Connect with us

Aktualitet

Problemi ynë është kriza e demokracisë, jo hacker-ët

Publikuar

-

Vala e fundit e sulmeve kibernetike (e quajtur ëannaCry, nga emri i softuerit të përdorur) që goditi spitale, hekurudha dhe rrjetet shumëkombëshe nëpër botë – me kërkesën për shpërblim dhe kërcënimin për t’i bërë të gjitha dosjet në kompjuter të pa-hapshme – nuk mund të konsiderohet vetëm si zotësi e një grupi kriminelësh, që papritmas janë bërë hacker-a.

Këta njerëz kanë përfituar nga mjetet dhe pikat e dobëta, të zhvilluara fillimisht nga agjencitë e inteligjencës amerikane, për sulmet dhe aksionet e tyre të spiunazhit, dhe ne nuk mund të injorojmë më faktin, se natyra gjithnjë e më neo-feudale e sigurisë informatike (ku një grup kriminelësh të kërkon para, duke kërcënuar se do të bëjë që të zhdukesh) rrjedh nga kriza e idealeve të kapitalizmit demokratik, shtypur prej peshës së mbikëqyrjes së përhershme. Legjitimiteti politik i kapitalizmit demokratik, ai model i çuditshëm që na shpuri deri në “fundin e historisë” dhe që sot paraqitet si mburojë vetëm kundër ekstremizmit të djathtë, është i bazuar në një ndarje të qartë të përgjegjësive, midis qeverisë dhe kompanive të mëdha. Qeveria bën kontrollorin e kompanive, për të mbrojtur konsumatorët nga efektet herë pas here të dëmshme të një aktiviteti sipërmarrës, që përndryshe konsiderohet dobiprurës.

Sistemi ynë konsiderohet demokratik sepse popujt i zgjedhin qeveritë e tyre dhe gjithmonë mund t’i rrëzojnë ato, dhe është gjithashtu edhe kapitalist, për shkak se kompanitë janë të detyruara nga ligjet e konkurrencës, të cilat shpërblejnë efiçencën, inovacionin dhe rritjen e vazhdueshme. Kjo logjikë shkatërron gjithçka që është e palëvizshme dhe e përhershme dhe mund të prodhojë efekte të padëshirueshme, nga të cilat qeveritë tona duhet të na mbrojnë. Konsensusi social i qendrës së majtë dhe qendrës së djathtë, bazohet pikërisht mbi këto kushte.

Çështjet e lidhura me luftën dhe sigurinë (dhe imperativat ekzistenciale që u imponohen pjesës më të madhe të shoqërive demokratike) kanë krijuar gjithmonë probleme të pazgjidhshme për sistemin tonë, siç kuptohet nga alarmet periodike për bashkëpunim ndërmjet ushtrisë dhe kompanive, të nisura nga shumë politikanë që janë pranë daljes në pension.

Demokracia pezullohet, në momentin kur qeveritë kontrollojnë fluksin e informacionit, bëjnë sekrete komunikimet e brendshme dhe zgjerojnë pa limite aktivitetet e tyre të mbikqyrjes. Njerëzit që i kundërvihen kësaj strukture pushteti, vënë në shënjestër aktivitetet anti-demokratike, dhe pa kontrollet e të ashtuquajturit “shteti i thellë”, ai sistem në të cilin funksionarët publikë veprojnë prapa kuintave, për të influencuar jetën publike, pa kurfarë respekti për klasën politike të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Qëllimi i aktivistëve që luftojnë këtë prirje, të angazhuar në mënyrë të veçantë në fushatat për mbrojtjen e privatësisë, është të dobësojnë shtetin e thellë, përmes reformave dhe ligjeve në favor të transparencës më të madhe. Problemi i vërtetë, sipas këtyre aktivistëve, është i lidhur me keqfunksionimin e demokracisë, dhe mund të injorojmë lehtësisht pjesën “kapitaliste” të kapitalizmit demokratik: ne kemi nevojë për mjete më të mira ligjore, për të kufizuar pushtetin e agjencive të inteligjencës.

Për fat të keq, megjithatë, bota e 2017-ës nuk mund të futet me forcë në këtë skemë. Merrni për shembull sigurinë e informacionit. Disa “shtete të papërgjegjshme” kryejnë sulme kundër serverave të armiqve të tyre në Evropën Perëndimore dhe Amerikën e Veriut. Në të njëjtën kohë, grupe hacker-ësh jo të lidhura me qeveritë, godasin të njëjtat objektiva, për arsye nacionaliste apo ekonomike.

Asnjë nga këto nuk mund të ndryshojë me të vërtetë mitin mbi të cilin ngrihet kapitalizmi demokratik: qeveritë kanë detyrën që të kufizojnë aktivitetet e dëmshme të kompanive dhe ky rrezik bën thirrje për më shumë ndërhyrje të shtetit.

Çfarë e vë në vështirësi këtë mit, është rritja e vetëdijes, e nxitur së fundmi nga zbulimet e Uikiliks mbi mjetet e spiunazhit të CIA-s, se pikat e dobëta të rrjeteve tona të komunikimit janë të krijuara nga vetë qeveritë, duke parë që agjencitë e inteligjencës fusin hundët në televizorët tanë smart, dhe vjedhin materiale në brendësi të sistemeve tona operative. Për disa, ata që shkelin privatësinë tonë kanë qëllime fisnike, si identifikimi i terroristëve, gjurmimi i kriminelëve të kërkuar, planifikimi i sulmeve dhe komploteve kundër qyteteve tona. Por, pavarësisht nga qëllimet, ne nuk duhet të harrojmë efektet e mëdha politike, të prodhuara nga ky lloj aktiviteti.

Zgjerimi dhe ruajtja e kapaciteteve mbikqyrëse të qeverive demokratike, është i bazuar në një pasiguri strukturore të përhershme të rrjeteve tona të komunikimit. Kjo pasiguri, megjithatë, është shfrytëzuar edhe nga të tjerët, siç janë shtetet e papërgjegjshme dhe hacker-at.

Kur pasiguria është strukturore, përgjigja e drejtë nuk është më shumë kontrolle, por më shumë garanci. Kjo shpjegon pse kompanitë e sigurimit informatike fitojnë gjithnjë e më shumë. Sot edhe sektorë të tillë si prodhimi (gjithnjë e më të ndërlidhur) kanë nevojë për t’u mbrojtur nga pasojat e sulmeve kibernetike.

Në thelb ai i sigurimeve informatike (si çdo formë tjetër e sigurimit) është një zonë e populluar nga njerëz me të ardhura të larta, që pretendojnë një pagesë të rregullt nga klientë, të cilët kanë nevojë për shërbimet e tyre. Risia është se risku i krijuar nga kjo klasë e re ekziston mbi të gjitha për shkak të qeverisë. Në këtë pikë, logjika e kapitalizmit demokratik nuk është më e vlefshme: qeveritë jo vetëm që nuk ndalojnë aktivitetet e dëmshme të kompanive, por janë të parat që i kryejnë ato. Ato që zbusin pasojat e këtyre veprimeve janë po të njëjtat kompani, me aktivitete të cilat nga ana tjetër, janë pak a shumë të dëmshme.

Efekti i dytë politik i këtij aparati mbikëqyrjeje gjithnjë në zgjerim të vazhdueshëm, është disavantazhin që krijon për bizneset e vogla dhe pa qëllime fitimprurëse, për të mos përmendur individët.

E mbani mend vizionin e vjetër utopik të një bote dixhitale, ku të gjithë do të menaxhonin serverat e veta të e-mailit, dhe me kalimin e kohës do të mësonin të menaxhonin versionin e trye të shtëpisë së ndërlidhur? Sot pretendojmë autonomi më të madhe për rrezikun tonë: duke pasur parasysh nivelin e kompleksitetit të sulmeve kibernetike – që kanë për qëllim të vjedhin të dhënat dhe përmbytin faqet e internetit të vëna në shënjestër me trafik të rremë – është e qartë se të vetmet që janë të afta për të mbrojtur përdoruesit e zakonshëm, qoftë individë apo kompani, janë bërë kompanitë e mëdha të teknologjisë si Google, Apple dhe Microsoft.

Kjo gjithashtu shkel premisat themelore të kapitalizmit demokratik: qytetarët inkurajohen të kërkojnë mbrojtje tek kompanitë e mëdha, jo qeveritare, të cilat në të shumtën e rasteve, përbëjnë edhe arsyen përse kjo mbrojtje është e nevojshme. Dhe kur për t’u përballur me sulmet kibernetike dhe spam-et nevojiten forma të përparuara të inteligjencës artificiale, hapësira për kompanitë më të vogla zvogëlohet. I gjithë tregu mbetet në duart e pak kompanive shumëkombëshe, të cilat shfrytëzojnë pasigurinë strukturore të krijuar nga qeveritë, për të forcuar edhe më shumë monopolin e tyre.

Kapitalizmi demokratik është bërë tashmë një kapitalizëm i monopolit demokratik, sidomos në versionin e tij digjital. Ideja se ligjet e konkurrencës kapitaliste mund të ushtrojnë presion mbi gjigandët e teknologjisë është mjaft e çuditshme. Nuk ekziston një garazh mjaftueshëm i madh sa për të mbajtur një kompani të krijuar rishtaz, në gjendje që të konkurrojë me Google, e cila mund të mbështetet në një sasi të madhe të të dhënave personale dhe mjeteve të inteligjencës artificiale.

Efekti i tretë i këtij kompromisi të ri post-demokratik është që, duke e paraqitur pasigurinë kompjuterike si një fenomen natyror dhe jo si një problem të krijuar nga njerëzit, diskreditohet roli i ligjit (dhe politika në përgjithësi) në zbutjen e konflikteve mes qytetarëve dhe kompanive të mëdha. Mendoni se si i përballojmë llojet e tjera të fatkeqësive. Do të ishte gabim, për shembull, t’i besonim vetëm ligjit dhe politikës, për të na mbrojtur nga përmbytjet dhe tërmetet. Në këto raste të sigurohesh nuk është një ide e keqe, por kjo nuk na pengon që të kërkojmë standarde më të larta të ndërtimeve.

Bota e sigurisë kompjuterike nuk ndjek këtë logjikë. Paramendoni nëse qeveria do të dërgonte rregullisht një grup sabotuesish të trajnuar dhe paguar mirë për të dobësuar mbrojtëset ndaj përmbytjeve dhe tërmeteve, duke na detyruar të shkonim tek sektori privat për sigurinë, në formën e instrumentave për mbrojtjen apo sigurimet. Në këtë situatë jemi tani. Dallimi i vetëm është se fatkeqësitë informatike krijohen pothuaj gjithmonë nga njeriu, e si pasojë janë të shmangshme.

Me fjalë, qeveritë mund të pranojnë se përballë këtyre rreziqeve, prioriteti ynë është forcimi i ligjeve mbi privatësinë, por ne të gjithë e dimë se do të përfundojmë duke dërguar më shumë sabotatorë (me mjete edhe më të fuqishme), për të dobësuar mbrojtjen tonë. Në këto kushte, kush vallë mund të ketë më besim tek ligji dhe tek politika, në vend se të pranojë mbrojtjen e ofruar nga tregu, sado defektoze dhe e kushtueshme të jetë ajo?

