LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të shtëna me armë në Vaun e Dejës/Plumba mbi 20-vjeçarin

20 Maj 2017, 19:51, Aktualitet CNA

Një i ri 20 vjeç ka mbetur i plagosur, pasi është qëlluar me armë. Ngjarja ka ndodhur në Vaun e Dejës, pak minuta më parë.

Mësohet se plagosja ka ardhur pas një konflikti me një person tjetër. Në bazë të informacioneve të para i plagosuri është shtetasi Emiljano Zefi, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe dhe ka nisur punën për zbardhjen e motiveve të kësaj plagosje.

Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit./CityNews

Lajmet e fundit nga