Connect with Us

Avokati i Tom Doshit tregon të vërtetën/Çfarë ndodhi në vitin 1990

Aktualitet

Avokati i Tom Doshit tregon të vërtetën/Çfarë ndodhi në vitin 1990

Publikuar

-

Top Doshi u përfol ditën e sotme si një ndër emrat që mund të preket nga ligji i dekriminalizimit, e për rrjedhojë do t’i hiqet e drejta e kandidimit në zgjedhjet e 25 qershorit.

Doshi kryeson listën e Shkodrës në partinë e Skënder Gjinushit, ndërsa avokati Vladimir Meçe sqaron se ngjarja e vitit 1990 nuk e djeg kandidimin e tij, pasi ajo vepër penale tashmë është shlyer dhe Doshi e ka kaluar edhe periudhën e rehabilitimit për t’u konsideruar i pastër.

Meçe sqaron, ndër të tjera, se vepra penale e atëhershme sot nuk konsiderohet më e tillë dhe se në dënimin e Doshit nuk ka asnjë vendim të formës së prerë.

SQARIM

Nga disa media eshte publikuar lajmi se Prokuroria e Pergjithshme ka derguar ne KQZ vendimin me ane te te cilit njofton se ka perfunduar verifikimin mbi deklarimin e Z.Tom Doshi dhe se konstaton se “subjekti deklarues z.Tom Gjeke Doshi…perfshihet ne fushen e ndalimit te parashikuar ne nenin 2, pika 1, germa “ç” të ligjit nr.138/2015 “Per garantimin e integritetit te personave qe zgjidhen, emerohen ose ushtrojne funksione publike.”

Sic shihet Vendimi i Prokurorise, ne dispozitivin e tij eshte i paqarte, dhe le shteg per interpretim. Ndaj, e shoh me vend te jap sqarimin si me poshte: Zoti Doshi ka deklaruar në formular, nën pyetjen 1 të tij, një vendim penal dënimi të formës së prerë nr.18. datë 25.05.1990, të Kolegjit Ushtarak të Rrethit Gjyqësor Durrës, ku është dënuar me 1 vit heqje lirie për veprën penale të “Sjelljes së padenjë në shoqëri”, parashikuar nga neni 129 i Kodit Penal të Kohës. Nga verifikimet e kryera po nga Prokuroria e Përgjithshme, nga Dëshmia e Gjendjes Gjyqësore rezulton se z.Doshi është arrestuar në 26.02.1990 dhe është liruar me datë 13.09.1990 dhe po nga Dëshmia e Gjëndjes Gjyqësore rezulton se z.Doshi në cilësinë e të pandehurit të dënuar për këtë vepër penale është i rehabilituar. Në referim të dispozitave të ligjit 138/2015, prokuroria ka konstatuar se z.Tom Doshi përfshihet në fushën e ndalimit të parashikuar në nenin 2, pika 1, gërma “ç” të ligjit nr.138/2015, për kryerjen me dashje të një krimi që nuk përfshihet në shkronjat “a” dhe “b” të pikës 1 të nenit 2 të ligjit por në germën ç të kësaj pike, për kryerjen e një krimi me dashje të dënuar jo më pak se 6 muaj burgim.

Pavarësisht nga konstatimi i mësipërm, Prokuroria e Përgjithshme ka ometuar të shprehet edhe për një tjetër kriter ligjor të përcaktuar nga ligji nr.138/2015, konkretisht nga neni 2 pika 5 dhe nga neni 4 i ligjit që përcakton periudhën e ndalimit të kandidimit të zgjedhjes, apo të ushtrimit të një funksioni të zgjedhuri ose të emëruar. Neni 2, pika 5 i ligjit nr.138/2015 përcakton se: “Kohëzgjatja e ndalimeve të parashikuara nga ky nen përcaktohen, sipas rastit, në nenin 4 të këtij ligji.”, ndërsa neni 4, në pikën 4 të tij thekson se “për personat e dënuar për kryerjen e një krimi parashikuar në shkronjën “ç” e pikës 1 të nenit 2 të këtij ligji, ndalimi zgjat nga momenti i përfundimit të dënimit me burg sipas vendimit gjyqësor të formës së prerë, deri në momentin e rehabilitimit sipas nenit 69 të Kodit Penal.”

LEXO EDHE:  Akuzat e doshit/ Saimir Tahiri do të dëshmojë nesër në orën 10:00

Në rastin konkret, për z.Doshi sic vërtetohet nga Dëshmia e Gjendjes Gjyqësore e administruar prej vetë Prokurorisë së Përgjithshme, ai rezulton që të jetë i rehabilituar, pra është kaluar prej kohësh periudha ndalimit për të kandiduar, për tu zgjedhur apo për të ushtruar një funksion të zgjedhur apo të emëruar. Sipas nenit 69 të Kodit Penal në lidhje me rehabilitimin parashikohet se quhen “të padënuar” ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga 6 muaj deri në 5 vjet dhe gjatë 5 vjetëve nga dita e vuajties së dënimit nuk kanë kryer asnjë vepër tjetër penale. Në këtë kontekst edhe vetë Prokuroria e Përgjithshme pas verifikimit të thelluar të kryer prej saj, ka konkluduar se: “…nuk rezulton që për z.Tom Doshi të ketë të dhëna të tjera për vendime penale të formës së prerë ose jopërfundimtare, arrestime, ndalime, masa sigurimi përsonale, në fuqi ose jo, apo vepra penale të tjera të kryera brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, të padeklaruara”.

Pra, jo vetëm është vetëdeklarimi i z.Doshi i plotë dhe i saktë (dhe kjo konfirmohet nga Prokuroria e Përgjithshme), por përmbushet teorikisht edhe sipas ligjit penal aktual një nga kushtet për rehabilitimin e personit, pra që gjatë 5 vjetëve nga kryerja e dënimit (13.09.1990 – 14.09.1995) ai nuk ka kryer asnjë vepër tjetër penale. Duke qenë se ndalimi ligjor sipas pikës 4 të nenit 4 të ligjit, zgjat deri në momentin e rehabilitimit sipas nenit 69 të Kodit Penal të personit të dënuar për krime parashikuar në germën “ç” të pikës 1 të nenit 2 të ligjit, rezulton qartë se kjo periudhë ndalimi ka përfunduar rreth 12 vjet më parë, në datën 14.09.1995, pra moment ky kur nuk ekzistonte as vetë ligji 138/2015 dhe kjo provon që z.Doshi që në momentin kur është zgjedhur për herë të parë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2005, ka plotësuar tërësisht kriteret për tu zgjedhur sipas ligjit nr.138/2015.

Referenca që bën Prokuroria e Përgjithshme në nenin 4, pika 9 të ligjit nr.138/2015, nuk ka asnjë lidhje me rastin konkret, pasi në rastin e z.Doshi kemi të bëjmë drejtpërdrejtë me institutin penal të rehabilitimit pasi dënimi është kryer, dhe asnjë nga institutet penale të parashikuara në nenin 4, pika 9 (ulja e masës së dënimit, amnistia, depenalizimi, falja, pezullimi i dënimit, lirimi i parakohshëm me kusht, apo cdo shkurtim i dënimit) nuk janë aplikuar apo nuk kanë ndikuar në dënimin e kryer dhe nuk kanë ndonjë ndikim në shkurtimin e periudhës së ndalimeve të parashikuar nga ligji nr.138/2015. Pra, rastin e zotit Tom Doshi nuk ekzistojnë rrethana për ndalimin e kandidimit, zgjedhjes apo ushtrimit të një funksioni të zgjedhur ose të emëruar, dhe vendimi i Prokurorise se Pergjithshme eshte minimumi abuziv, sikunder eshte abuziv dhe percjellja e tij per mediat!
Me respekt, Av.Vladimir Meci
Avokat i Deputetit Tom Doshi/CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Publikuar

-

Nga

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Parlamenti i Malit të Zi, të enjten mbrëma shkarkoi ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, për shkak të qëndrimit të tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë.

Shkarkimi i tij u bë me propozimin e kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiç. Për shkarkimin e tij votuan 43 nga 81 deputetet e parlamentit malazez, ndërsa 27 ishin kundër. Propozimi u mbështet edhe nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit Milo Gjukanoviç, që është në opozitë.

Kryeministri Zdravko Krivokapiç, propozoi shkarkimin e ministrit Leposaviç, pasi që në një seancë parlamentare më 26 mars të këtij viti, ai tha se është i gatshëm të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid “kur një gjë e tillë të vërtetohet përtej çdo dyshimi”.

Deklarata e tij shkaktoi reagime të ashpra në opinionin vendas e ndërkombëtar. Kritikët thanë se ministri Leposaviç sfidoi edhe legjitimitetin e Gjykatës së Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi, që ka konstatuar se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.