Për fat të keq, siguria informatike është vetëm nga rastet e shumta kur legjitimiteti i kapitalizmit demokratik (dhe partive socialdemokratike që e mbrojnë tradicionalisht) nuk është më e vlefshme, edhe pse fortesat e saj vazhdojnë të jenë të panjohura. Nuk është për t’u habitur, nëse partitë socialdemokrate tradicionale po bien, siç e treguan edhe një herë zgjedhjet në Francë dhe në Vendet e Ulëta. Vazhdojmë të predikojmë një sistem që predikon të mirën dhe gërvisht të keqen.

EVGENY MOROZOV është sociolog, ekspert i teknologjisë dhe komunikimit. Libri i tij i fundit është “Silicon Valley: Zotërinjtë e silicit”/ bota.al

Aktualitet

Analisti deklaratë të fortë për Arta Markun/ Artan Hoxha flet për prapaskenat e drejtësisë

Publikuar

-

By

Emisioni “Java” në RTSH ka parajamëruar mbrëmë ekspozimin e dy kallezimeve të reja penale të Kontrollit të Lartë të Shtetit, kallezime që “ngërthejnë histori të pazakonshme, madje të jashtëzakonshme të abuzimeve dhe shkeljeve korruptive të ligjit”, tha analisti Preç Zogaj.

Sipas Zogajt janë kallëzime që ose flenë, ose mbyllen nga organi i akuzës.

Zogaj tha se, për t’u dhënë kohën e nevojshme, ekspozimi i tyre do të bëhet në emisionin e ardhshëm. Por gazetari investigativ Artan Hoxha dhe analisti Lorenc Vangjeli nuk kanë pritur të hedhin dyshimet e tyre për drejtimin e Prokurorisë.

Artan Hoxha tha se Prokurori i Elbasanit, Ardian Nezha nuk ka dhënë dorëheqjen, ashtu siç thuhet.

Hoxha shpjegoi se bëhet fjalë për ato lloj dorëheqjesh që në fakt janë largime për shkak të çeshtjeve kriminale në Elbasan, ku ka përpjekje dhe presione për të mos u hetuar.

Lorenc Vangjeli e ngriti dozën duke thënë se nëse ngec në rutinën e paraardhësit, fuqia që i hapi derën do ti tregoje derën prokurores se re. Duke nënkuptuar SHBA.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Falimentimi i “Gulf”/ Administratori tregon se çfarë do të ndodhë me tollonat e shitur

Publikuar

-

By

Pas bllokimit të pikave të tregtimit të karburantit të “Gulf” mësohet se kjo situatë ka ardhur si pasojë e detyrimeve të pashlyera te Tatimet.

Njëri prej aksionerëve të “Gulf”, Apostol Doçi, i cili foli për “News 24”, është shprehur se borxhi i papaguar është 40 milionë lekë.

“Borxhet te Tatimet, principali janë 37 milionë lekë, 3 milionë lekë janë që merr sistemi interesa, është diku te 40 milionë lekë. Gjithë borxhi nuk është shifër alarmante se kjo është pagesa e një muaji te Tatimet, ma ha mendja që deri në fund të muajit likuidimi i parë që do të bëjmë, është borxhi te Tatimet. Likuidimi i dytë është sistemimi i tollonave te populli, tek institucionet shtetërore dhe furnitorët”, u shpreh Doçi.

Mbyllja e këtyre pikave ka shqetësuar qytetarët, të cilët, me tollona në duar, janë interesuar në këto karburante se çfarë do të ndodhë me tollonat e tyre. Aksioneri i kompanisë, Doçi, premton se situata do të ndryshojë shumë shpejt për qytetarët.

“Gjithë pikat e karburanteve ‘Gulf’, që janë diku te 52 pika, janë të bllokuara për momentin, nuk funksionojnë edhe zyrat qendrore nuk funksionojnë, sepse janë bërë disa denoncime nga qytetarët për tollonat që kanë dhënë lekët dhe nuk po marrin karburant. Iu premtoj qytetarëve që mos mërziten, sepse të gjithë qytetarët që kanë kartat dhe tollonat, “Gulf” do të fillojë të funksionojë”, u shpreh ai.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Gulf”, mashtrim 5 milionë eurosh/ Në kërkim menaxheri kryesor shqiptar, ja emri

Publikuar

-

By

Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet për menaxherët shqiptarë të kompanisë “Gulf”, duke shpallur në kërkim policor menaxherin kryesor, Albano Alikon.

Burime nga Prokuroria e Tiranës janë shprehur për Top Channel se objekt i hetimit nuk është mbyllja e pikave të tregtimit të karburantit, por skema mashtruese e shitjes së tollonave pak ditë para mbylljes së aktivitetit, skemë e cila dyshohet se është krijuar nga Aliko.

Prokuroria dyshon se menaxherët e “Gulf”-it, me vetëdije kanë shitur nëpërmjet tollonave shumë më tepër litra karburant nga sa ka patur në gjendje kompania. Ndonëse karburanti është shitur me vlerë të reduktuar brenda pak ditëve, dyshohet se nga kjo skemë janë mbledhur mbi 1,5 milionë euro.

“Gulf” ju blinte prej disa kohësh furnizuesve të mëdhenj naftë me 1500 lekë litrin dhe shiste tollonë me 1200 deri në 1300 lekë litrin. Kjo vuri në lëvizje furnizuesit, të cilët nisën të kërkonin llogari, ndërkohë që detyrimi që “Gulf” kishte krijuar vetëm ndaj dy kompanive të njohura është 900 mijë dhe 700 mijë, gjithsej 1.6 milionë euro në total. Ndërsa dëmi që i krijoi klientëve, të cilëve u kanë mbetur në dorë tollonë pa vlerë, është 1.5 milionë euro.-raporton TCH.

Mbi 2 milionë euro është detyrimi që kompania kishte ndaj pikave të shitjes së karburanteve që kishte marrë me qira, të cilat thuhet se prej 4 muajsh nuk paguheshin. Në total, dëmi shkon mbi 5 milionë euro, por këtu nuk llogariten detyrimet tatimore të cilat administrata fiskale nuk i ka bërë të ditura. Për këtë arsye, përveç shpalljes në kërkim policor të menaxherit kryesor të “Gulf”-it në vendin tonë, Albano Aliko, prokuroria i ka kërkuar Tatim-taksave si dhe bankave, që të bllokojnë çdo aset apo llogari që ka lidhje me kompaninë “Gulf”, në mënyrë që të përdoren për të minimizuar sadopak vlerën e dëmit financiar që ka shkaktuar.

“Gulf” e nisi aktivitetin e vet në Shqipëri në shator të vitit 2013 me krijimin e shoqërisë “Sun Petroleum”. 6 muaj më vonë, në shkurt të vitit 2014, shoqëria u ble nga kompania “offshore” “Universal Energy Group”, duke krijuar kështu një skemë zinxhir kompanish guaskë, përmes së cilës nuk mund të arrihet tek pronarët e vërtetë.

Ndërkohë, më 9 mars, administratori gjeorgjian i kompanisë Irakli Svanidze dha dorëheqjen për arsye që thuhen se janë personale.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

AKTUALITET

Aktualitet17:23 - 21 April, 2018

Analisti deklaratë të fortë për Arta Markun/ Artan Hoxha flet për prapaskenat e drejtësisë

Emisioni “Java” në RTSH ka parajamëruar mbrëmë ekspozimin e dy kallezimeve të reja penale të Kontrollit të Lartë të Shtetit,...

Life Style17:20 - 21 April, 2018

Fantazitë e turpshme seksuale të grave, nëse bëni këto gjëra ato do tërbohen për ju

Një sondazh i bërë kohët e fundit ka zbuluar fantazitë seksuale të grave. Një studim nga Simpatic.us zbuloi se shumica...

