LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tom Doshit i ndalohet kandidimi për deputet?/Reagon Prokuroria: Kjo është e vërteta

20 Maj 2017, 13:32, Aktualitet CNA

Ditën e sotme në media të ndryshme u shpërnda lajmi se deputetit Tom Doshi i ndalohet kandidimi për deputet për shkak të një dënimi që ai ka marrë në vitin 1990.

Në bazë të fakteve të publikuara në media, rezultonte së Doshi ka qenë i dënuar më 25 maj 1990 me një vit heqje lirie për shkak të ?sjellje e padenjë në shoqëri?.

Burime zyrtare nga organi i akuzës konfirmuan se ?ky lajm nuk është i vërtetë. Për rastin e vitit 1990, kur ai është dënuar për ?sjellje të padenjë në shoqëri?, vepra hyn në kushtet e ndalimit, por duke qenë se z.Tom Doshi është rehabilituar për dënimin, nuk ka asnjë ndalesë, as për detyrën aktuale, as për kandidimin?, ? shkruan BalkanËeb.

Në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, ish-deputeti i Partisë Socialiste Tom Doshi do të kandidojë me siglën e Partisë Social Demokrate, duke kryesuar listën e kësaj force politike në Qarkun e Shkodrës./CityNews

Lajmet e fundit nga