LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministri i përfolur teknik me probleme?/Ish drejtori i Policisë: E fshiva postimin për të, ja kush reagoi

20 Maj 2017, 14:40, Aktualitet CNA

Prej disa orësh në media qarkullojnë disa emra të cilët mendohen se janë pikërisht kandidaturat e Partisë Demokratike për të qenë në krye të ministrive teknike në vend deri më datë 25 qershor.

Një nga këta emra i përfolur si kandidat për ministrinë e Brendshme teknike është denoncuar publikisht nga ish Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Mithat Havari.

Në një postim në rrjetet sociale, Havari ka sqaruar arsyen se pse e ka fshirë denoncimin e tij në lidhje me personin në fjalë.

Havari sqaroi publikisht se ai është kontaktuar nga gazetari Edi Lesi, pranë Lulzim Bashës, i cili i ka thënë se emrat që po qarkullojnë nuk janë të vërtetë dhe nuk janë të propozuar nga Partia Demokratike.

“Miqte e mi , e fshiva komentin ku denoncoja emrin e nje kandidati per minister te brendshem ne qeverrin teknike .
Pas ketij denoncimi reagoi gazetari por dhe pjese e strukturave te PD Edi Lesi i cili pasi me akuzoi se po shkruaja keq per te “djathten”, nga ana tjeter me vuri ne dijeni se vet PD sot kishte pergenjeshtruar emrat e publikuar ne media apo rrjete sociale si kandidatura per ministra ne qeverrin teknike.

Sa per akuzën e Lesit as me shqeteson , se jam i sigurt ne bindjet e mia politike , djaloshi kerkon te marre ndonje grade nga udheheqesi i tij , kurse une i mora gradat nga jeta , sigurisht me pune e sakrifica dhe jo me servilizma .

Ne keto kushte respektoj realitetin ndryshe fshiva komentin , uroj te kem ndikuar sadopak dhe une me denoncimin tim .
Jo me njerez me probleme ne administraten shteterore , PD duhet te nxjerre mesim nga e shkuara jo shume e larget”, përfundon Havari.

Në sqarimin e tij publik, ka reaguar edhe gazetari Edi Lesi, i cili ka sqaruar Havarin se e kishte kontaktuar vetëm prej respektit dhe mirënjohjes që kishte për të./CityNews

Lajmet e fundit nga