LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dekriminalizimi "pret kokën" e Tom Doshit?!/Reagon ashpër aleati i Ramës

20 Maj 2017, 21:32, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Social-demokrate, Skënder Gjinushi, ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë për të ndaluar Tom Doshin të kandidojë për deputet, pasi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Gjinushi deklaron se Doshin nuk e pengon asgjë të kandidojë si deputet. Ai thotë për Top-Channel se lista e kandidatëve të PSD në Shkodër është miratuar me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas tij, Doshi ka deklaruar vetë një dënim të vitit 1990, që është parashkruar dhe rehabilituar me kohë.

?Lista e PSD për qarkun e Shkodrës është miratuar nga KQZ dhe Doshi është kandidat zyrtar me vendim të KQZ-së, që ka marrë formë të prerë e që s?mund ta cënojë askush. Kjo është marrë duke shqyrtuar atë që vetë Toma ka deklaruar, një dënim të vitit ?90, që ka të bëjë me prishjen e bashkëjetesës socialiste?, deklaron Gjinushi.

Gjinushi thotë se Tom Doshi është kandidat i ligjshëm, ndërkohë që beson se lajmi i përhapur është ndonjë lapsus si pasojë e verifikimeve të shumta që bën organi i akuzës.

?Uroj të mos ketë pasur dashakeqësi, por të ketë qenë një rastësi nga shqyrtimet e panumërta të bëra, sepse Doshi është kandidat i ligjshëm dhe nuk ka asnjë pengesë?, thotë Gjinushi./CityNews

Lajmet e fundit nga