Connect with Us

Si e zgjidhën amerikanët krizën në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni

Aktualitet

Si e zgjidhën amerikanët krizën në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni

Publikuar

-

/

Për muaj, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria kanë qenë të përfshira në kriza të llojeve të ndryshme. Por, gjatë ditëve të fundit, peisazhet politike në secilin nga këto vende janë zhvendosur papritmas, dhe për mirë. Politikanët kosovarë, të cilët normalisht e përbuzin njëri-tjetrin, kanë arritur një marrëveshje për të marrë pjesë së bashku në zgjedhje më 11 qershor.

Në Shqipëri, një parti që kishte kërcënuar për muaj të bojkotonte zgjedhjet, pranoi të merrte pjesë. Dhe Presidenti i Maqedonisë më së fundi pranoi të lejonte një parti kundërshtare të formonte qeverinë, duke i dhënë fund një bllokimi pesë mujor që kishte shkaktuar grindje në rrugë dhe brenda parlamentit të vendit.

Kriza në Kosovë ishte më e mprehta. Më 10 maj qeveria e vendit ra kur Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e Presidentit Hashim Thaçi u tërhoq nga koalicioni qeverisës. PDK dëshironte të mbante zgjedhje përpara se mbështetja popullore në rënie ta prishte edhe më shumë. Shkaku i menjëhershëm i kolapsit ishte dështimi i Parlamentit për të ratifikuar një marrëveshje kufitare (demarkacionin) me Malin e Zi. Frika ishte te kaosi që mund të shperthente, në një vend me një klasë politike të ndarë që ka luftuar për të krijuar stabilitet që nga shpallja e Pavarësisë nga Serbia në vitin 2008.

Në vend të kësaj, më 16 maj, PDK njoftoi në mënyrë të papritur se po formonte një koalicion të fushatës me dy krerë të tjerë të rëndësishëm politikë, Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i vendit.

Që të dy janë gjykuar për krime lufte dhe u liruan, së bashku me Thaçin ishin komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilat luftuan Serbinë në luftën e viteve 1998-99 që çoi në shkëputjen e Kosovës. Si President, Thaçi tani zyrtarisht është jo-partiak dhe PDK tani kryesohet nga Kadri Veseli, ish-komandant në shërbimin e inteligjencës së UÇK-së.

Ish-komandantët e UCK-së njihen për urrejtjen ndaj njëri-tjetrit, por së bashku ata kanë një mundësi të fitojnë zgjedhjet e ardhshme. Sidoqoftë çdo triumf mund të jetë jetëshkurtër pasi një gjykatë speciale është ngritur në Hagë për të gjykyar krimet e luftës dhe dhe pritet që në Kosovë të lëshojë aktakuza. Të gjithë e mohojnë përfshirjen në krim. Shumica e kosovarëve e kanë humbur interesin në gjykatat ndërkombëtare. Ata janë të shqetësuar për vendet e punës, kujdesin shëndetësor dhe arsimin.

LEXO EDHE:  Foto- Artan Hoxha në Kosovë/ Publikon fotot e veçanta

Në Maqedoni kriza filloi pas zgjedhjeve të dhjetorit, kur VRMO e cila është në pushtet që prej vitit 2006 nuk mundi të formonte e vetme kabinetin qeveritar. Presidenti Ivanov refuzoi t’i jepte mandatin partisë opozitare Lidhja Sociali Demokrate e Maqedonisë dhe partive aleate shqiptare për të formuar qeverinë, ndonëse ato i kishin votat në parlament, duke i quajtur ato si rrezik për sigurinë kombëtare. Ata u përgjigjën duke thënë që kryetari i VRMP ka frikë të dorëzojë pushtetin për shkak të akuzave për korrupsion që rëndojnë ndaj tij.

Në Shqipëri Partia Demokratike kishte bojkotuar prej tre muajsh parlamentin dhe ishte vendosur për bojkot të zgjedhjeve, që së fundi janë parashikuar të mbahen më 25 qershor. Socialistët në pushtet pretendonin se PD kishte frikë nga humbja. Ndërsa demokratët akuzonin lidershipin e PS-së si të lidhur me trafikantë të drogës. Në 18 maj e pamundura u bë realitet. Krerët e të dy partive randë dakord për të marrë pjesë në zgjedhje.

Në javët e fundit Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria kanë qenë vizituar nga zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee. Vizitat e tij mund të kenë ndikuar papritur tek politikanë lokalë për të gjetur kompromis. BE dhe SHBA kanë qenë vazhdimisht të shqetësuar për rritjen e influencës ruse në rajon. Ata shqetësohen se konflikti në Ballkanin Perëndimor mund të prishë politikat e tyre apo dhe t’i detyrojë ata të ndërhyjnë përsëri siç bënë në vitet ’90. Megjithë përmirësimet e fundit, mundësitë për kaos janë sërish të mundshme. Ata do të duhet të qëndrojnë ende të përfshirë në rajon./Kosova Sot

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Me thikë duke kërcënuar/ Ndalohet 35 vjeçari që po tentonte të vidhte argjendarinë

Publikuar

-

Nga

Shërbimet e Policisë janë njoftuar sot se një shtetas po tentonte të vidhte në një argjendari në bulevardin “Dyrrah”, në Durrës, nën kërcënimin e një thike.

Menjëherë pas informacionit të marrë është organizuar puna dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit L. B., 35 vjeç, banues në Kavajë, i cili nëpërmjet kërcënimit me një armë të ftohtë (thikë), ka tentuar të vjedhë bizhuteri të ndryshme në argjendari.

LEXO EDHE:  Bashkimi Kosovë-Shqipëri/ Abazi: E drejtë e shqiptarëve, prandaj hyra në zgjedhje

LEXO EDHE:  Kishte dalë për gjueti/ Vritet 30-vjeçari



Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e ftohtë ( thikë) e përdorur nga autori./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rilindja merr nën kontroll mediat e Irfan Hysenbelliut

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Prej pak kohësh, qartazi mediat e Irfan Hysenbelliut kanë filluar të kenë një këndvështrim, i cili shkon në një linjë 100% pro Qeverisë apo qartazi pro kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Por, çfarë ka ndodhur? A filloi tani? A ka kohë?

Në fakt që Irfani “kërcen si karkalec” sa këtej sa andej, kjo është e njohur. Dikur “vëllai” i Lulzim Bashës, pro qeverisë së PD-së, tani pro Lulit, por edhe pro qeverisë së PS-së. Më afër kryebashkiakut Veliaj, të cilin e ka “vëlla”, ashtu si dhe Taulant Ballën dhe Lulzim Bashën.

Por, së fundi ka gjetur një zgjidhje.

Irfan Hysenbelliu tek “Panorama” ka emëruar drejtor Alfred Pezën. Ish-sekretarin dhe ish-deputetin e Partisë Socialiste. Një gazetar i kapur më një pasur një million dollarë, të cilën e shpëtoi nëpërmjet një proçesi gjyqësor.

Por, përtej skandalit, imoralitetit i asaj historie që shkonte tek deklarimi i një page prej vetëm 80 mijë lek të reja. Pra, një shumë parash kjo e deklaruar në gjykatë, për të shmangur pagesat drejt familjes.

Gjithësesi Fred Peza, gazetari me një milion dollarë pasuri, njeriu që u bë sekretar partie dhe deputet i PS-së, tashmë është drejtor i mediave të Irfanit.

Rilindja zyrtarisht ka vendosur në krye të “Panoramës” së Irfan Hysenbelliut, gazetës që do të kthehet në Tv, një nga zëdhënësat kryesorë të Edi Ramës, një nga zëdhënësat kryesorë të Rilindjes, Alfred Pezën.

Dhe sot së fundi e shikojmë në dy qasje. Një pro Lulzim Bashës. Dy, kundër Armand Dukës për zgjedhjet në FSHF.

Pra, në një linjë që shkon pro Bashës, dhe pro Erion Veliajt.

LEXO EDHE:  E infektuar me Covid/ E ëma e ish-presidentit Thaçi shtrohet me urgjencë në Spitalin Infektiv

LEXO EDHE:  Tre tërmete brenda 1 ore “zgjojnë” Shqipërinë

Pjesën tjetër, pro Edi Ramës, e zgjidh vetë Alfred Peza.



Për të mos harruar se brenda është edhe Taulant Balla, “vëllai i vogel”, i Irfanit të cilin ai e do pak më shumë se “Luken” e tij.

Gjithësesi njeriu që do të drejtojë mediat, Alfred Peza është garancia e Irfanit për pushtetin, për Qeverinë, për bëmat, për gjëmat, për zullumet, e për gjithçka tjetër që një pronar apo biznesmen përdor në media në mbrojtje të interesave të tij, në marrëdhënie me Qeverinë, por edhe përfitime ekstra ligjore, apo financime qindra mijëra euro, siç janë ato të reklamave të inceneratorëve. Një aferë dhe një skandal korruptiv që ka vënë pas prangave një ministër të Edi Ramës./CNA.al

DOKUMENTI-Inceneratorët “blenë” edhe Irfan Hysenbelliun/ Qindra milionë lekë për kompanitë e tij

Kur do flasë Irfani për qindra mijëra euro, paguar nga inceneratorët ?!

Afera e shekullit/ 300 mijë euro në vit për Irfan Hysenbelliun dhe familjarët e tij

Inceneratorët, miliona për familjarët e Irfan Hysenbelliut/ Zbulohen të tjera dokumente

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

“Shqipëria ka ngecur në progresin me antikorrupsionin”/ Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë jep alarmin

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Kreu i Dhomës Amerikanë të Tregtisë, Enio Jaçe, ka dalë me një deklaratë lidhur me raportin e “Transparency International” për çështjen e korrupsionit.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Jaçe shkruanse Shqipëria ka ngecur në progresin me antikorrupsionin dhe se është për të ardhur keq.



“Pyetjes së përsëritur mbi klimën e biznesit në Shqipëri i jep përgjigjen sot raporti i Transparency International për 2021. Lexova intervistën e Lidija Prokic, Këshilltare për Evropën Lindore dhe Juglindore e Transparency International në Zërin e Amerikës. Është për të ardhur keq, që në një hark prej 10 vitesh, mungesa e Transparencës me Prokurimet Publike, zbatimi i pabarabartë i ligjit dhe qasja autoritare e qeverive ka bërë që Shqipëria të ngecë në progresin me antikorrupsionin. Me një mungesë të thelluar përparimi, Shqipëria nuk po i lëshon sinjale pozitive investitorëve, por as po zhvillon potencialet e saj. Dhoma Amerikane prej një viti ka parashtruar rëndësinë e ngritjes së një mekanizmi anti-korrupsion me masa ndëshkimore legjislative për zyrtarët e korruptuar, si dhe për krijimin e hapësirës për përfshirjen e medias dhe shoqërisë civile në denoncimin e rasteve korruptive. Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur dhe korrupsioni është humbja më e madhe për vendin. Duhet një vullnet i gjithanshëm politik, institucional dhe bashkëpunim i të gjithë aktorëve që praktikat anti-korrupsion të bëhen realitet.”shkruan Jaçe në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE