Connect with Us

Kandidatura e Altin Goxhaj për Avokat Populli tmerron Ramën/Del sqarimi i rëndësishëm

Aktualitet

Kandidatura e Altin Goxhaj për Avokat Populli tmerron Ramën/Del sqarimi i rëndësishëm

Publikuar

-

Avokati i njohur Altin Goxhaj ka bërë një sqarim publik për pozicionin e Avokatit të Popullit.

Në një postim në rrjetet sociale, Goxhaj ka thënë  pak minuta më parë se kandidatura e vetme e opozitës është emri i tij si Avokat i Popullit dhe kjo ka tmerruar qeverinë.

Në lidhje me këtë Goxhaj ka dhënë disa arsye që shpjegojnë edhe rolin që luan Avokati i Popullit në raportimin e problemeve jashtë.

“NJE SQARIM FILLESTAR i pjesshem, para prezantimit te sotshem ne Antisoros TV te kandidatures time si AVOKAT I POPULLIT PERBALLE MAFIES SOROSIANE!
Nga Avokati Altin Goxhaj
E dini pse Mafia Soros eshte e tmerruar qe une jam e vetmja kandidature ligjore e Opozites per Avokatin e Popullit ( e vetmja ligjerisht sepse sipas ligjit duhet te rrezohet kandidatura ime ne Parlament qe te behet njoftimi nje muaj para dhe pastaj te fillojne procedurat dmth pas Zgjedhjeve 😛 )?
Roli im ne Shqiperine e parazgjedhjeve do te ishte bombe! Por roli im ne influencimin nderkombetar do te ishte Bombe Atomike per Mafien Sorosiane te Tiranes 😉
Vetem une, Basha dhe disa dhjetra vete e dine fuqine qe ka Avokati i Popullit ne raportimin nderkombetar! Pyesni ata qe merret me raportimet nderkombetare te te drejtave te njeriut 😉
Sepse Avokati i Popullit ka pushtet absolut nderkombetar per te raportuar per Gjendjen e Tmerrshme te te Drejtave te Njeriut ne Shqiperi dhe rolin e Oligarkise Sorosiane ne ndertimin e kesaj Diktature perfshi administraten represive te Oligarkise, grabitjen e pronave nga Oligarkia, denimet selektive per energjine, kontrollin e Qeverise se Sorosit mbi gjykatat dhe Prokurorine, rrenimin e biznesit te vogel nga banda e taksave te Oligarkise, kapjen totale te shoqerise civile dhe mediave, demontimin e manipulimit te plote te raportimit ne anglisht nga rrjeti soros i think tankeve, rolin e turpshem te nderkombetareve per te ndare dhe vjedhur fondet me Mafien Sorosiane duke i dhene pushtet absolut Sorosit ne Shqiperi! Etj etj! Jane te tmerruar kur mendojne se nje raport ne anglisht me vulen e Avokatit te Popullit do te shkoje ne Kongresin dhe Senatin Amerikan, Parlamentin Europian, Komisionin Euroipan, ne cdo shtet te Evropes, ne cdo organizate nderkombetare te te drejtave te njeriut! Jane te tmerruar kur mendojne se KONGRESI AMERIKAN DO TE ORGANIZONTE NJE SEANCE DEGJIMORE PER DIKTATUREN E OLIGARKISE SOROSIANE TE KANABISTANIT!!!
Ata qe me njohin nga afer e dine qe mua s’me intereson aspak privatisht te jem ne ate karrike por e vetmja arsye pse e kam marre kete iniciative eshte MISIONI ANTISOROS!!!

LEXO EDHE:  Ekskluzive/Ja me kë u takua Lulzim Basha në SHBA

Kjo eshte edhe arsyeja pse ju ende nuk e keni pare PREZANTIMIN E DOSJES SE ZEZE TE SOROS PER SHQIPERINE! E kam ruajtur pikerisht per kete qellim: TE JETE ME VULEN E AVOKATIT TE POPULLIT e cila e 100fishon vleren e saj”, ka përfunduar Goxhaj./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Korrupsioni i liderave politikë/ Berisha krahason Nanon dhe Ramën

Publikuar

-

Nga

Berisha i nxjerr videon Ramës/ Ja pse Shqipëria nuk i hap negociatat

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për korrupsionin në politikë i cili është kthyer në një shqetësim serioz në këto 30 vjet demokraci.

Në një interviste për “Zgjedhje 2021” Berisha ka akuzuar socialistët si personat të përfshirë në shumë afera, ndërsa ka hequr edhe një paralele mes Edi Ramës dhe Fatos Nanos.

Sipas tij, ky i fundit është një liliput i korrupsionit para Edi Ramës.

LEXO EDHE:  “Luli në botën e çudirave”/ Përralla që i lexon vajzës

LEXO EDHE:  Sondazhi në CityNews/Cilin nga aktorët politikë do ndjekin sot shqiptarët në ekran

Afera të tilla siç janë ndjeksa, afera siç është Agon Channel, siç do të jetë porti i Durrësit nuk ka lënë Fatos Nano. Megjithatë Fatos Nano vendosi një akt së pari rrotacionin e pushtetit dhe dha dorëheqjen nga Partia Socialiste. Fatos Nano është një liliput i korrupsionit para Edi Ramës”, u shpreh Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çështja e detit me Greqinë/ Basha: Do ta çojmë në gjykatën e Hagës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar  çështjen e detit me Greqinë, duke u shprehur se këtë çështje do ta çojë në gjykatën e Hagës.

Më tej, në një interviste për Report Tv ai shprehet se kjo çështje është një nga dështimet e qeverisë dhe se PD synon ta përmbyllë këtë proces në përputhje të plotë me ligjin.

“Propozimi ynë nëse do ishte bërë realitet  do ta kishte tejkaluar këtë problem. Pas vendimit të gjykatës kushtetuese mbetej vetëm një rrugë, ajo e drejtimit tek gjykatat ndërkombëtare.

Demilitimi i zonës ekskluzive ekonomike do të kishte ndodhur tashmë. Pati një zvarritje të negociatave, pati prapë ndërhyrje dhe personalizim. Ky është një nga dështimet e politikës së jashtme që  i shtohen dështimet e politikës së brendshme të këtyre 8 viteve. Pa diskutim që dërgimi drejt gjykatës ndërkombëtare duhet të kishte ndodhur dhe do të kishte ndodhur tashme, e demilitimi i zonës ekonomike ekskluzive. Dhe ne do të synojmë ta përmbyllim këtë proces në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtarë. Por duke patur parasysh edhe mos ndryshimin e rregullave në mënyrë, në mes të lojës.”, shprehet Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

OBSH: Pandemia në fazë kritike, trajektorja po rritet

Publikuar

-

Nga

OBSH: Pandemia është në fazë kritike

Pandemia COVID-19 është në një fazë kritike, tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Pas rënies së rasteve dhe të vdekjeve në fillim të vitit, situata globale është duke u përkeqësuar në javët e fundit, tha OBSH-ja.

“Jemi në një fazë kritike të pandemisë. Trajektorja e saj po rritet. Është duke u rritur në mënyrë dramatike”, tha Maria van Kerkhove, epidemiologe në OBSH.

Koronavirusi ka vrarë mbi 2.9 milionë njerëz prejse është shfaqur për herë të parë në fund të vitit 2019.

Mbi 136 milionë vetë janë infektuar në total.

Në nivel global, “kemi parë shtatë javë rresht të rasteve në rritje dhe katër javë të vdekjeve në rritje”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Javën e kaluar është regjistruar “numri i katërt më i lartë i rasteve në një javë të vetme”, tha ai.

Rritja e rasteve vjen me gjithë shpërndarjen dhe administrimin e vaksinave në shumë vende të botës.

LEXO EDHE:  Sondazhi në CityNews/Cilin nga aktorët politikë do ndjekin sot shqiptarët në ekran

LEXO EDHE:  Basha në 73-vjetorin e kryengritjes së Kelmendit/ “Heronjtë e kësaj bande qeverisëse, janë kriminelët”

Deri më tash, rreth 780 milionë vaksina janë administruar globalisht, por autoritetet shëndetësore thonë se duhet të vazhdojë veshja e maskave, si dhe ruajtja e distancës fizike, për të përmbysur trajektoren.

“Ne gjithashtu duam të shohim rihapjen e shoqërive dhe ekonomive, si dhe rifillimin e udhëtimeve dhe të tregtisë”, tha Tedros.

“Por, tani, njësitë e kujdesit intensiv në shumë vende janë të tejmbushura dhe njerëzit po vdesin. Kjo mund të shmanget”, shtoi ai.

Sipas tij, pandemia është larg fundit, por “ka shumë arsye për optimizëm”.

”Rënia e rasteve dhe vdekjeve gjatë dy muajve të parë të vitit tregon se ky virus dhe variantet e tij mund të ndalen”, tha Tedros./rel

LEXO TE PLOTE