LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministria e Brendshme në duart e një Koloneli/Kush është Dritan Demiraj

21 Maj 2017, 19:32, Aktualitet CNA

Pas një beteje të gjatë në shesh, Partia Demokratike ia doli të marrë për pak kohë drejtimin e Ministrisë së Brendshme.

Duke larguar nga detyra Fatmir Xhafajn, pas marrëveshjes që Lulzim Basha arriti me Edi Ramën, në këtë post PD ka çuar kolonelin Dritan Demiraj.

Por kush është Dritan Demiraj? Ai është shkarkuar nga detyra në dhjetor 2014 nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Ka 24 medalje në ushtri dhe 27 në sport. Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë, aq sa njihet si ?babai?, udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve ?Eagle? (nga 1-7), pedagog, autor i shumë librave, manualeve e kumtesave deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor.

Koloneli Dritan Demiraj ka marrë dekoratën ?Nderi i Kombit? nga Presidenti. Ai u lirua nga detyra me motivacionin se u largua pa leje jashtë shtetit./CityNews

Lajmet e fundit nga