Connect with Us

Nga Andi Bushati/Pakti që i nxorri të gjithë lakuriq

Aktualitet

Nga Andi Bushati/Pakti që i nxorri të gjithë lakuriq

Publikuar

-

Marrëveshja e paprinciptë Rama – Basha nuk qe vetëm një shembull flagrant i asaj që në mendjen e publikut mund të përvijohet si republika e vjetër, por ajo shërbeu mbi të gjitha si një pasqyrë gjigande ku mund të shihet fare qartë shëmtia e aktorëve kryesorë. Pakti për zgjedhjet vërtet i dha fund një krize 3 mujore, por nxorri më në pah të gjitha mashtrimet, piruetat, betimet e  pambajtura dhe gafurrjet qesharake, të Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Ilir Metës.

I pari Edi Rama, megjithëse ruajti karrigen e tij dhe ndonëse pothuajse siguroi edhe një mandat tjetër katërvjeçar, doli i telendisur nga kjo betejë. Me marrëveshjen e fundit, atij i ra teza se shteti qenkërkërsh përgjegjësi dhe postet e rëndësishme nuk mund të merren pa u votuar. Pas marrëveshjes, PD-ja po fut në xhep mbi gjysmën e qeverisë dhe një sërë drejtorish të rëndësishme. Pra kuptohet qartë se kur i thoshte këto parrulla, kur betohej se ai nuk mund ta tradhëtonte vullnetin e 1 milionë njerëzve duke i ridhuruar Berishës pushtet në tavolinë, kryeministri bënte thjesht propagandë për të ruajtur karrigen e tij.

Firma mbi marrëveshjen me Bashën ka diskredituar të gjithë qeverisjen e Rilindjes. Ajo mund të lexohet fare mirë si një kapitullim i propagandës që na ka shurdhuar veshët për katër vite me radhë. Duke pranuar të heqë një mumër të pamatë ministrash dhe drejtorësh, Rama ka pranuar nën zë dështimet me drogën, me arsimin, me rendin, me drejtësinë, me shëndetësinë dhe me financat.

Po të shohësh dhe pikat e tjera të marrëveshjes (lexoje poshtë të plotë) ky dështim shtrihet në politikat e OSShE, ato të legalizimeve, në menaxhimin e burgjeve etj. Madje në atë pjesë të paktit të titulluar “Masa të tjera” qeveria tashmë e rrëzuar mban mbi supe edhe peshën e kriminalizimit, të politizimit të administratës publike dhe të mosluftimit të trafiqeve.

Mjë marëveshje të tillë vetëm një njeri i sëmurë për karrigen e vet mund t’a nënshkruante.

Dhe Edi Rama e bëri.

Pavarësisht se kjo marrëveshje e diskrediton moralisht aksionin e tij qeveritar, ai nuk u merakos për këtë. Ai kërkonte vetëm një kusht: që të vazhdonte të mbante në duar atë pushtet okult, i cili është vendimtar për të përcaktuar fituesin e zgjedhjeve të ardhshme. Ai arriti t’i demostrojë njerëzve të lidhur me krimin, oligarkëve dhe bosëve të mediave se ai do të jetë përsëri kryeministër, prandaj ata duhet të vazhdojnë të rrinë pranë tij.

Nga pikpamja e imazhit ai arriti një sukses si ai i Napoleonit në Moskë, i cili fitoi betejën, por shpartalloi gjithë ushtrinë. Por, kjo gjë Ramës pak i intereson. Sepse për të ndejtur në pushtet ai ka bërë zgjedhjen që para krediteve morale të ketë kredite kriminale dhe financiare. Dhe për hir të së vërtetës duhet thënë se ai ia mbërriti objektivit të tij.

Në të kundërt Lulzim Basha i humbi të dyja vezët që kishte në shportë. Nga kjo marëveshje ai doli i humbur edhe moralisht edhe pragmatikisht. Sepse, ai, nga njëra anë u detyrua të të lëpinte mbi atë që kishte përshtyrë për 90 ditë (se nuk hynte në zgjedhje me një kryeministër që mbante në duar një pushtet ekstrademokratik) dhe nga ana tjetër nuk mori asnjë garanci për t’u siguruar shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për mënyrën se si firmosi dhe sesi u përkul Basha dukej sikur ishte i gatshëm të paguante çdo çmim për të dalë nga halli ku e kishte futur vetë veten (lexo shkrimin e dytë poshtë).

