Connect with Us

Rama në Pogradec/Inspekton nisjen e punimeve të Unazës

Aktualitet

Rama në Pogradec/Inspekton nisjen e punimeve të Unazës

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të premte nisjen e punimeve në unazën e Pogradecit.Rama shoqërohej edhe nga zv kryeminsitri Niko Peleshi,ministri Eduart Shalsi dhe dpeuteti Ilir Xhakolli.Në inspektimin e tij Rama takoi edhe shumë banorë që kishin dalë ta prisnin dhe falenderonin për nisjen e punimeve në unazën e Pogradecit, e cila ishte kthyer në një makth të vërtetë për ta.

Rama iu tha atyre se ky ishte një premtim i bërë nga ai dhe duhej mbajtur , aq më tepër për një qytet si Pogradeci të cilit ndërtimi i kësaj rruge do ti japë edhe më tepër frymëarrje trafikut por edhe turizmit.

Rama shtoi se ky nuk është i vetmi investim që qeveria e tij do të kryejë në Pogradec,por ky është vetëm njëri prej investimeve madhore që qeveria e tij po kryen në Pogradec, krahas edhe hyrjes së Pogradecit.Afati kohor për përfundimin e punimeve në këtë aks rrugor është 18 muaj,por Eduard Shalsi i premtoi Ramës se do ta përfundojnë brenda një viti,ndërsa Rama ia ktheu me battue, kur i tha se nëse nuk e përfundon brenda një viti atëherë do të duhet të dorëzojë mandatin e deputetit.

LEXO EDHE:  Pas "listës së zezë Rama nuk "rri urt" sërish/Ka një tjetër kërkesë për qytetarët

Gjatësia e aksit rrugor është 7.6 km,ndërsa gjerësia e saj do të jetë nga 6.5 deri në 8.5 metra.Parashikohet edhe ndërtimi i trotuarëve dhe një parking anësor të asfaltuar prej 2 m gjerësi.Ndërkohë që projekti do të shtrihet në gjurmën ekzistuese të unazës,pra nga hyrja e qytetit,në vërdovë deri tek karburanti I shtetit dhe më pas drejt plloçës./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha humbës dhe hakmarrës/ Si po vijon ta përdorë PD-në

Publikuar

-

Nga

Basha humbës dhe hakmarrës/ Si po vijon ta përdorë PD-në

Ditën e sotme, Partia Demokratike ka mbledhur Kryesinë, ku do të bëhet një analizë e zgjedhjeve të 25 prillit.

Procesi i analizës do të marrë një muaj kohë, ndërsa më 17 korrik do të zhvillohet Kuvendit Kombëtar i PD.

Pas përfundimit të garës së brendshme, ku Lulzim Basha mbajti sërish karrigen e kryetarit, Partia Demokratike tashmë do të bëjë një analizë, për përgjegjësit e humbjes së 25 prillit.

Në fakt, ajo që po bën sot Lulzim Basha, do të duhej të ishte bërë para zgjedhjeve për kryetarin. Por, si gjithmonë Lulzim Basha i bën gjërat kur do vetë dhe si do vetë.

Por, një detaj që u tregua qartë edhe ditën e sotme, është fakti se Lulzim Basha, përveçse humbës serial është edhe hakmarrës.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, ndër të tjera është vendosur që në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, që pritet të mbahet në 17 korrik, të zgjidhet edhe Këshilli Kombëtar, që do të thotë edhe largimi i Kreut të Këshillit Kombëtar, Bujar Nishani.

Kujtojmë këtu se Bujar Nishani është një ndër zërat më kritik ndaj Lulzim Bashës, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, 2021.

Pas humbjes së zgjedhjeve, Bujar Nishani drejtoi gishtin nga Lulzim Basha, për të cilin tha se duhet të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë.

Por, Lulzim Basha jo vetëm që nuk dha dorëheqjen, por shpalli një datë zgjedhjesh të nxituar dhe zhvilloi një proces zgjedhor, ku vetë garonte duke qënë në detyrën e kryetarit.

E gjitha gara për kreun e PD u zhvillua në kushte të pabarabarta, ndërsa nuk kanë munguar edhe parregullsi të shumta, të cilat janë raportuar edhe nga CNA.al, ( lexo këtu), por janë denoncuar edhe nga rivalët e tij, në garën për kreun e PD.

LEXO EDHE:  Meta i turbullt para mediave / Apelon Ramën, por s’ mban mend datën e zgjedhjeve

LEXO EDHE:  " Shifrat janë manipuluar"/ Berisha: Numri i viktimave 2 herë më shumë se raportohen

Dhe pas një procesi farsë, Lulzim Basha, tashmë që mbajti sërish karrigen, mesa duket ka filluar ndëshkimet, duke e nisur kështu me ish-presidentin Bujar Nishani.

