Connect with Us

Surprizë-Zbulohet lidhja e Danjelit me Donën/Do shkatërohen çiftet e Big Brother?

Aktualitet

Surprizë-Zbulohet lidhja e Danjelit me Donën/Do shkatërohen çiftet e Big Brother?

Publikuar

-

Kjo na ka shpëtuar të gjithëve…
Kur ndodheshin të ulur jashtë bashkë me banorët e tjerë, Musa thotë se ka vënë re një detaj.

Ai i thotë Donës se kur po fliste në tavolinë jashtë, ajo nuk e dëgjoi fare dhe ishte e fiksuar duke parë Danjelin që ndodhej po aty.

Dona e kundërshton.

“E kisha përballë dhe ti nuk po më flisje mua, ti po flisje me Marjusin”, ja kthen Dona.

LEXO EDHE:  Horoskopi për ditën e sotme/ Të papriturat që kanë rezervuar yjet për ju

Kjo përgjigjje nuk bind Musën.

“Ok, në rregull. Nuk ka rëndësi! Rëndësi ka që ti ke sy dhe mund të shohësh kë të duash”, ja kthen Musa me ironi./BB

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ky njeri ka para droge e blen vota”/ Duka akuza Ramës

Publikuar

-

Nga

Agron Duka i penduar/ Futja në listat e PD-së na ka penalizuar

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka folur për akuzën e presidentit Ilir Meta ndaj kryeministrit Edi Rama se ka përdorur E-Albania për fushatë.

Sipas Dukës, marrja e të dhënave është skandaloze dhe rikthesoi se vendi ka probleme shumë më të mëdha.

Ai u shpreh se ende në ditët e sotme ka persona të cilat nuk janë vendosur para drejtësisë dhe vazhdojnë të blejnë vota në qarkun e Durrësit.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet vendore/ Surpriza e Agron Dukës për Bashkinë e Durrësit

LEXO EDHE:  "Një natë me surpriza të mëdha"/ Zbulohet lista e artistëve që do të performojnë në natën e parë të “Sunny Hill Festival”

Ky njeri ka para droge e blen vota. Si ka mundësi që këta njerëz nuk vendosen para drejtësisë. Janë dy persona që vazhdojnë të blejnë vota. Së shpejti PD do të dalë me emra. Në atë zonë vijon e njëjta histori, por ka një frymë ankthi sepse në qarkun e Durrësin nuk po e gjejnë veten siç në 2017”, tha Duka./ CNA.al 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kreshnik Spahiu: Asnjë president në botë s’bën fushatë për partinë e gruas

Publikuar

-

Nga

Kreshnik Spahiu: Asnjë president në botë s’bën fushatë për partinë e gruas

Ish kreu i Alenancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, duke komentuar ‘braktisjen’ e Presidencës nga Ilir Meta dhe daljen për fushatë elektorale, tha se ky i fundit nuk ka dalë në mbrojtje të Kushtetutës si pretendon, por partisë së bashkëshortes së tij.

I ftuar në “Open” ai tha se një president nuk mund të dalë 24 herë në ditë, por vetëm një herë në vit ose në situata të jashtëzakonshme.

“Kam kontrolluar të gjitha dokumentet, edhe në vendin më të humbur që kryetari i shtetit të dalë në fushatë jo në mbrojtje të kushtetutës por në mbrojtje të gruas së vet. Shqipëria ka zgjedhur sistemin parlamentar, si sistemi gjerman,  italian që presidenti del një herë në vit për vit të ri ose për situata të jashtëzakonshme, jo 24 herë në ditë.

Kushtetuta përcakton jo vetëm kompetencat por edhe mënyrën e veprimit, ai mund të komunikojë përmes dekreteve ose përmes mesazheve me kuvendin. Nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera”, tha Spahiu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha tregon vendin/ Ja ku do të arratiset Rama më 26 prill

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa po fliste për zgjedhjet e 25 prillit dhe po hidhte akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Berisha tha në Vizion Plus se Rama do të arratiset nga Shqipëria më 26 prill dhe sipas tij, do të shkojë në Beograd për azil politik.

Nga ana tjetër, ai pretendon se Turqia nuk do t’ja pranojë azilin politik kreut të qeverisë për shkak se nuk do të acarojë marrëdhëniet me Shqipërinë.

Rama më 26 prill do t’ja mbathë për një kohë të gjatë në Beograd dhe pastaj do të përpiqet të marrë partinë, nëse nuk ja marrin këta të tjerët. Edi Rama ka probleme madhore karakteriale. Edi Rama në këtë fushatë paraqitet si një njeri që nuk ka të shkuar sepse nuk ka realizuar asgjë në tetë vite, një njeri që nuk ka të sotme se nuk ka një program, një njeri që nuk ka të ardhme se programi është ai që garanton zbatimin. Zoti Rama, për mua, është në prag të përfundimit të karrierës së tij politike dhe më së shumti, do të bëjë një arrati në Beograd për azil politik.

LEXO EDHE:  Zihen keq vajzat në Big Brother/Më ke frikë, përballemi kur të duash

LEXO EDHE:  Çështja “Babale”/ Salianji flet për surpriza

Në Beograd sepse Turqia nuk do të marrë përsipër të acarojë marrëdhëniet me Shqipërinë, duke i dhënë azil politik atij. Aktet e fundit po të marrim, meritojnë secila dosje 30-40 vjet dënim. Si mund të nxirren të dhënat e shqiptarëve në kasafortat e mafiozëve të PS? Si mund të gjobitet vendi yt për Becchetin? Nuk ka drejtësi që mund të mbrojë Edi Ramën për këto krime. Nuk janë të gjithë si ata që ka emëruar Edi Rama. Nuk ka drejtësi që mbron njeriun kur nxjerr të dhënat private të shqiptarëve. SPAK është në krye. Kryetari i SPAK ishte brenda listave të tyre. Edi Rama për të zezat e tij mund të krahasohet ose vjen pas Enver Hoxhës”, theksoi ish-kryeministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE