LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bashkëshortja e Bashës zgjedh Avokaten e Popullit

21 Maj 2017, 19:19, Aktualitet CNA

Partia Demokratike zyrtarizoi mbrëmjen e sotme emrat teknikë, që do të qeverisin në kabinetin Rama deri më 25 qershor. Pjesë e këtij kabineti do të jetë zv/kryeministri dhe gjashtë ministra teknikë të PD.

Lulzim Basha bëri publik emrat, pas takimit me kryeministrin Edi Rama, ku gjetën dhe dakordësimin. Nga marrëveshja e arritur në bazë të paketës McAllister, nën drejtimin e PD do të jenë dhe dy organet e pavarura, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Avokati i Popullit.

Ky i fundit do të drejtohet nga avokatja Erinda Ballanca, e cila është jo pak e njohur. Emri i saj është dëgjuar shumë në vitin 2013, kur INUV vendosi të shembë kompleksin ?Jon?, në bregdetin e Vlorës. Ballanca ka qenë avokatja që ka ndjekur çështjen e prishjes së këtij kompleksi në Vlorë, i cili flitej se ishte një investim i familjes së kryedemokratit Lulzim Basha.

Gjithashtu, Erinda Ballanca ka qenë shoqe klase me bashkëshorten e Lulzim Bashës, Aurela Isufi Basha. Me shumë gjasa, ka qenë Aurela Basha që ka zgjedhur Avokaten e Popullit, e cila do të drejtojë këtë institucion deri në zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare./CityNews

Lajmet e fundit nga