Pas shpallje së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve në PD, Lulzim Basha doli në një konferencë për mediat, ku ndër të tjera falenderoi edhe rivalërt e tij, dhe kërkoi që të bashkojnë energjitë.

Mirënjohja ime shkon edhe për tre kandidatët e tjerë, të cilët e bënë këtë garë të vërtetë , sfiduese dhe dinamike. Për secilin prej tyre kam një mesazh: Ne kemi mendime të ndryshme por parime të njëjta, prandaj jam i bindur se përtej diferencave, nga sot energjitë dhe përpjekjet tona do të shkojnë në drejtim të kundërshtarit të vetëm të Partisë Demokratike, dhe të shumicës dërmuese të shqiptarëve, regjimit Rama-Doshi,” deklaroi Basha.

Në fakt Basha, duket se të “qan” ditën e të “vret” natën, pasi ndëshkimi që po kërkon ti bëjë Bujar Nishani, i cili në garën për kreun e PD-së mbështeti kandidaten Edith Harxhi, tregon qartë edhe hipokrizinë dhe talljen e Lulzim Bashës, me demokratët.

Lulzim Basha e ka treguar, se Partinë Demokratike e përdor vetëm e vetëm për interesat e tij personale, dhe të familjes.

Partia Demokratike nuk është pronë e Lulzim Bashës, por ai vijon ta përdorë si të tillë./CNA.al

Jemin Gjana, “gjeniu” që zgjidh hallet e Lulzim Bashës

Të gjitha manipulimet e procesit zgjedhor nga Lulzim Basha

Procesi skandaloz zgjedhor në PD/ Nga zhdukja e anëtarëve në lista tek votimi në grup

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk mund të presim deri 2025”/ Zbardhen detajet, çfarë deklaroi Basha në mbledhjen e Kryesisë

Publikuar

-

Nga

“Nuk mund të presim deri 2025”/ Zbardhen detajet, çfarë deklaroi Basha në mbledhjen e Kryesisë

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD, ndër të tjera, Lulzim Basha është ndalur edhe tek zgjedhjet e 13 qershorit, të cilat sipas tij treguan vullnetin e demokratëve për të vazhduar betejën për ndryshim.

Basha ka theksuar se demokratët kanë kërkuar vazhdimin e betejës dhe ai paralajmëron se për këtë qëllim duhet përgatitje me të gjitha format e mjetet për këtë përballje.

Gjithashtu, Basha tha se shqiptarët e demokratët nuk mund të presin deri në 2025, prandaj një orë e më parë duhet rrëzuar regjimi.

“Është e domosdoshme që të gjithë ne, nga Kryesia te Këshilli kombëtar, të lexojmë qartë atë që ishte vullneti i demokratëve. Ata e dinë më mirë se ne se cfarë ka ndodhur në 25 prill, ata e dinë më mirë se ne se sa e vështirë është përballja me regjimin, ndaj cdo hap që do të bëjmë deri në përfundimin e analizës dhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, duhet të kemi parasysh që demokratët na kërkuan vazhdimin e betejës. Dhe për të arritur këtë, detyra jonë është të përgatitemi me të gjitha format dhe mjetet për këtë përballje. Një përballje që kërkon që Partia Demokratike të jetë e gatshme për ta kryer detyrën e saj ndaj regjimit një orë e më parë, sepse Shqipëria, shqiptarët dhe demokratët nuk mund të presin deri në 2025. – tha Basha.

LEXO TE PLOTE

Kronika

I dënuar për trafik droge/ Konfiskohen pasuritë e Moisi Habilajt

Publikuar

-

Nga

“Miqësi me djalin e një bosi droge”/ Mediat italiane zbardhin përgjimet, del emri i Moisi Habilajt

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsioni, ka konfiskuar 22 pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjareve te tij.

Moisi Habilaj, i cili është konsideruar si koka e grupit të trafikut të drogës, u arratis nga vendi i vuajtjes së dënimit të arrestit të shtëpisë, në Itali, dhe tashmë është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij, qe rezultojnë të jenë konfiskuar disa apartamente, truall, njësi, ndërtesë, garazh, si dhe disa makina të llojit “Audi”, “Ford” e “Skoda”.

LEXO EDHE:  Meta i turbullt para mediave / Apelon Ramën, por s' mban mend datën e zgjedhjeve
LEXO EDHE:  ” Shifrat janë manipuluar”/ Berisha: Numri i viktimave 2 herë më shumë se raportohen

Kujtojmë këtu se disa ditë më parë, SPAK i kërkoi Gjykatës së Posaçme, konfiskimin e pasurive të Moisi dhe Florian Habilajt.

Pasuria e Habilajve llogaritet të jetë rreth 82.4 milionë lekë, dhe konsiston në disa pasuri të paluajtshme në Vlorë./ CNA.a

SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të Habilajve në Vlorë/ Zbulohet shifra

LEXO TE PLOTE