vetmi rast, por është rasti më flagrant. Situata në Korçë vlonte për shumë kohë, jo vetëm para e pas fushatës. Kjo tregon se PD po shkon drejt një vetëshkatërrimi, e askush nuk merr masa dhe kjo për mua është shqetësuese”, vijoi më tej Harxhi.

Gjithashtu nënvizioi se do të jetë reagime të tjera pasi sipas saj Basha nuk ka kohezion politik brenda PD./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rrezik për jetën e pasagjerëve/ Bllokohen 3 mjete lundruese në Liqenin e Komanit

Publikuar

-

Nga

Policia e Shkodrës ka ushtruar një kontroll në liqenin e Komanit për mjetet lundruese pa licensë në këtë liqen.

Nga kontrolli i forcave të policisë bashkë me efektivët e kufirit dhe struktura tjera policore janë bllokuar tri mjete lundruese.

Po ashtu policia vendore e Shkodrës ka proceduar në gjendje të lirë tre shtetas për ushtrim të aktivitetit pa licensë të mjeteve lundruese.

Liqeni i Komanit në këtë kohë ka një dyndje të madhe turistësh të huaj, por edhe pushues vendas të cilët i drejtohen kryesisht lumit të Shalës por edhe drejt Valbonës në Tropojë duke kaluar nga liqeni i Komanit në Fierzë apo edhe pika të tjera turistike që janë rreth këtyre ujrave.

LEXO EDHE:  Pse hesht Basha për mesazhet e publikuara nga Meta?/ Duma përplaset ashpër me Bushatin

LEXO EDHE:  Paloka thirrje gazetarëve dhe drejtuesve të mediave/ Bëjini block Edvinit e do e shihni si do lëpihet

Shpesh herë është ngritur alarmi i transportimit të pushuesve dhe turistëve nga mjete lundruese të pasigurta dhe që janë kthyer në një rrezik duke bërë që policia të ushtrojë këto kontrolle dhe të bllokojë tri prej mjeteve./CNA.al

LEXO TE PLOTE