Politikë17:14 - 21 April, 2018

Reagimi i ashpër i kryetarit të partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, për raportin e DASH-it

Kryetari i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, duke iu referuar raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, deklaroi se ky është një...

Life Style17:10 - 21 April, 2018

As Mia Khalifa as Lisa Ann! Nuk do ta besoni kush është femra më e kërkuar në PORNHUB

Është gjithmonë në faqet e para të gazetave, por se dinim që është edhe në faqet porno. Nëse keni menduar...

Aktualitet17:09 - 21 April, 2018

Falimentimi i “Gulf”/ Administratori tregon se çfarë do të ndodhë me tollonat e shitur

Pas bllokimit të pikave të tregtimit të karburantit të “Gulf” mësohet se kjo situatë ka ardhur si pasojë e detyrimeve të...

Kuriozitete17:00 - 21 April, 2018

Rrezikoheni nga kanceri në fyt duke bërë seks oral? Shokon përgjigjia e mjekëve

Ekziston lidhja midis kancerit të fytit, përkatësisht regjionit oro-faringeal dhe seksit oral. E konsiderohet që infeksioni me virusin HPV nga...

Life Style16:55 - 21 April, 2018

Kush flet dy gjuhë mbrohet nga Alzheimer, profesoresha italiane flet për studimin

Studimi i gjuhëve të huaja është më të vërtetë një gjë shumë e mirë, që na lejon neve të hapim...

Life Style16:50 - 21 April, 2018

Femra, këto janë veprimet që nuk duhet të bëni kurrë në zonën intime

Çdo grua duhet të kujdeset për pjesën e saj intime, duke shmangur disa gabime thelbësore. Një zonë intime e shëndetshme...

Aktualitet16:49 - 21 April, 2018

“Gulf”, mashtrim 5 milionë eurosh/ Në kërkim menaxheri kryesor shqiptar, ja emri

Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet për menaxherët shqiptarë të kompanisë “Gulf”, duke shpallur në kërkim policor menaxherin kryesor,...

Kuriozitete16:45 - 21 April, 2018

Shëron veshkat, zemrën dhe përtërin organizmin: Përfshijeni thjerrëzën e kuqe në menynë tuaj!

Thjerrëza e kuqe është mirë të përdoret në menunë tuaj sepse jep energji jetësore trupit, mendjes dhe shpirtit, ka efekt...

Aktualitet16:37 - 21 April, 2018

Brukseli nuk ka vend për Pëllumb Xhufat…

Nga Sulejman GJANA *Para disa ditësh, Komuna e Skarbekut në Bruksel lajmëroi mbajtjen më 23 prill (të hënën), të një...

Life Style16:35 - 21 April, 2018

Si duhet ta hani hudhrën, nëse dëshironi veprim maksimal shërues

Të gjithë e dimë që është e shëndetshme të hani hudhër, ndërkaq tani e dimë edhe se si duhet ta...

Kryesore16:31 - 21 April, 2018

Majlinda Bregu flet pas Këshillit Kombëtar/ Basha lider i humbjeve

Ish-ministrja e Integrimit në kohën e PD, Majlinda Bregu e pyetur nga CNA.al (CityNewsAlbania) pas mbledhjes së djeshme të Këshillit...

Aktualitet16:25 - 21 April, 2018

Ishte në kërkim/ Arrestohet 27 vjeçari

Një person ka rënë në pranga, pasi ishte dënuar më herët për armëmbajtje pa leje. Policia ka njoftuar se Specialistët...

Life Style16:20 - 21 April, 2018

Platforma e dërgimit të e-maileve kopjon Snapchat, Risia e Gmail, mesazhet që vetëfshihen

Platforma e dërgimit të e-maileve kopjon Snapchat duke tentuar të fusë në lojë mesazhet. Sistemi më i përdorur i dërgimit...