Kryeministri Krivokapiç tha se Vladimir Leposaviç, si ministër ka qenë i detyruar që t’i përgjigjej pyetjes parlamentare rreth Srebrenicës në frymën e politikës së qeverisë, e jo në frymën e debatit akademik.

LEXO EDHE:  Çfarë ndodh nëse Trump nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve?/ Avokati zbërthen skenarin

LEXO EDHE:  Çfarë ndodh nëse Trump nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve?/ Avokati zbërthen skenarin

“I kam kërkuar dorëheqjen sepse është më mirë që me një akt personal, të tregojmë përgjegjësi”, tha kryeministri Krivokapiç.

Megjithatë, ministri Leposaviç nuk pranoi të ofrojë dorëheqje, pasi u mbështet edhe nga një shumicë e deputetëve proserb pjesë e partive në pushtet. Partia pro-ruse në Mal të Zi, Fronti Demokratik, e mbështeti ministrin duke vlerësuar se “Leposaviç nuk tha asgjë që nuk është pozicioni i çdo serbi në Mal të Zi”.

Pjesëtarët e kësaj partie paralajmëruan se shkarkimi i tij mund të çojë në rënien e qeverisë malazeze ditëve në vijim.

Parlamenti malazez po ashtu miratoi një rezolutë me të cilën ndalohet mohimi i gjenocidit ne Srebrenicë. Në mbështetje të rezolutës votuan 55 deputetë, 19 ishin kundër dhe 7 veta abstenuan.

Në korrik të vitit 1995, forcat e serbëve të Bosnjës pushtuan Srebrenicën, një qytetit që ishte shpallur zonë e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Më shumë se 8 mijë burra e djem boshnjakë u ekzekutuan dhe trupat e tyre u hodhën në varreza masive në zonë. Ajo ishte ngjarja më e rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore dhe u shpall si gjenocid nga gjykatat e Kombeve të Bashkuara./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Goditet nga rrufeja/ Humb jetën 51-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Goditet nga rrufeja/ Humb jetën 51-vjeçari

Një 51-vjeçar  ka humbur jetën pasditen e sotme në Kosovë, pasi që është goditur nga rrufeja.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar, Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovë për Rajonin e Pejës.

“Sot, rreth 19:25 një person është sjellë në Spitalin Rajonal në Pejë, i cili sipas ekipit mjekësor, është goditur nga rrufeja dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, tha Rugova./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Publikuar

-

Nga

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Analisti Shpëtim Nazarko, ka analizuar mbrëmjen e sotme humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Tkurrjen e mbështetjes për PD-në, ai e lidh me aleancat që Lulzim Basha ka lidhur gjatë kohës që ka qëndruar në opozitë.

Nazarko tha në emisionin “Real Story” se kreu i PD-së ka humbur shumë vota për shkak të aleancës së tij LSI-në.

Unë mendoj që Basha do të fitonte normalisht, sepse ka disa pika që gjykoj si një njeri që spostohem prapa në histori. Një nga gabimet e mëdha është që ai ka thënë njeri Berishës, kur bëri aleancë me Metën, deri kur do të bëhej ajo? Ja pse unë do e zgjidhja prapë Bashën në krye të PD. Unë pëlqej që ngjarjet t’i gjykoj si një njeri që rri 10 vite prapa.

LEXO EDHE:  Vrasja e Ravik Gurrës/ Gazetarja Hoxha: Është bërë për një mesazh

LEXO EDHE:  Dekriminalizimi "pret kokën" e Tom Doshit?!/Reagon ashpër aleati i Ramës

Nga 2009 deri në vitin 2021 PD ka humbur dhe unë mendoj që Basha tani, ka humbur për shkak ë aleancës me LSI-në, sepse janë 160 mijë vota. Këto vota Basha thotë që më është dashur shumë t’i nxjerr nga qypi. Basha ka pasur dy probleme të mëdha.

Ka teori konspirative që është bërë bashkë me Ramën për të hequr qafe Metën. Madje dhe presidenti tha që më nxorën në pritë. Kjo është tipike e dinakëve, dembelë. Unë s’i jap meritë Bashës. Basha që kur e ka marrë në 2013-ën duhej të merrej me këtë histori”, tha Nazarko./ CNA.al

LEXO TE PLOTE