LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Lame i tregon pallën Edi Ramës!

20 Maj 2017, 09:55, Aktualitet CNA

Drejtori ende në detyrë i ALUIZNI-t, Artan Lame, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, pas marrëveshjes që ai arriti dy ditë më parë me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Artan Lame është njëri prej drejtorëve që do të lërë detyrën pas kësaj marrëveshjeje. Në reagimi e tij në rrjetet sociale, Lame i tregon kryeministri Rama dhe kryedemokratit Basha historinë e Sulltan Mehmetin me Skënderbeut dhe pallën e madhe larë me flori të këtij të fundit.

Sulltani kërkoi pallën e Skënderbeut, ndërsa ky i fundit ia dërgoi duke i thënë: Nuk është palla, por krahu që e mban, ai që ka bërë kërdi mbi kokat tuaja.

Ja reagimi i plotë:

NUK ËSHTE PALLA, OR BIR!
Në këtë klimë mosbesimi të ndërsjellë, kryetari Basha i opozitës, me të drejtë të vet kërkoi që ta merrte ndën kontroll Aluizni-n, se mos e ndihmon të fitojë vota. Nga an? e tija Kryeministri Rama pa u menduar dy herë ja dha këtë kontroll. E kjo punë, më sjell ndër mënd një histori prej qëmoti.
Barleti mes të tjerash shkruan për një ndodhí që s?di sa është e vërtetë, por edhe pa gjë zor të jetë. Sulltan Mehmetit, pasi u mund e u mund nga Skënderbeu ynë, i shkon një llaf që ish hapur, sipas të cilit Gjergji paskësh një pallë të madhe larë me flori, e cila bënkësh kërdi mbi kokat e turqve.
Atëhere Sulltani çon një dërgatë që ja kërkon pallën Gjergjit me çdo çmim. Gjergji nuk ua bën dy fjalën dhe e dorëzon pallën në dorë të dërgatës, por duke ju thënë: ?I thoni zotit tuaj që nuk është palla, por krahu që e mban, ai që ka bërë kërdi mbi kokat tuaja?.
Edhe në këtë punën tonë, nuk ishte palla, ligje a përdorim fushate, që na bëri që të fitojmë zemrat e mbi 100.000 familjeve që përfunduan procesin çerek-shekullor të legalizimit të pronës së tyre. Ishte krahu, puna e përkushtimi i qindra djemve e vajzave që shkuan shtëpi më shtëpi cep më cep të Republikës, që na i dha këtë rezultat.
Do të rrojmë e do të shikojme që, edhe ne keto zgjedhje, kështu do jetë./CityNews

Lajmet e fundit nga