Kronika16:18 - 21 April, 2018

Akademia e Sigurisë/ Trajnim rajonal për “Kriminalistikën e të Dhënave Live”

Si pjesë e një projekti të madh rajonal të OSCE-së për “Forcimin e Kapaciteteve të Profesionistëve të Drejtësisë Penale që...

Aktualitet16:14 - 21 April, 2018

Një pronar karburanti ndan drejtësi në Gjykatën e Lartë/ Pasuria “fundos” Shkëlzen Selimin?

Procesi i vettingut deri më tani ka “prerë” tre koka të njerëzve të drejtësisë. Fatos Lulo, nga Gjykata Kushtetuese, Besim...

Kryesore16:10 - 21 April, 2018

Saimir Tahiri, mesazh të tretë të koduar për Ramën?

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deklaroi dje në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arjan Çani se është në dijeni...

Life Style16:05 - 21 April, 2018

Shpërthen vullkani “i fjetur” prej 250 vjetësh

Në Japoni një vullkan “i fjetur” prej 250 vjetësh, shpërtheu për të ditën dytë, duke nxjerrë shtëllunga tymi e gurë....

Kuriozitete15:53 - 21 April, 2018

‘Goja macho,’ ndërhyrja estetike që bëjnë burrat për t’u dukur më burrërorë

Kush tha që fryrjet e buzëve janë vetëm për gratë? Askush në fakt, dhe prandaj burra në gjithë botën po...

Kryesore15:52 - 21 April, 2018

Si gënjeu dje Basha në Këshillin Kombëtar/ Ja fakti

Partia Demokratike pasditen e djeshme, pas katër vitesh, mblodhi Këshillin Kombëtar, ku u miratua statuti i ri. Mbledhja është shoqëruar...

Life Style15:40 - 21 April, 2018

Dieta më e shëndetshme është aq e lehtë, dhe mban emrin e ylberit

Ne duam të jemi në formë të mirë trupore, por para së gjithash duam të jemi të shëndetshëm. Studimet kanë...

Kryesore15:32 - 21 April, 2018

Lushnjarët akuzojnë Ramën për taksat/ Kryeministri vijon batutat: Ça të është ngritur ty?

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me banorë e biznesmenë në Lushnje. Takimi është shoqëruar me debate dhe...

Kuriozitete15:25 - 21 April, 2018

Mësoni pse nuk duhet ta mbani kuletën në xhepin e pasmë

Shumë njerëz që e vendosin kuletën në xhepin e pasmë të tyre e bëjnë me arsyen që të të ruhen...

Aktualitet15:23 - 21 April, 2018

“Çmendet” Garda e Republikës, do të blejë fuoristradë 365 milionë lekë

Luksi dhe siguria e zyrtarëve kushton qindra milionë lekë. Pasi rregulluan zyrat, blenë makina të shtrenjta, punësuan njerëzit e afërt...

Life Style15:10 - 21 April, 2018

Sa shpesh duhet të lahemi? Ja çfarë thonë ekspertët

Dushi i bërë çdo ditë mund të rrisë rrezikun e infeksionit tek njerëzit, paralajmërojnë ekspertët. Doza e tepërt mund të...

Kryesore Show Biz14:53 - 21 April, 2018

Vdiq papritur në moshën 28-vjeçare, çfarë e lidhte me shqiptarët Avicii-n (Foto)

Bota e muzikës është në zi, pas ndarjes nga jeta në mënyrë të parakohshme të producentit dhe DJ me famë...

Politikë14:52 - 21 April, 2018

Rama sulmon deputetin gjerman?/ Kundërpërgjigjet kryeministri  

Kryeministri Rama ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha, i cili tha se “Fushata kundër Kryetarit të...

Trending

LAJM I REKOMANDUAR:
Artistja me pamje nga deti, por të pasmet e saj…

Tallia Storm shkëlqeu gjatë kalimit në tapetin e kuq në Festivalin e Kanës dhe tashme princesha e popit ka vijuar të...

Close