Pikërisht atë bëri.

LEXO EDHE:  Letra e Metës për Trump/ Ish-ministri i Jashtëm tregon çfarë fshihet pas saj

Ai u soll si një kalkulator i rëndomtë i republikës së vjetër dhe do të marrë jo më larg se pas një muaji faturën e çilimillëkut të vet.

Po ashtu edhe Ilir Meta po merr një faturë të kripur nga pakti i dy të mëdhenjve. Nëse në këtë betejë tre mujore Rama dhe Basha, sejcili veç e veç, u përpoqën të gënjejnë idhtarët përkatës, ish kreu i LSI i vuri vetes misionin e pamundur, për të gënjyer së bashku edhe PS edhe PD-në.

Fillimisht ai mbështeti idenë e opozitës se nuk mund të kishte zgjedhje farsë. Ai mori edhe një vendim kryesie se nuk shkonte në zgjedhje pa pakicën, iu referua madje me terma të ashpra historisë së këtij vendi. Ai thjesht u përpoq që përmes çadrës t’i bënte presion Ramës dhe ta çonte atë sa më të dobët drejt zgjedhjeve. Por kur e pa që Rama nuk lëshonte pe, kur edhe McAllister dështoi në Tiranë, Meta sipas zakonit të vjetër, “ç’me duhet mua se ç’kam thën unë”, jo vetëm u rregjistrua në zgjedhje pa opozitën, por shkoi e u zgjodh president në një situate, për të cilën ishte betuar se nuk do t’a bënte kurrë. Ai kalkuloi llogarinë e thjeshtë, të futej në zgjedhjet që PD-ja do i bojkotonte, me shpresë se do të joshte edhe elektoratin e saj. Për këtë arsye Monika Kryemadhi doli në fushatë për të thënë se kush nuk do Edi Ramën të votojë për LSI-në.

Por, Meta harroi një gjë, se loja që luan prej kohësh, pra ajo që një herë përdor Lulin për të shantazhuar Edin dhe herën tjetër bën të kundërtën, dikur merr fund.

Kur këta të dy u ulën për marëveshje bashkë, vendosën në mënyrë krejtësisht arbitrare ta përjashtojnë LSI-në nga koalicionet duke e përgjysmuar automatikisht numrin e deputetëve të saj të ardhshëm.

Dhe kështu pakti Rama – Basha e penalizoi rëndë LSI-në.

Por ai nuk shërbeu vetëm për këtë. Ndonëse mes efekteve të tij negative mund të përmendet fakti se nuk u krijua asnjë garanci serioze për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndonëse ai i siguroi Ramës edhe një mandat të dytë, ai pati gjithësesi një vlerë positive. Ai nxori edhe njëherë lakuriq në sy të publikut, se sa politikanë të vjetër, dredharakë, të paskrupuj, aspak seriozë në principet që deklamojnë dhe aspak të respektueshëm ndaj atyre që i dëgjojnë, janë Rama, Basha dhe Meta.

Kjo krizë tre mujore, piruetat, betimet e pambajtura dhe gafurrjet qesharake gjatë saj, dhe qershia mbi tortë, mënyra se si u mbyll, janë shembulli më i mirë se ata duhen rrefuzuar të gjithë në bllok. Si një parti e vetme. Si një soj i neveritshëm. Ndaj mënyra më e mirë për tu hakmërrë kundër tyre është ose të mos votohen partitë tradicionale, ose të bojkotohet tërësisht farsa që do të ndodhë në 25 qershor./Lapsi.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Donald Trump është President i SHBA i pëlqen apo jo Edi Ramës

LEXO EDHE:  “Godet” Blushi/Edi Rama, kryeministri që vret bletët, dëmi i shkaktuar

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Fshati digjet, Rama krihet

LEXO EDHE:  Italia zbulon mashtrimin e Edi Ramës

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: